Produktet shqiptare, Gjiknuri takon Unionin Kombëtar të Kooperativave Bujqësore të Greqisë

26 Prill 2022, 14:12Politika TEMA

Produktet shqiptare, Gjiknuri takon Unionin Kombëtar të Kooperativave
Fermerët shqiptarë dhe ata grekë do të krijojnë ura të reja bashkëpunimin jo vetëm për kultivimin e prodhimeve sipas standardeve europiane, por dhe për gjetjen e tregjeve të përbashkëta për shitjen e tyre. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri njëherësh dhe drejtues politik i qarkut bashkë me kryetarët e Bashkive të Qarkut Elbasan u takua me zv.presidentin e Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore të Greqisë, z. Janakaqis Kristos.

“Bashkë me kryetarët e Bashkive të Qarkut Elbasan zhvilluam një takim tepër të frytshëm me zv.presidentin e Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore të Greqisë, z. Janakaqis Kristos. Në fokus të takimit ishte krijimi i një bashkëpunimi të ngushtë dhe ofrimi i eksperiencës për fermerët shqiptarë për implementimin e modelit të Kooperativave Bujqësore të Greqisë në vendin tonë për kultivimin e prodhimeve me standarde europiane dhe krijimin e tregjeve të përbashkëta. Ramë dakord për ngritjen e një grupi që do marrë eksperiencat e nevojshme në Greqi për t'i implementuar më pas ato në vendin tonë”, shkruan Gjiknuri.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe statusi i punonjësve sezonal që punojnë në shtetin fqinj dhe mbështetja me programe në bujqësi. “Bashkëpunimi në këtë drejtim, përveçse i shërben fermerëve shqiptarë, i paraprin implementimit të programeve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Greqisë në të ardhmen e afërt kur edhe vendi ynë të jetë pjesë e familjes europiane”, nënvizon Gjiknuri në postimin e tij në rrjete sociale.

2 Komente

  1. K
    Komentator Politik

    Ekonomia Greke nga BB është në BB , por kjo nuk do të thotë që Athina të na kërkon falje për 12 milje në ujrat tona

    Përgjigjjuni
    1. s
      shtjefen palushi

      per cilen arsye te te kerkoje falje o loqe? ma shpjego.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje