Nga Nano te Rama, Pëllumbi, Dokle e Xhafaj, emrat e deputetëve të PS të propozuar në garën për postin e Presidentit të ri

26 Prill 2022, 10:47Politika TEMA

Nga Nano te Rama, Pëllumbi, Dokle e Xhafaj, emrat e deputetëve të

Maxhoranca socialiste ka vendosur që mos t’i bëjë publike emrat e propozuar nga Grupi Parlamentar për postin e kreut të ri të shtetit. Kjo, për faktin se është në negociata me opozitën, para së cilës ka marrë vendimin që të mos shkojë në tryezë me emra konkretë.

Por burime për gazetën “Panorama”, konfirmojnë se mes emrave janë: ai i Servet Pëllumbit, Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Mimi Kodhelit, Namik Dokles, Fatmir Xhafajt, Lindita Nikollës, Valentina Leskajt, Fatos Nanos, Ulsi Manjës, Vasilika Hysi, Luljeta Bozo, Anastas Angjeli, Arta Dade, Shkelqim Cani, Ylli Bufi, Musa Ulqini etj. Mësohet se janë 67 emra që janë dorëzuar dhe do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Edi Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri. Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t’u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentare dhe shoqërisë civile. Gjithashtu, burime brenda Grupit Parlamentar të PS-së bëjnë me dije se Presidenti i ri nuk do të jetë nga radhët e maxhorancës socialiste dhe se do të tentohet për një President konsensual që të marrë edhe dakordësinë e opozitës.

Kreu i maxhorancës, Edi Rama, i konsideroi dje “thashetheme” zërat që kanë qarkulluar në media se Vali Bizhga, shefja e Kabinetit të Kryeministrit, do të propozohet si kandidate për Presidente. Sipas Ramës, në procesin e zgjedhjes së Presidentit stimulohen një sërë thashethemesh dhe përmenden emrat e personave edhe pa dëshirën e tyre. Kryeministri Edi Rama, i pyetur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, deklaroi se emrat e përfolur në media për marrjen e këtij posti janë vetëm thashetheme.

“Nëse do bënim një javë kulturore për thashethemet, Shqipëria do të mbante flamurin e kryesuesit e aftësisë prodhuese. Do të doja që të mos e shfokusonim vëmendjen sot nga kjo nismë. Është një nismë e re dhe e veçantë, na duhet mbështetja e të gjithëve ju, në mënyrë që sa më shumë njerëz ta mësojnë ekzistencën e kësaj nisme, dhe më pas me gjasë të përzgjedhin të përfshihen si spektatorë në këto seri javësh që fillojnë sot dhe përfundojnë në fundvit. Kështu që nuk do të doja që të shfokusoheshim, e kam thënë që në fillim se procesi i zgjedhjes së Presidentit stimulon thashethemet dhe përfshihen gjithfarë emrash dhe njerëzish, në të shumtën e herës pa dëshirën e tyre. Përgjigjja ime është negative lidhur me pyetjen konkrete, pasi nuk ka një të vërtetë”, tha Rama.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka përmendur për herë të parë emrin e Vali Bizhgës si një kandidate potenciale për Presidente. Sipas tij, në procesin e socialistëve për propozimin e emrave për President, në zarfet e tyre qarkullon më së shumti emri i Vali Bizhgës.

PRESIDENTI I RI, EMRAT E PROPOZUAR NGA PS

Servet Pëllumbi
Fatos Nano
Mimi Kodheli
Namik Dokle
Valentina Leskaj
Gramoz Ruçi
Lindita Nikolla
Fatmir Xhafaj
Edi Rama
Arta Dade
Ulsi Manja
Vasilika Hysi
Luljeta Bozo
Anastas Angjeli
Shkëlqim Cani
Ylli Bufi
Musa Ulqini

15 Komente

  1. r
    redi 10

    E vetmja gje qe deshiroj eshte qe te mos behet gabim ne keto zgjedhje dhe keto emra te me larte permendur mendoj se jane kandidatura e duhur per ate post.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhoina

      Shyqyr qe do ike ai Iliriii se nuk po ben asgje vetem po ze karrigen kot dhe ka mbushur xhepat e vet me leket e popullit…turp ! Jam e sigurt qe do zgjidhni nje president te denje per Shqiperine!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flamur

        Te gjithe keto emra qe keni propozuar jane me mire sesa ky qe kishim dhe kane per te bere me te miren per ta perfaqesuar vendin tone denjesisht

        Përgjigjjuni
        1. G
          Genti

          Me duken emra dinjitoz per tu vendosur ne krye te presidences, te iki sa me pare Meta se ka zen karrigen kot dhe ska qene asnjeher prane popullit

          Përgjigjjuni
          1. P
            Paola

            E rendesishme esht qe nje president si Meta nuk do te vendoset me ne pushtet.Cilido qe do te zgjidhet do te jete nje zgjedhje dinjitoze

            Përgjigjjuni
            1. M
              Ministria e KomshiKulturës

              Ta gëzoni president Anri Salen. Ai do e kurojë Delestanin si një future expo- artshow. Do gëlojnë kërpudhat halucinante, pishinat me ngarkesë elektrike, dhe do ndalohet gjumi perfundimisht. Askush nuk do flejë më. Vetëm kështu Edvin Llapa mbretëron rehat rehat plot haluci-makthe

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kledi

                Mendoj se keto emra q jane perzgjedhur jane zgjedhja e duhur

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Leda

                  Kushdo qe te vije eshte me mire se ky leshkoja qe eshte.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arkid Likollari

                    Burimet e panorames sdihet a jan te sakta. Gjithsesi shpresoj qe presidenti te zgjidhet pa ndonje incident nga opozita

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jorgo

                      Vetem nji si ai horri Ilir Meta mos vij me

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Genti

                        Te gjith keto jane me te mire se Ilir Meta

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          ali

                          E vetmja gje e dobishme qe mund te behet eshte qe asnjeri nga keto nuk e meriton postin e presidentit, per shkakun e vetem se mund te jene me qindra intelektuale te pa angazhuar ne politike. Edhe per shkakun se kane qene dhe jane njerez te nivelit te ulet intelektual. SKesaj liste mund ti shtohen edhe persona si Mesila Doda, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Flamur Noken, Tomorr Alizoti, Lul Basha, Grida Duma, Edmond Spaho dhe i madherishmi kriminel Sali Berisha.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Albozi

                            po te jete per ata te pd prap saliun japin se vetem ate e shofin si te zgjuarin e dheut

                            Përgjigjjuni
                          2. R
                            Roberto

                            Duke u bazuar ne listen e me siperme sioas mendimit tim vetem dy jane emrat me te pershtatshem per President te Republikes. I pari eshte ish Kryeministri dhe ish Kryetari i Partise Socialiste Fatos Nano dhe tjetri Profesori i nderuar Servet Pellumbi. Te tjeret le te shkojne te ngrohen ne diell.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Komentator Politik

                              Njëri nga këta pranohet nga ambasada américain në Tiranë.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje