Spiropali: Yuri Kim, ambasadore e shkëlqyer, ka mbrojtur interesat e Shqipërisë! Peticioni, qesharak

26 Prill 2022, 09:37Politika TEMA

Spiropali: Yuri Kim, ambasadore e shkëlqyer, ka mbrojtur interesat e

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali tha se ambasadorja amerikane Yuri Kim është një "ambasadore e shkëlqyer" që ka mbrojtur interesat e SHBA-ve dhe gjithashtu të Shqipërisë.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Spiropali ndër të tjera tha se peticioni kundër ambasadores amerikane është "qesharak". 

"Ambasadore e shkëlqyer e SHBA-ve, që përfaqëson interesat e vendit të saj, por edhe interesat e Shqipërisë, që nuk i shohim të ndara nga ato të SHBA-ve. Sa herë shqiptarët kanë qenë të lirë, liria e tyre i ka çuar drejt SHBA-ve.

Peticioni nuk është ngjarje, por pasojë qesharake e një lufte të kotë. Është dëshpëruese se sa e kotë është kjo. Sa e trishtueshme është në dëshpërimin e vet. Nuk mund të luftosh me mullinjtë e erës dhe për interesat e një njeriu ta bësh politikën e një vendi kaq qesharake. Këto janë ato fletrrufetë që niseshin nga Çerma...", deklaroi Spiropali. 

3 Komente

  1. K
    Komentator Politik

    Detyra Ambasadorit është ndërmjetsimi takimeve të krerëve të tyre me vëndin ku shërben.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arber iliri

      Yuri Kim është Ambasadorja më e mirë amerikane në vendin tonë,profesionale ,e saktë dhe me një mënçuri të rrallë,është fat i joni qe kemi një ambasadore të tillë të atashuar në Shqipëri në këto kohë të vështira.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni USA

        Bravo shoqka SpiroPalla shum mire e ke formuluar : nje Ambasadore e shkelqyer qe i ka sherbyer me devotshmeri iteresave Amerkiane te Soros dhe Rilindasve te PS ne Shqiperi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje