
Zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës, ishte një nga temat që u diskutua në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi.
I ftuar për të folur për këtë çështje ishte kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.
I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se si u ndie pasi emri i tij si kandidat për president u propozua nga kreu i PAA, Agron Duka, Shehi tha se sa herë ka zgjedhje për president emri i tij lakohet, por nuk do të jetë ai.
Sipas tij Presidenti i Republikës do të jetë një person politik i zgjedhur nga e majta.
Xhokaxhi: Zoti Shehi si u ndiet kur Agron Duka propozoi emrin tuaj për President të Republikës?
Shehi: Emrin tim e kanë thënë përherë.
Xhokaxhi: Si ka mundësi që sa herë ka zgjedhje për president, lakohet emri juaj?
Shehi: Unë jam një personazh komod, këtyre që kanë pushtetin nuk ju vjen mirë. Unë e falënderoj zotin Duka, por zgjedhja e presidentit është një proces politik. Që nga viti 2008-të Presidenti i Shqipërisë është një njeri partie, deri dje ishin dy të PD-së, ndërsa herën e fundit ishte i PS-së dhe LSI-së. Unë them që kjo që ndodhi në 2008-n e zhveshi presidentit.
Xhokaxhi: Por nuk është zgjedhje e parëndësishme?
Shehi: Kjo është një gjë në dorë të Ramës. Ai njeriun e vet do vejë, por ta marrë seriozisht mos e bëj një lloj tallavaje, pasi do zhvlerësojë personazhin që do vëjë në krye.
Xhokaxhi: Duhen negociatat me opozitën?
Shehi: Edhe opozita duhet të tregojë seriozitetin e vet, duhet të kishte nxjerrë disa personazhe për të thënë se edhe ne i kemi ca burra, edhe pse do e zgjedhë Rama. Por edhe për tu thënë ndërkombëtarëve që ne po fillojmë një linjë institucionale. Por shumë gjëra varen nga PS, sepse nëse ata do e degjenerojnë procesin, opozita nuk duhet të merret fare.
Prite zot rrezikun, të vihet Dash Shehi - presilesh, është njësoj si me nderru vend rakija e Skraparit me Baftjarin me rakinë e Lundrës me zotninë në fjalë…
Nuk ka mbet idiot pa u lakuar si kandidat per president. Ky palla ben vetem per president te klubit: 2 dopio raki
Dashi i paska disa burra, sepse ai vete eshte "burre burrrash" dhe na paska harruar se jane edhe gra qe qendrojne shume me larte se burrat e Dashit.
Mendoni Pak si mund te jete presidenca me nje president si Shehi?Mejhane,pkobca e raki Ndroqi.
Akoma nga Dash Shehi merrni men.Klase politike ne nivel katastrofik,ka Shqipnia.Njeri me idiot se tjetri,dhe te gjithe ne gare kush te behet president,deputet, etj.
ky mbeturine toksike e hordhive islame ne shqiperi ,duhet huidh diku ne mes te detit te shkoj perseri anen nga ka ardhe ne kte toke