Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi vizitë në Tiranë, zbulohet data

25 Prill 2022, 14:51Politika TEMA

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi vizitë në

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vizitojë edhe Shqipërinë më 28 prill. Vizita zyrtare e Varhelyi në Shqipëri vjen në kuadër të turit të takimeve në Ballkan.

Takimet do të nisin më 25 prill ndërsa do të përfundojnë më datë 28, si duket në Tiranë. Përveç Tiranës, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin do vizitojë Zagrebin, Shkupin dhe Sofjen, ku edhe do flitet lidhur me samitin BE-Ballkan në Sofje.

Më 25 shkurt Varhelyi njoftoi zbatimin e paketës së parë të Planit Ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Ne po lançojmë sot paketën e parë thelbësore sipas planit ambicioz ekonomik dhe investues të BE-së prej 30 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor”, tha Varhelyi në median sociale Twitter.

Ndër të tjera ai shtoi se janë 21 projekte të lidhjes së transportit, digjitalit, klimës + energjisë, me vlerë 3.2 miliardë euro, me 1.1 miliardë euro grante të BE-së.

3 Komente

  1. I
    Ishi i ZaKaroves

    Poooo! Si jo! 29.9999 miliarde per Serbine dhe qindarkat per te tjeret NUK E DUAM SHQIPERINE SI GJITHE EVROPA!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salia Burisha

      Komisioneri per zgjerim kur nderkohe zgjerim ska. VK, ska kuptim. Ajo shume eshte e vertete por qe pak jane per shqiperine dhe ato pak shperndahen per organizata, biznese dhe zyrtare qe jane ne BE. Ajo cfare shkon vertet per ekonomine shqipetare jane parate qe shpenzohen per konferencat dhe shpenzimet personale per dreka dhe udhetimeve te tyre ne shqiperi.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zgjerimi i pafytyresise se Hipokriteve te Brukseli

        Duam te jemi vend Neutral si Zviecera e vendet Nordike , nuk na lidh asgje me BE-ne dhe Politikat e BE-se sepse BE ka qen (ref.Historise) e kto 30 vjet tregoj se Politika /Planet e saj kunder Shqiperise ,nuk ndryshojne asnjiher . Pra , e mira per te dy Partet eshte Neutraliteti Shqiperise .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje