Fansi i Berishës nis peticion kundër ambasadores Kim: Është minuese e demokracisë, jemi shqetësuar për Shqipërinë

25 Prill 2022, 10:42Politika TEMA

Fansi i Berishës nis peticion kundër ambasadores Kim: Është

Fansi i ri i Sali Berishës Ylli Manjani ka nisur një peticion kundër ambasadores Yuri Kim. 

Sipas tij, Kim është minuese e demokracisë dhe se po shkel ligjin. 

"Po, jam dakord!" shkruan Manjani teksa shpërndan tekstin e peticionit pasqyruar gjerësisht edhe në ZeniTv dhe Zeni.net. 

Manjani njihet së fundmi si ithtar i ish kryeministrit ku po ndjek të gjitha aksionet e tij në betejën kundër Departamentit Amerikan të Shtetit pas shpalljes "non grata".

Më poshtë teksti i peticionit:

“Ambasadorja Kim, Mjaft është Mjaft!”

Kohët e fundit kemi parë me shqetësim sjelljen jo-diplomatike dhe ndërhyrjet e paprecedenta të Ambasadores të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Yuri Kim në ekuilibrat e brishtë të demokracisë dhe institucioneve shqiptare.

Qëndrimet e Znj. Yuri Kim bien ndesh jo vetëm me statusin e saj diplomatik dhe nenin 41 të Konventës së Vjenës, por kanë cënuar fort aftësinë e vendit për të pasur një opozitë serioze ndaj një qeverie që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e veta, e klasifikon thellësisht të korruptuar.

Intimidimi i vazhdueshëm ndaj forcave opozitare, ndërhyrja në procesin e tyre te votimeve te brendshme apo trysnia që i bëhet drejtësisë nga Znj. Kim janë shumë shqetësuese pasi minojnë demokracinë dhe rrezikojnë stabilitetin e vendit.

Në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Amerikano-Shqiptare, shikojmë me trishtim se imazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dëmtuar edhe për shkak të ndërhyrjeve brutale të znj. Kim në çështjet e brendshme të vendit në të cilin gjithsesi ajo është një mysafire.

Demokracia Amerikane që vazhdon të mbetet ëndrra e modeli i shumicës dërrmuese të shqiptarëve të cilët i lidh me SHBA një ndjenjë e thellë mirënjohjeje e partneriteti, na mëson që asnjë qytetar me dinjitet nuk duhet të pranojë këtë lloj trajtimi dhe “diplomacie”!

Përveç të tjerave ky stil “diplomatik” nuk përfaqëson vlerat e demokracisë së SHBA!

Për këtë arsye, i bëjmë thirrje çdo shqiptari të ndershëm brenda dhe jashtë Shqipërisë që mendon se rruga drejt demokracisë nuk kalon nga makinacionet e intrigat por vetëm nëpërmjet votës së lirë dhe verdiktit të shumicës të na bashkohet në reagimin qytetar për dinjitet duke firmosur peticionin: “Ambassador Yuri Kim, Enough is Enough”.

Si qytetarë shqiptarë dhe miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kërkojmë Departamentit Amerikan te Shtetit që përfaqësuesja e SHBA në Shqiperi, Znj. Yuri Kim t'i përmbahet statusit diplomatik dhe të ndalojë menjëherë ndërhyrjet brutale në politikën e brendshme dhe institucionet shqiptare!

Ne kemi bindjen se vetëm një diplomaci korrekte ndihmon demokracinë tonë dhe frenon dëmtimin e mëtejshëm të imazhit  të SHBA-së tek shqiptarët, të cilët sot e kësaj dite e konsiderojnë atë tempullin e lirisë dhe demokracisë".

18 Komente

  1. O
    O ylle me 4 cepa

    Covid 19 eshte i keq te le me goditje ne koke Mos . gjykoni nje njeri te semure ka ikur per kadaife Edhe une do ta firmose per izolimin e te semurve psiqike

    Përgjigjjuni
    1. K
      Krutani

      Manjan pa din e iman, as Zoti si ben derman.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Murgu

        Të rrosh vetë se mëndja të la ! Kush je ti që bën thirrje për kundërvënie ndaj Amerikës ? Për një Sali të sakrifikojmë të ardhmen ?

        Përgjigjjuni
        1. N
          No harreses

          O Amerikane! Ky tipi bashke me nje tjeter qe ha fara, kane marre 2.5 Milion Euro per 100 cope pranga! Mendoj se duhet te jene ne liste Non grata!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Baca

            Ky eshte k*** internaconal!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Baca

              ...internacional!

              Përgjigjjuni
            2. S
              Santa Quaranta resorts

              Ky star RR...K... eshte jo vetem ithtar, por eshte INTRIGANT, IMORAL, HAJDUT , SHPIFES dhe MASHTRUES, kushdo qe e la njohur nga afer dhe la pasur te bej me kete ordiner te ashtuquajtur jurist me kete konkluzion ka dalur. Ky kujton se Ambasadoria e USA eshte si mesila doda palma....qe e pallonte ne zyre.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nuk jeto e funxiono Demokracia mes muslimonit

                s'ju ka fajin Juri Kim ,por rraca e juaj e ndyre ,qe genetikishte jeni rrace Antiligje

                Përgjigjjuni
                1. K
                  K

                  Degjeneratat ndjehen mirë pranë njëri-tjetrit.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    LabiVlora

                    Fatkeqësi! Njerëz që duhet të ishin, së shumti, fshesaxhinj të rrugëve të Tiranës, guxojnë të japin mendime për politika globale. Ky "peticion" anormal më siguron se Edi Rama shporri nga PS një kone lehëse të cilën e kishte sjell aty Fatos Nano, me bindjen se do të bënte ndonjë punë të hajrit. Por fatkeqësia vazhdon. Ky njeri duhet bojkotuar nga shtypi njerëzor që Shqipëria të mos humbas në kohë të trazuara miqësinë me partnerin e saj më të madh të sigurisë.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Komentator Politik ????????

                      Ambasadorja Znj. Kim ka njohuri në Azi dhe kontinentin American, ndaj politikanët tanë kanë dhimbje psychologique ka inteligjenca e saj që ju duhet kohë ta dekodojn, por dihet në gjeneral që synimi saj është ecja përpara.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kopi

                        Si gjithmone, kopeja do I turret çdo njerit qe guxon te thote mendimin e tij „KUNDER TE MADHIT „ Kopeja se kupton dot se nje gje e tille jerkin guxim. Beeeee

                        Përgjigjjuni
                        1. q
                          qytetar

                          O zot ! Me keq se ish marangozi ...Minister i Sales...Nord Ndoka. Keto jane te rrjedhur.

                          Përgjigjjuni
                          1. k
                            kacaku

                            Ky Manjani do jete nje rot kari qe ska shokun , shifeni ke propozoi dhe vuri Meta per minister te drejtesise , nje polere , jo se kundershton dhe sulmon Juri Kim , por nga llogjika qe perdor , te le per te deshiruar dhe te kuptojme se sa dem te madh i beri sistemit te drejtesise se re ky bajga ....llogaritet te kete frenuar vendosjen e drejtesise se re te pakten 2 vjet , tani u hodh nga Saliu , shifeni ke kishim minister te drejtesise .....Ylli Manjanin , ptuuuuuu plere

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Boston1

                              O god, what on earth is this? Per t'i shpetuar NON GRATES keta kafshe nuk dine cfare bejne. E ndjekin kriminelin, hajdutin dhe skizofrenin Sali Ram Vicidolin per te shpetuar milionat e vjedhura ketij populli qe i kerkojne te firmosi kete peticion per zonjen e nderuar KIM.Bo

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Boston1

                                O god, what on earth is this? Per t'i shpetuar NON GRATES keta kafshe nuk dine cfare bejne. E ndjekin kriminelin, hajdutin dhe skizofrenin Sali Ram Vicidolin per te shpetuar milionat e vjedhura ketij populli qe i kerkojne te firmosi kete peticion per zonjen e nderuar KIM.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Boston1

                                  O god, what on earth is this? Per t'i shpetuar NON GRATES keta kafshe nuk dine cfare bejne. E ndjekin kriminelin, hajdutin dhe skizofrenin Sali Ram Vicidolin per te shpetuar milionat e vjedhura ketij populli qe i kerkojne te firmosi kete peticion per zonjen e nderuar KIM.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    alphade

                                    C’eshte KY teveqel me cfurk ne dore ?! Qysh u bene te gjithe politikane shqip/ taret te ngjajshem me “Qent e Pavllovit” ?! Zoti na ruajte nga “Pashallaret Kapuczinj” Por me sa duket as Amerika dhe as Zoti nuk e ka mendjen tek ne por ne Ukrahine e Rusi per momentin . Megjithate shqiptari akoma nuk e ka humbur shpresen dhe be- simin te Amerika dhe te Zoti jo se jo…..!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje