Drejt përfundimit rruga Qukës-Skënderbe në Prrenjas, Gjiknuri: Të angazhuar për zhvillimin e zonave rurale

23 Prill 2022, 13:45Politika TEMA

Drejt përfundimit rruga Qukës-Skënderbe në Prrenjas,

Investimi për asfaltimin e rrugës Qukës-Skënderbe në Përrenjas, po shkon drejt përfundimit. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik për qarkun Elbasan i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba inspektuan punimet në këtë rrugë që do të lidhë gjithë zonën me aksin kombëtar Librazhd-Prrenjas.

Deputeti Damian Gjiknuri u shpreh se një investim i tillë është treguesi më i qartë i vëmendjes për përmirësimin e infrastrukturës jo vetëm brenda qytetit, por dhe në zonat rurale.


“Ta gëzoni rrugën e cila është drejt përfundimit. Eshtë një rrugë që i vjen në ndihmë komunitetit këtu. Një rrugë e bërë tërësisht nga fondet e Bashkisë dhe një rrugë me cilësi të mirë. Kjo është vlera e punës së kryetarit të Bashkisë njëkohësisht edhe angazhimi që ai ka marrë për të adresuar jo vetëm atë pjesën e qendrës së Prrenjasit, por duke u shtrirë dhe në të gjitha njësitë vendore. Ky është një shembull konkret”, theksoi ai.

Gjiknuri siguroi se pavarësisht sfidave, qeveria mbetet e angazhuar me programin e saj për të mbështetur zonat rurale dhe për të adresuar nevojat e komunitetit.

“Pavarësisht kushteve të vështira, sepse e dimë që buxheti i qeverisë tashmë është orientuar edhe për përballimin e krizave, në programin e qeverisë do mbetet vëmendja për të gjithë zonat rurale. Ne do punojmë me Bashkinë e Prrenjasit për të adresuar dhe ato nevoja siç kemi bërë dhe në ditët e fundit me ato inspektimet që kemi bërë me qendrat e reja shëndetësore apo me investimet në strukturat arsimore”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri.

Kryetari i Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba, nënvizoi se falë këtij financimi merr zgjidhje një kërkesë e hershme e banorëve të kësaj zone.

“Ka qenë kërkesë e kahershme e të gjithë banorëve të këtij fshati për më shumë se 20 vjet. Sot unë jam shumë i kënaqur që kemi arritur të jemi në mbyllje të këtij investimi. Ky është një investim i bërë totalisht nga të ardhurat e Bashkisë duke arritur një mirëadministrim të të gjithë grumbullimit të të ardhurave, por edhe përdorimit me efiçencë të buxhetit të dhënë nga qeveria kemi mundur që të bëjmë financimin e kësaj rruge. Bashkia do jetë gjithmonë pranë këtyre banorëve dhe me atë buxhet që kemi mundohemi që të vijojmë plotësimin e kërkesave të këtyre banorëve”, tha kryebashkiaku Belba.

Investimet në rrugët rurale po vazhdojnë me intensitet në qarkun e Elbasanit, për t’u siguruar qytetarëve ndërlidhje më të mirë dhe akses në tregje.

2 Komente

  1. N
    Një qytetar

    O shoku Gjiknuri, që të paçim sa malet, duam dhe ne pleqtë, që, kur ti, o bir, thua "t'a gëzoni rrugën e re" t'a ngrehim edhe ne një gotë plotë me raki dhe t'a rrëkëllejmë me fund. Ndaj, më paç uratën xhaxhait, shikojeni mundësinë që kur marim atë të uruar pension, të na jepet edhe një shishe raki falas. Gjithë këto inaugurime!! Nuk është e ndrejtë, duam edhe ne pencionistët t'a ngremë atë të flamosur shëndet me gotën plotë.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Guru qi bo cudira ne Indi

      Thanx Xhiknuri ,per rruhet qe shtro Albanian land . Do ju viztioj perseri vitin tjeter sapo te kem marru misionin tim me grate e politikaneve ne Greqi bye bye My Frend

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje