
Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me mbështetës të PD-së në Pogradec.
Gjatë takimit është diskutuar mbi situatën politike në vend si dhe forcimin e bashkimin e partisë dhe fitoren e saj në zgjedhjet e ardhshme.
Që prej dorëheqjes së tij nga kreu i PD-së, Basha ka zhvilluar disa takime në zona të ndryshme të vendit me anëtarë e mbështetës të PD-së, duke hedhur poshtë zërat e Sali Berishës dhe mediave të tij, se do krijojë parti tjetër.
Shumë mirë po vepron. Nuk di sa i ashpër tregohet, apo e godet me pambuk, por nëse me kurajo tregon fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, qëllimet e tij, atëhere është në rrugën e drejtë. Berishizmi luftohet vetëm me mjetet dhe metodat e tij.