Kandidate për presidente? Kush është Valentina Bizhga?!

22 Prill 2022, 16:32Politika TEMA

Kandidate për presidente? Kush është Valentina Bizhga?!

Vali Bizhga është emri që sipas Sali Berishës është përfolur si një nga emrat që kreu i qeverisë Edi Rama do të vendosë në postin e presidentit, teksa ironizoi procesin e propozimeve me zarfa sekrete.

Kush është Vali Bizhga?


Ajo mori postin e drejtoreshës së kabinetit të Këshillit të Ministrave në vitin 2013. Ajo u prezantua nga kreu i qeverisë Edi Rama si një prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që në kohën kur ai mbante postin e kryebashkiakut të Tiranës.

“Është kënaqësi dhe nder t’ju prezantoj drejtoren e kabinetit tim në Kryeministri, Vali Bizhgën. Me Valin kemi punuar krah për krah për shumë vite në Bashkinë e Tiranës, ku kam pasur privilegjin ta kem zëvendësen time dhe më pas drejtore të kabinetit të kryetarit të Bashkisë. Por kemi ndarë së bashku edhe përpjekjet dhe emocionet e disa fushatave, ku Vali ka luajtur prapa kuintave rolin kyç të drejtorit ekzekutiv të fushatës.

Një betejë më e rëndësishme për të, ajo me një kancer të shfaqur befas në formë agresive, e shkëputi lidhjen tonë të punës, për aq sa kohë iu desh Valit ta fitonte betejën më të vështirë të jetës së vet.

Tashmë, ajo është rikthyer në fushën e kahershme të përpjekjes sonë të përbashkët për të bërë punë të mira për vendin e njerëzit, e do të mbulojë me profesionalizmin, pastërtinë dhe përkushtimin e saj të posaçëm në komunikimin me njerëzit, një detyrë ku pa asnjë dyshim do vendosë një standard të ri”, shkruante Rama.

Kujtojmë se Berisha u shpreh në konferencën e sotme për gazetarët se Edi Rama ka zgjedhur procedurën më mafioze për emrin e presidentit ndërsa theksoi se dy të tretat e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës.

"Edi Rama ka zgjedhur procedurat më mafioze të emrave në zarfa sekretë. Cili ka dalë emri më i përfolur. Jua them unë. Sipas statistikave të Edi Ramës dy të treta e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës”, deklaroi Berisha.

 

6 Komente

  1. N
    Nga Une!

    M.q.s. e shan Berisha, duhet te jete grua e zonja!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qim PEKA

      MOS ESHTE GRUAJA E SOKOL BIZHGES ISH SHEFI KRIMEVE TE VLORES NE 96-97 PASI I SHERBEU ME BESNIKERI BERISHES U HODHE NE KRAHUN TJETER DHE TANI DREJTON F SH N KY MOR DUHET TE TREGOJ PER LIDHJET ME BANDAT E SE KA QENE I LIDHUR PO DESHET PYESNI BUJAR LESKAJN SE MERESHIN VESH MIRE BASHKE SE I LIDHTE BANDA E MUKAJVE

      Përgjigjjuni
      1. T
        Turpe per median ... lajme cfare thote komunisti

        Po c'mereni me Berrishen se eshte turpe per ju si media . Qellimi tije eshte te mediatizohet cdo dite e ju bini brenda injoroheni nese jeni gazetare

        Përgjigjjuni
        1. I
          ILYRIA

          Kam me shume se 10-Vjet qe e them dhe e perseris, pikerisht ate qe keni shkruar ju Zoteri........Problemi eshte se edhe sikur disa Media te mos merren me me Kancerin shqipetar...do jene te paguarit e tij Privat, qe do ti japin Popullit tone te vogel ne nje forme apo tjeter Lajmet e qoftlargut........sido qe ta rrotullosh Fatkeqesia e shqipetareve, Sal Ram Berisha, derisa te marri Fryme do e qelbezoje ate Vend pa fat........te uroj gjith t`mirat Zoteri....

          Përgjigjjuni
        2. q
          qytetar

          Ka nje thenie populli. Kur MUTI te shan je i PASTER.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zeqine (zina) zhuljsja sallaksja

            Z Bizhga, nje njeri shume e ditur dhe shume puntore! Ne kete vendin tone qe kush nuk eshte perfolur kjo zonje kurre nuk i doli nje fjale!! Nder per ne edhe sikur te jete presidente republikes

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje