Lungomare në Durrës, Rama: Mos të thonë durrsakët se mbetën pas Vlorës, mendoj ta bëjmë një ndërhyrje në det me një shqiponjë

23 Prill 2022, 11:01Politika TEMA

Lungomare në Durrës, Rama: Mos të thonë durrsakët se

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Durrës me kryetaren e Bashkisë Emiriana Sako dhe projektuesit e Lungomares në Plazhin e Durrësit.

Rama tha ndër të tjera se projekti i Lungomares së Durrësit do të jetë me impakt të lartë ekonomik, teksa theksoi se do e bëjmë si në Vlorë.

“Do e bëjmë siç e bëmë në Vlorë, do të bëhet spektakolare e gjitha, edhe me zgjerimin e rërës edhe me jetën e natës që do zhvillohet . Mos të thonë Durrsakët që mbetëm pas Vlorës. Potenciali është i madh, për tu bërë si duhet. Duhet folur me pronarët e hoteleve që ta kuptojnë se është vlerë e shtuar. Projekti duhet të mbarojë dhe të përgatitet që puna të fillojë në vjeshtë, pas mbarimit të sezonit veror”, tha Rama.

Rama ka thënë gjithashtu se pjesë e projektit është dhe një ndërhyrje në det me një shqiponjë.

"Mendoj ta bëjmë një ndërhyrje në det me një shqiponjë në det që të jetë zonë turistike, e ndërtuar e re komplet dhe aty bashkia mund të nxjerrë dhe përfitime. Një shqiponjë do ta bëjmë në det që të duket. Duhet të ecim më tutje dhe të kemi kujdes me përdorimin e materialeve të drurit që të mos na degradohen", shtoi Rama.

5 Komente

  1. k
    kosta

    Me mire shqiponja te gjalla o lider. Tre kater cifte psh qe fluturojne lart sa here qe ti shkon ne durres. Çte plasi trapi se mos mban pergjegjesi per ato qe ben dhe thua ti thjesht vendos dhe gati shqiponjat. Ti lale ben petulla me uje dhe sipas recetes qe do vet se nuk ke asnje qe te frenon apo kundershton biles te fuartrokasin ne budallallikun tend. Forca lider drejt fitoreve te tjera.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      Kaq keq nuk eshte sepse disa gjera i ka bere. Ke qene ne Vlore?

      Përgjigjjuni
    2. R
      RILDI

      A sa bukur a...NJE SUPER INVESTIM I CILI DO I JAPE SHUME VLERE KETIJ QYTETI

      Përgjigjjuni
      1. v
        vali

        te tilla lajme e investime pacim gjithmone

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arber iliri

          Rama urime për projektin,por pronarët shqiptarë nuk po marrin vëmendjen që meritojnë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje