
Konflikti i brendshëm i PD është thelluar me zhvillimin e zgjedhjeve të kryetarëve të degëve nga ana e Komisionit të Rithemelimit të drejtuar nga grupi i Saliu Berishës, pa marrë miratimin e palës tjetër, që janë mbështetësit e kryetarit të Komanduar të parties, Enkelejd Alibeajt.
Bashkim Gjeleshi ka shkuar sot të votojë për kryetarin e ri të PD në Bulqizë, por nuk ka figuruar në listën e votuesve.
“Që në 91 jam anëtar i PD. Kam marrë pjesë masivisht në çdo mbledhje në protestë për të drejtën për liri dhe demokraci. E më thanë nuk e ke emrin në listë. Më vjen shumë keq kur jam me tesera, prej me Safet Zhulalin, me Azem Hajdarin me Saliun e Me Lul Bashën. Kanë ardhur disa persona nga Gjorica që nuk janë as anëtarë partie për të votuar.
Ka manipulime, nuk është lista e plotë. Mua më kanë thënë se ke emrin në listë, se si bëhen këto lista. Kam ardhur nga Gjorica kam lënë punët e shtëpisë pa mbjellur arën për këtë punë, për të votuar. E më thonë s’të del emrin. Jam me 3 tesera. Në ato vite që kriste dajaku ne ishim të parët në mitingje. Sot dal komunist që me Leninin”, thotë ai.
Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.
Shko puno aren.
Me mire punoje aren qe te merje disa patate me shume se sa me votu o trim
Per te stabilizuar gjendjen ne pd ne e Bulqizes eshte nisur me urgjence i deleguari i komitetit qendror te Vucidolit te foltores Sali Lushe kundertanku i cili me nje grup shpellaresh hipur mbi tankun e grabitur tek garda do vendose rregull ne zgjedhjet e pdse ne Bulqize.
Bulqiza është si Arabia Saudite, ka eksportuar miliarda t krom, dhe se kan një kacidhe.
Dajaku per gomaret eshte,dmth per te parete eshte.keshtu dhe puna jote Mire te thone "Shko terhiq parmense".Ne mesjeten e vone te shqiperise,dmth ne kohen e Zogjit,perdorej dhe gomari.
Dajakun jua ka lene trashgimi HEROI I demokracise....sh.hajdar qe ne 1997 rrahu dhe hodhi ne perrua kundershtarin. Nuk habitemi. Por tani gjerat kane ndryshuar. Baba qe ju ideonte eshte plakur. Me zor po i shkojne prapa. Ti rri ne diell dhe kujto kohen e dajakut.