Kryenegociatori Mazi: Shqipëria të vijojë me detyrat për çeljen e negociatave, po dëmtohemi nga mosmarrveshjet e maqedonasve

26 Prill 2022, 11:27Politika TEMA

Kryenegociatori Mazi: Shqipëria të vijojë me detyrat për

Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, Zef Mazi deklaroi se vendi duhet të bëjë të gjitha detyrat që i janë ngarkuar, për të çelur negociatat.

Deklarata e Mazit, u bë paraditen e së hënës gjatë një konference, fokusi i së cilës ishte anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Sipas Mazit, Shqipëria ka bërë progres, por u shpreh se procesi i integrimit është maratonë dhe nënvizoi se kapitujt 23,24 konsiderohen si shumë të rëndësishme për hapjen e negociatave.

Ai paralajmëroi se nëse nuk përmbushen detyrat në këto dy kapituj, rrezikohet sërish mos hapja e negociatave me BE-në.

Sipas kryenegociatorit, vendi po pëson një dëm të madh nga mosmarrëveshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Mazi tha reforma në drejtësi ka dhënë rezultate për pastrimin e sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe ka rikthyer besimin e publikut.

Në këtë konferencë, ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Gjatë fjalës së tij, Manja u shpreh se gjatë viteve të fundit, procesi për hapjen e negociatave ka qenë i tejzgjatur.

Ministri theksoi se po bëhen përpjekje që ky proces të nisë brenda këtij viti, teksa shtoi se rizgjedhja e presidentit francez Emanuel Makorn, është një lajm i mirë për rajonin dhe veçanërisht për Shqipërinë.

2 Komente

  1. K
    Komentator Politik

    Ti themi Zotit Mazi që BE është shpërbërë që prej emërimit të tijë, apo ta lejojm të ëndëroj se ul shifrat e papunësis.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shmil Gurra

      Është marri të bëhemi peng i kryenecësisë së fabrikatit antishqiptar FYROM - "MV", ose e SHQIPËRISË LINDORE të okupuar. Bullgaria është në të drejtën e vete.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje