Zyrtarja e lartë e DASH vizitë zyrtare në Tiranë, takim me Alibeajn dhe Tabakun

26 Prill 2022, 15:05Politika TEMA

Zyrtarja e lartë e DASH vizitë zyrtare në Tiranë, takim me

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, pas Kosovës pritet të zhvillojë dhe një vizitë në Tiranë, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.

Përveç takimeve me krerët e lartë të shtetit, Karen Donfried do të zhvillojë takim edhe me Kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, dhe deputeten Jorida Tabaku.


Kujtojmë se të hënën Donfried vizitoi Prishtinën, ku theksoi se Kosova duhet të marrë vendin që i takon në strukturat euro-atlantike. Ajo bëri gjithashtu thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si rrugë për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.

 

1 Komente

  1. m
    malsori

    PO SALIUN ME PARTIN E FOLTORE = NEVOJTOREN NUK DO TA TAKONI ? NE TE FOLTORE = NEVOJTORES JEMI NE PRITJE PER TAKIM ME PUTININ

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje