
Kryeministri Edi Rama, në një takim që u zhvillua sot me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE në Pallatin e Brigadave, ka cituar ish-presidentin e SHBA Donald Trump, në lidhje me heqjen e varësisë nga gazi rus.
“Dua të kujtoj këtu, ish Presidentin e SHBA, Donald Trump gjatë një takimi që patëm në NATO. Ai mbajti një fjalim se sa e rrezikshme ishte të mbështetesh te gazi rus, dhe të gjenim më të mirin, më të pastrin, gazin e lëngët amerikan”, tha Rama, i cili falënderoi veçanërisht edhe ambasadoren Yuri Kim, e cila sipas tij ka ndihmuar që Shqipëria të marrë investimet amerikane në energji dhe të ketë akses me gazin ë lëngët të SHBA.
Fjala e Ramës
Si lojtari më i vogël në këtë sallë, dhe pse më i gjati, ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen.
Së bashku të zhvillojmë atë që është program i rëndësishëm, program ndryshimi për Shqipërinë dhe rajonin, është vlerë e shtuar që ky ndryshim do jetë i mundur përmes aktorëve që mbërrijnë nga vendet e gjithë botës.
Tubacioni Adriatik mund të ndryshojnë lojën në rajonin tonë dhe mund të jetë një energji e re për Europën që të përfitojë pavarësinë nga gazi rus. Me shumë kënaqësi dëshmoj progresin për shndërrimin e impiantit të Vlorës në një impiant për prodhimin e energjisë. Shtoj këtu energjinë diellore, të erës. Ëndrra e gjatë e Skavicës që do rrisë me 20% prodhimin e energjisë dhe do na japë një shtypje drejt pavarësisë energjetike.
Këto tregojnë një potencial për ta shndërruar Shqipërinë brenda këtij viti në prodhues neto të energjisë dhe kjo është gjë e madhe. Na është dashur të marrim një sistem të paralizuar, ku gjysma e prodhimit të energjisë humbej. Borxhi ndaj OSHEE shkonte në 5% të PBS-sonë.
Sot jemi këtu, ka mijëra arsye për të parë drejt së ardhmes së afërme me optimizëm të madh, sepse nuk ka më dyshim që edhe pse kompanitë e përfaqësuara këtu vjelën me miliarda. Zotërinjtë e pranishëm janë këtu për shkak të investuar.
Dua të kujtoj këtu, ish Presidentin e SHBA, Donald Trump gjatë një takimi që patëm në NATO. Ai mbajti një fjalim se sa e rrezikshme ishte të mbështetesh te gazi rus, dhe të gjenim më të mirin gazin e lëngët amerikan.
Investimi për të dalë jashtë për të kapërcyer këtë situatë, janë investime që kërkojnë kohë. Jemi këtu së bashku të rendim pa humbur kohë, dhe për Shqipërinë është një shenjë e mire, duhet të ecim para me këto projekte. Disa vite më parë kërkush as mund ta imagjinonte ndërsa sot e kemi në dorë për ta bërë të mundur.
Më duhet të falenderoj ambasadoren ka qënë gur themelimi për hapjen e një dere për investime të mëdha në vendin tonë, që është furnizimi me energjin. Të falenderosh perandoritë nuk është sjell kënaqësi, por pas 30 vitesh më në fund SHBA po na jep vërtetë karburant dhe energji. Na pëlqen të jemi në parneritet me ta.
TemA
SHBA gjithmone na ka mbeshtetur dhe per kete gje i jemi mirenjohes
Me pelqeu shum si fole
Marreveshjet qe lidhen me shtete te medha si SHBA duke marre persiper projekte te medha e bejne vendin tone qe te ngrihet ne shkalle zhvillimi te larte. E falenderojme shume SHBA
E falenderojme shume ambasadoren qe ka dhene shume per vendin tone dhe tani qe po nderhyn dhe per energjine qe ka shume benefite per ne
Rama po na mbeshtet shum ne si popull
Jemi ne kohe per te bere hapa para me shume se ne cdo moment tjeter.Kemi idete e projektet e duhura dhe me kryeminiatfin qe kemi ne krye do te ja dalim.
Eshte krize qe ka kap gjithe boten. Shum mire qe po behet dicka per te rregulluar disi situaten
Faleminderit ambasadores qe po na jep mbeshtetjen e saj ne kete krize qe ka prekur gjithe vendet
portaLE PALIDHJE SDINI CA TE KOMENTONI NEPER LAJME DHE MERRENI ME RAMEN I CILI PO BEN TE PAMUNDUREN PER VENDIN
Ish Presidenti i Partis Republikane Trump duhet ti paguaj fiscalité 10 000 USD në ditë për munges documentation.
Rama fillimisht beri gabim kur ne kohen qe mbaheshin zgjedhjet per President ne Amerike midis Hillari Klinton dhe Trampit, ne menyre te hapur mbeshteti Trampin. Historia tregoi se Trampi asnjehere nuk ja permendi direkt apo indirekt Rames kete "mendjelehtesi". Eshte mire qe Rama sot ne kuader te marredhenieve te tij te ngrohta me Bajdenin, permend Trampin, gje qe na thote neve se Amerika eshte nje(jo si thote Saliu qe Amerika eshte dy. Eshte e Bajdenit, por edhe e Trampit)... Pra eshte mire qe Rama ben autokritike "indirekte", qe tregon se ai eshte "pjekur". Nejse.... Persa i perkete historise qe tregon Rama, ajo eshte nje pjese e vogel e historise Amerikane, ne mbrojtje te demokracise boterore. Kulmin e kesaj historie e arriti takimi i Trampit me Merkelin ku Trampi hapur dhe prere, i ngritur nga karrikja, i tha Merkelit me gishtin tregues:" Ju zonja Merkel, kerkoni te mos paguani 2 perqintshin per NATON, por kerkoni tju mbroje NATO! Nga ana tjeter ju i lidhni marreveshjete rendesishme per energjine me Rusine dhe jo me Ameriken!". Merkel ne videon e dhene nga lajmet veshtronte si e strukur "bullin" amerikan.... Koha tregoi se "bulli" amerikan kish te drejte...Sa per kuriozitet "bulli" amerikan eshte me gjak gjerman... Eshte mire qe Rama e trajton Ameriken si nje Amerike dhe eshte fatkeqesi qe Saliu e trajton Ameriken si dy apo 100 amerike, sipas planeve qe i vine nga Rusia....apo nga Serbia...