
PS-ja do të mbledhë sot Kryesinë, ku do të vendoset një datë mbi mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, që do të vërë në zbatim vendimet e Kongresit. Mbledhja do të mbahet në orën 18:00. Por, sot mësohet se do të diskutohet edhe se cilat do të jenë lëvizjet që do të bëjë PS-ja deri në kandidaturën fituese për Presidentin e ri.
Mbledhja e kryesisë së PS-së vjen në një kohë kur priten dhe propozimet për emrin për Presidentin e ri. Kujtojmë se në kongresin e PS-së, të mbajtur në Tiranë më 9 prill, u miratuan edhe disa ndryshime në statut. U ndryshua mënyra e zgjedhjes së kryetarit të partisë në rang bashkie, ku për herë të parë do të merret mendimi i qytetarëve të zonës. Ndërkaq, do të shkarkohen në bllok 61 kryetarët aktualë të PS në rang bashkie.
Për herë të parë, krijohet një sekretariat ekzekutiv në nivelin e 61 bashkive, pra me zyra në çdo bashki, ku do të mbledhë dhe përpunojë informacione për llogari të PS-së në qendër. Informacioni i mbledhur do të ketë në fokus anëtarësinë, votuesit, problematikat, historikun e partisë në zonën përkatëse, sfidat zgjedhore etj.
Një sekretariat tjetër do të ngrihet për emigracionin, me qëllim për të afruar votën e emigrantëve dhe për të shtuar strukturat jashtë vendit. Ky sekretariat do drejtohet nga Laert Duraj.
Do shtohet edhe Sekretariati për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, në krye të të cilit u zgjodh Eridian Salianji. Është marr vendimi edhe për ngritjen e një Sekretariati për Koordinimin, me në krye Blerina Gjylametin.
Ndërkaq, Blendi Klosi është zgjedhur sekretar për Organizimin e PS-së. sekretare për Burimet Njerëzore është zgjedhur Anila Denaj. Sekretar për Digjitalizimin është zgjedhur Etjen Xhafaj, ndërsa sekretare për Gruan është zgjedhur Etilda Gjonaj.
Romina Kuko është zgjedhur sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë. Gjithashtu, do të ngrihet një mekanizëm i ri, përmes të cilit të gjithë anëtarët e partisë do të japin opinionin e tyre për funksionimin e institucioneve vendore dhe qendrore me anë të fletëve sekrete.
PS-ja mbledh Kriesine o (eeeeeee mbani iso ju ore -zgjate -zgjate edhe pak ,ashtu de -eeeeeee) te llafosi per Tepsine ! -(he moreeee ) Doli Ramua qe pa gdhire , i eshte ngritur bukur mire o ,t'ja kendoj kengen Partise -))) (eeeeeeeeeeeee) o - sa e bukur Bordellua e Drejtesise . Kaq ishte kenga pershendetese . Nashi ,qe thua ti ,dmth apo jo ,partia jone ka rregulla ! Shoq e shloqe Socialiste ))) , e beme Shqiperine lule, ))) beni qejf knaqni ato tule . Iken kohrat kur kerkonim ferrat e luginave kulloteeen ))) (eeeeeeee) ka ardhur koha te shpetojme Boten . -- A t'lumt goja o Komandante . Rrnofte Partia . (Flm shoke ,por i thon nji fjale ; Partia - Partia por me Koqet e mia - Hajt futjuni punes nashi .Qejfin beheni pas pune o u bot ju . Ne orar te punes s'ka qejf ,si bonin Banda e Opozites ,ku basha i ulej ne prehr majmunit Plake me e krrujt se i hante . Ke ne s'ka ashu .
Aman ti iki ky mortja e te mari edhe monen me vete e te vij nje qe esht vertet i zoti e i pergjegjshem per ate post
Te gjithe keto sekretare qe ke zgjedhur dhe iu ke ndare detyrat jane te duhurit per ato pozicione ne politike. Dhe presidenti i ri qe do zgjidhet kam bindjen qe do jete i denje per ne krye te shtetit
Shpresojme qe kete here te kemi nje president qe e meriton ate post e jo nje si ky qe kemi momentalisht
Po tregoni qe jeni nje qeveri e organizuar dhe te gjithe keto sekretare me duken te denje per pozicionin qe i keni vendosur
Per cdo pune ose projekt qe ndermerni shoh qe organizoheni dhe mendoni cdo gje ne detaje. Mezi presim te zgjidhet presidenti i ri sepse e sigurt qe do te zgjidhet personi i duhur.
Uroj shume qe me propozimet qe do behen sot te na vij nje president i duhur
Jam kurjoz te di cili do te jet presidenti i ri por jam i sig qe shum ma i mir se ky do te jet
kur do iki ky meta se e ka bajate
Presidentin, zoti Rama, nuk e zgjedh ti, e zgjedh Aqif Rakipi. Kjo u pa qartë, kur ju nuk ishit në gjëndje ti largonit të birin nga parlamenti. Nuk ja larguat sepse gjysma e votave të deputetëve është në dorë të Aqif Rakipit. Nëse ti do të hiqje Rakipin Jr. atëhere nuk do kishe shumicën për të zgjedhur Presidentin dhe qeveria jote, brekët e së cilës i ul dhe i ngre sipas qejfit Aqif Rakipi, do të binte si gjethet në vjeshtë. Kështu është kur vjen në pushtet me votat e mafjes. Ti nuk je asgjë më shumë se një noter i rrjetit mafioz, kukull që të përdorin si tu dojë bytha atyre.
Diskutimi duhet të jetë ky, jo shok të Ramës në detyrë të tillë, dhe jo ata që vuajn nga një sëmundje e rënd. (nuk do e mbajmë flamurin në gjysmë shtizë ç'do javë).
Rama mblodhi sot kryesine dhe ne hyrrje te mbledhjes ai u tha me te buzeqeshur :A e dini perse ju kam mbledhur sot?Disa si me te shkathtit iu pergjigjen menjehere ,"Po".Shume bukur ia ktheu Rama ,Ju qe e dini thuajani edhe te tjeterve dhe mbathi thembrat e filloi te ecte ngadale duke imituar Elefandin" qe i hedh hapat e ngadalte por te sigurte.Dhe iku duke buzeqeshur.