
Astrit Patozi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila për të folur në lidhje me zhvillimet më të fundit dhe ecurinë e Partisë Demokratike.
Përsa i përket bashkëpunimit Meta-Berisha, Patozi shprehet se janë të detyruar të jenë aleatë pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.
"Unë e konsideroj që një opozitë konfederative, pra në disa qendra. Mund të jenë dy, më e pakta është të jenë dy por edhe po qenë më shumë se dy, një opozitë që mund ta bashkojë nevoja.
Pasi nëse do të kemi një opozitë alternative ne i bie të jemi kundërshtarët e Edi Ramës, por sigurisht që nuk pranojmë vizionin e Sali Berishës. Por nuk e kemi Berishën kundërshtar, në kuptimin që ne mund t’i bashkojmë forcat pavarësisht rezervave që mund të kemi për atë lloj politike.
Edhe vetë Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe gjithë pjesa tjetër e foltores, duhet të ishin të predizpozuar që kjo të ndodhte. Në fakt unë jam duke paralajmëruar çdo njëri tjetër pasi unë jam i qartë se kundërshtarin më të egër do kemi Berishën, për ta bërë këtë, sepse ai do eskluzivitet. Ai do të mos ketë asnjë njeri tjetër. Sipas tij i gjithë oborri të jetë i tij, kush do të futet brenda të pranojë rregullat e tij, mund të ketë dhe ndonjë kockë për të tjerët përndryshe kushdo tjetër është armik edhe më të egër se Edi Rama. Kjo është filozofia e tij politike, ai nuk mund të ndryshojë 80 vjeç.
Ilir Meta tani nuk ka më mundësi të djegi më njeri tjetër. Meta tani në njëfarë mënyrë është nën mëshirën e Sali Berishës dhe e ka të vetmin aleat strategjik, janë të ngjashëm por kanë edhe hall të përbashkët. Janë të detyruar që të shkojnë deri në fund me njëri-tjetrin por kanë një problem. Problemi është se këta nuk i japin dot vota njeri-tjetrit, as Berishës nuk i shtohen votat për shkak se ka aleat Ilir Metën dhe as e anasjellta, në këtë kuptim kjo është nga ato fatkeqësitë politike kur 1+1 nuk bëjnë dy ose 2+2 nuk bëjnë katër por ata janë të dënuar të jenë aleatë me njeri-tjetër sepse nuk kanë rrugë tjetër" shprehet Patozi.
Sado qe jam kundershtar i Astrit Patozit,por e vleresoj per mendimet shume te drejta e jep. E kame degjuar shume here me vemendje neper portale,televizione dhe me kane pelqyer mendimet e tija.
Së pari, zoti Patosi, Berisha dhe Meta si qytetar janë në mëshirën e drejtësisë . Sa për politikan ata nuk kanë nevojë për mëshirë përsa kohë kanë përkrahjen e patundur të Edi Ramës. Tashmë ata nuk kanë më nevojë për pushtet. Kjo duke patur në konsideratë se për çfarë duhet pushteti në këtë vënd. Ata kanë nevojë vetëm të qëndrojnë në krye të opozitës për të ruajtur pasurinë e krijuar. Dhe do të luftojnë me çdo mjet për t'a realizuar, qoftë dhe me karshillëk të hapur siç po veprojnë këtë vitin e fundit ndaj përpjekjes amerikane për t'ua mohuar këtë mundësi.
Berisha-Meta kanë bërë shumë krime,vetëm ndëshkimi i tyre nga Drejtësia mund të sjellë një ambjent tjetër politik e shoqëror në Shqipëri. Me ata në tavë çdo gjë mban erë të qelbur.
Hera e pare qe me pelqen Patozi.
Ne nuk e duam Ramen dhe prandaj shkojme me Salen megjithese nuk jemi dakort me te !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! ÇFARE LLOGJIKE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!