
Nga Ylli Pata
Ndëshkimi i Sali Berishës nga qeveria e SHBA, pritej se do të gjente njerëz që do ta kontestonin vendimin. Brenda vendit, por edhe tek emigrantët tanë që ende besojnë dhe janë idhtarë të ish-Presidentit dhe ish-kryeministrit.
Një pushtetar aq afatgjatë në vend, plus që është një politikan rrace dhe lideri më afatgjatë i një partie politike në të gjithë Europën, është logjike që të ketë mbështetës e të ushtrojë influencë në një masë njerëzish.
Ka ende sot, 37 vjet pas vdekjes së tij, njerëz që e simpatizojnë dhe i thurin himne Enver Hoxhës pa reshtur; në televizion, duke bërë pelegrinazh në varrin e tij, apo edhe me komente në rrjetet sociale apo mediat e ndryshme online.
Videot në youtube me fjalimet e Enver Hoxhës kanë miliona shikime e komente pafund.
Këtu nuk bëhet fjalë fare për të vlerësuar figurën e Sali Berishës në historinë 30 vjeçare të Shqipërisë, se çfarë bëri mirë dhe çfarë bëri keq. Është herët për këtë gjë dhe koha siç thonë italianët është “gentiluomo” në këtë rast, e i davarit gjithçka siç duhet.
Ndaj, marrja e pozicionit të viktimës nga Sali Berisha në këtë rast është krejt pa vend; ndëshkimi i tij nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Ameriës është një vendim që është marrë ndaj tij dhe familjes së tij. E pikërisht për këtë ai do të duhet ta përballojë brenda kuadrit personal, siç e ka shprehur “për dinjitetin” e tij.
Kurse peticioni i nisur nga disa përkrahës të tij ndaj ambasadores Yuri Kim, nuk është gjë tjetër veçse “xhihad” krejt aritificial që Sali Berisha ka nxitur edhe në të shkuarën nga lart, thjesht për interesa të ngushta.
Në vitin 1997, për herë të parë, shefi i shërbimit sekret shqiptar, njeri i afërt i Sali Berishës, Bashkim Gazidede, artikuloi tentativat e një “xhihadi antiamerikan” në Parlamentin shqiptar, ku akuzoi Uashingtonin se ka rrëzuar Berishën nga pushteti për të ndihmuar qarqet shoviniste greke.
Pas atij “trakti xhihadist”, Gazidede u largua në Siri, një vend dukshëm anti-amerikan dhe aleat i ngushtë i Moskës që nga grushti i shtetit të vitit 1963, kur në krye erdhi Partia Baath që sot e drejton Bashar al Asad.
Ai trakt i Gazidedes nuk mori përkrahjen e asnjë forumi apo grupimi politik apo social në Shqipëri.
Edhe pse mund të ketë individë e grupe që mund të ushqejnë sentimente të ndryshme antiamerikane për arsye nga më të ndryshmet, asnjëherë në Shqipëri nuk është arritur që të krijohet një lob politik në 30 vite.
Sikur të ishte e mundur, këtë mund ta shfrytëzonte shumë mirë Nexhmije Hoxha apo partitë e ndryshme komuniste që u krijuan pas vitit 1990 për të marrë vota radikalësh dhe ekstremistësh.
Partia Socialiste e Fatos Nanos, edhe pse në vitet e para kishte opinione të ndryshme promarksiste apo edhe për neutralitet ushtarak nga disa drejtues të saj, e që atëherë pas rënies së Murit të Berlinit, edhe ishin të arsyeshme, menjëherë braktisi të gjitha qëndrimet e dyzuara neutral, duke u bashkuar me qëndrimin pro NATO dhe pro aleancës me SHBA.
Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë qarqe politike që të ngrenë politikisht kauza kundër SHBA, pasi edhe nuk ka pasur ndonjë arsye, ngaqë bëhet fjal për një marrëdhënie politike që i kalon caqet e partive.
Është njësoj si në Serbi që të krijohet një kauzë politike kundër Moskës. Pasi Rusia e ka krijuar dhe zgjeruar Serbinë në kurriz të fqinjëve të saj historikisht. Nuk e bën askush, pasi humb votat, por kundër SHBA është kollaj, krijohen grupime politike. Megjithatë, edhe ato grupe që e bëjnë këtë janë ekstreme, jo relevante. Përshembull, në kohën e Milosheviçit e bëri këtë Mira Markoviç, gruaja e Sllobos që kishte një parti të vogël të së majtës, e më vonë Vojislav Shesheli, pasi Vuçiçi e Nikoliçi i morën partinë.
Sot në Beograd ka shkuar një ambasador i SHBA që Aleksandër Vuçiçin padyshim që e shqetëson psikologjikisht; ambasadori Chris Hill, një nga arkitektët e Rambujesë dhe negociatave që çuan në bombardimin e Serbisë, e më pas çlirimin e Kosovës.
Brenda shpirtit të tyre, janë shumë serbët që duan ta shajnë ambasadorin Hill, por asnjë deklaratë e tillë nuk është bërë nga politikanë apo media të tyre.
Pasi ata e dinë mirë se ambasadori Hill, nuk është një lider politik, por një diplomat i SHBA-së, e si i tillë e kanë marrë mesazhin në mënyrë të qartë.
Sulmi ndaj ambasadorëve nuk është aspak një instrument politik, pasi padyshim që je i humbur si në aspektin politik, apo edhe në atë praktik. Është një çështje që nuk krijon as sensibilitet e as mbështetje.
Por, rrahja në havan që prej vitit 2016, ku i krijua një klimë të egër kundër ambasadorëve të SHBA që Berisha i quan “Guvernatorë”, nuk është gjë tjetër veçse krijimi i një premise për një lëvizje jashtë politike, e cila duke u zhbiruar vazhdimisht si tyrjelë, krijon një pakicë fanatike e gatshme për “xhihad”. Një politikë totalisht e modelit oriental e arkaik: bërja faktor jo nëpërmjet arsyes por shpifjes, sulmeve të rënda e lajmeve të rreme. Natyrisht prej kamikazëve që sot janë kryesisht online…
TemA
Epo... kur quani "politikan race" këtë ndyrësirë, i bie që të gjithë kriminelët të jenë politikanë race!... Kështu i mbështesni tërthorazi mizoritë e tij antishqiptare... "mizori race"! .... A nuk është për të qeshur? E ka përdorur dikush në kushedi ç'kontekst këtë përcaktim dhe, o burra, le të përdoret edhe për haletë.
Berisha "politikan rrace"??!! A ju kripça trutë ju hajvanëve të shtypit që përdorni të tillë përcaktime për t'u dukur interesant. Ja kush është politika e vërtetë berishiane: Është një kosovar në Fier, Ramush e thërrasin, që qëndron në kryesinë e PD dhe e zgjedhin deri edhe nën kryetar të degës së PD.Por deri këtu. Ai kopil, dobiç i zgjuar, sa herë që vijnë të deleguar nga qëndra e PD në Tiranë në mbledhjet e degës, seç ka nja dy a tre kosovar budallenj, të cilët pa filluar mbledhja i instrukton, që kur të filloj mbledhja ata të sulen për të sharë, bërë rrëmujë dhe kur duket se situata agravohet sa të prishet mbledhja, atëhere fap çohet Ramushi dhe si me shkop magjik, në moment zagarët që ai vetë i ka ndërsyer, ndalojnë dhe gjithçka kthehet në normalitet. Këtë ai e bënë për t'u treguar të deleguarve nga Tirana, se vetëm ai ka autoritetin e nevojshëm për t'i bërë zap këta të marrë. Ndaj, duket sikur thotë Ramushi, duhet t'a keni të qartë ju që vini nga Tirana, se pa mua nuk e siguroni dotë normalitetin në këtë degë të PD. Fiks të njëjtën gjë bënë Berisha. I ndërsen zagarët për t'u treguar të ardhurve nga qëndrat politike, që normaliteti në këtë vënd vetëm nga ai mund të mbrohet. Prandaj nëse duan qetësi në Shqipëri dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e më gjërë në rajon, duhet të ruajnë pozicionin e tij politik si drejtues i PD dhe jo t'a godasin, siç po bëjnë. Hë për hë, po bëjë një peticion unë, thotë Berisha, por më pas, nëse nuk më konsideroni faktor qetësie e rregulli, hëëë...., di unë se ç'ju punoj. Me një fjalë Berisha është thjesht një "shejtan budalla", asgjë më shumë, kaq është politika e tij, të cilës bota ja ka pirë lëngun me vakt e me kohë....
Berisha "politikan rrace"??!! A ju kripça trutë ju hajvanëve të shtypit që përdorni të tillë përcaktime për t'u dukur interesant. Ja kush është politika e vërtetë berishiane: Është një kosovar në Fier, Ramush e thërrasin, që qëndron në kryesinë e PD dhe e zgjedhin deri edhe nën kryetar të degës së PD.Por deri këtu. Ai kopil, dobiç i zgjuar, sa herë që vijnë të deleguar nga qëndra e PD në Tiranë në mbledhjet e degës, seç ka nja dy a tre kosovar budallenj, të cilët pa filluar mbledhja i instrukton, që kur të filloj mbledhja ata të sulen për të sharë, bërë rrëmujë dhe kur duket se situata agravohet sa të prishet mbledhja, atëhere fap çohet Ramushi dhe si me shkop magjik, në moment zagarët që ai vetë i ka ndërsyer, ndalojnë dhe gjithçka kthehet në normalitet. Këtë ai e bënë për t'u treguar të deleguarve nga Tirana, se vetëm ai ka autoritetin e nevojshëm për t'i bërë zap këta të marrë. Ndaj, duket sikur thotë Ramushi, duhet t'a keni të qartë ju që vini nga Tirana, se pa mua nuk e siguroni dotë normalitetin në këtë degë të PD. Fiks të njëjtën gjë bënë Berisha. I ndërsen zagarët për t'u treguar të ardhurve nga qëndrat politike, që normaliteti në këtë vënd vetëm nga ai mund të mbrohet. Prandaj nëse duan qetësi në Shqipëri dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e më gjërë në rajon, duhet të ruajnë pozicionin e tij politik si drejtues i PD dhe jo t'a godasin, siç po bëjnë. Hë për hë, po bëjë një peticion unë, thotë Berisha, por më pas, nëse nuk më konsideroni faktor qetësie e rregulli, hëëë...., di unë se ç'ju punoj. Me një fjalë Berisha është thjesht një "shejtan budalla", asgjë më shumë, kaq është politika e tij, të cilës bota ja ka pirë lëngun me vakt e me kohë....
salia o droguar nga Ligesia genetike .Terroristi islamik salih brisha rrezikon te shkerthej si kamikac brenda Parlamentit ka llafe se po pregatit vetvrasjen ne Parlament qeni bir i bushtres
Une ju them ju, Ju me thoni muuuu. Pse ky eshte politian rrace ?
percaktoni njiher Rracen ,pastaj e nxirni nga Haleja
Peticioni? Me nenshkru kunder Amerikes se bekuar nga zoti? Zot me ruaj nga ment! God bless US! Forever!
KY SHKERDHATA ME EMRIN SALI I DUKET AKOMA SHQIPERIA SIKUR E KA PRONE TE VETEN BEMAT E KETI FASHISTI IDI I GJITH POPULLI SHBA KETE MONSTEREN DO TA FUSIN NGA KA DAL KJO ESHTE E SIGURT POR I UROJ QE ME MIRE TA ÇOJ ZOTI NE SHARR SE SA TE PERFUNDOJ NE BURG
Eh kjo eshte gallate Katershja Ngjela Frroku Pata e Doçi me Komandant Meron, kane kaluar ne Berishofobi. Berisha do I vdesi kta ????????
OOOO Laboo ! Je zgjuar vone ereee !. Per zotin qenke i zgjuar ereeeI Vec lab nuk je .. gjysem opinge ? I nderuar ! Me e mira ..Je gjysmak !
Eshte nje politikan i nje rrace te vecant, rrace muti quhet ne Shqiptaret, rrace me te posher s’gjen ndokund ne bote vecse ne Shqiperi… Nje rrace barbaresh te zbritur nga shpellat e Vucidollit qe e na ka ngecur ne dore si dopjo gjashta dhe nuk e heqim dote qafe. Nje rriqnje qe i eshte ngjitur ketij populli/vendi dhe na ka zen belaja prej ketij lugati te poshter, dallkauk e kriminel ordiner dhe po na Ben corap dita diets. Por eshte e pabesueshme dhe te peshtiros te degjosh gjithe ata truthar e idiot qe i dalin ne mbrojtje dhe kerkojne prova per fajsite e idhtarit te tyre. Aman c’truthar mban kjo toke, a thua vertet duhet te fillosh e t’u numerosh bemat e Sa-Hales… S’ja vlen te merresh me ta, por drejtesia duhet sa me par te filloj e te merret me Shpellarin Barbar Sa-Hale Breshkmutin.
Arrestimi, ekstradimi, konfiskimi ….i bino- mit Berisha- Meta eshte ne thelb : CLIRIMI I SHQiPERISE nga dy Montra : njeri nga Tropoja, tjetri nga Skrapari ! Te dy hajna, te dy vrases, te dy plackites, te dy mafioze, te rrenim te demokracise, te Drejtesise dhe narkotrafikante te deklaruar nga vete Sali Vicidoli: “Lazarati, vendim i imi politik….”, Vrases : “Kisha shnaiperin e prste per te vrare kreun e opozites te asaj kohe…” Qin- dra e mijra krime rendojne mbi te : Mos harrojme 07-ten dhe dhjetra vrasje me emer e mbiemer duke filluar nga Remzi Hoxha dhe duke perfunduar te Olldashi dhe Santo …..Autor intelektual, d.v. Sali Ram Berisha dhe “dy qershiat mbi torte”: Gerdeci dhe 21 Janari” , plage te hapura te shoqerise shqiptare qe me sa duket kane mbetur ne “Kalendat Greke” , zgjidhjen e te cilave asesi nuk mund ta zgjidhesh me SPAK-un e Arben Krajes, nje oportunist hileqar e dredharak qe kerkon te fitoje kohe duke pritur nga do te “fryje” era….!
Prandaj jemi vendi më i prapambetur në Evropë se kemi njerëz të tillë. Më përzihet sikur t'ja përmend emrin murtajës.
hahahahahah o gamilja e vicidolit Shemton Veshjen Qytetare Kostumin Duhet te arrestohet per Shemtim te Imazhit Qytetare -maloku qelbet me kostum Qytetari kjo eshte e pabesushme
"politikan race" eshte quajtur edhe siamezi i berishes Ilir Rexhep Meta! Si guxoni ? Keta jane llumi i hajduteve! Gangester. Te ngjajshem me Kadafin Bashar Al Said. Te ngjashem me Erdoganin Putinin por ne nivele te ulta ! Fal ndihmes europiane dhe amerikane ne vecanti, keta nuk kane arritur te behen si Bashar Al Said Kadafi, Erdogani, Putini. sepse po te kishin kaq liri do ta kthenin Shqiperine ne nje qender te krimit, dhe turbullirave ne Ballkan! Nje fat i madh i shqiptareve qe kane me vete Ameriken dhe Europne !