Presidenti italian dekoron me titullin më të lartë armikun e betuar të Berishës, Arben Kraja

7 Mars 2024, 17:58Politika TEMA
Presidenti italian dekoron me titullin më të lartë armikun e

Kryeprokurori i parë i SPAK Arben Kraja është nderuar me titullin “Cavaliere dell Ordine al Merito della Repubblica Italiana” (Kalorës i Urdhrit të Meritës i Republikës italiane).

Ky titull iu dha prokurorit Kraja nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci, në emër të presidentit italian Sergio Mattarella, në prani të presidentit shqiptar Bajram Begaj dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Maja, kryetarit të SPAK-ut Altin Dumani dhe krerëve të institucioneve të drejtësisë shqiptare.

Ky është titulli më i lartë që jepet nga presidenti Italian Sergio Mattarella. Ky titull iu dha zotit Kraja, për të vlerësuar bashkëpunimin e SPAK me Prokurorinë e antimafias italiane gjatë kohës që Kraja drejtonte Prokurorinë e Posaçme.

Në motivacion thuhet se zoti Kraja ka kontribuuar në mënyrë vendimtare në për arritjen e objektivave të përbashkëta mes dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë. Roli i prokurorit Kraja cilësohet si kyç, për rezultatet e arritura nga drejtësia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare.

“Zoti Kraja ka kontribuar në mënyrë vendimtare në forcimin e marrëdhënieve me autoritetet gjyqësore italiane dhe në arritjen e objektivave të përbashkëta. 

Arrestimin e kriminelëve të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore italiane. 

Organizmin dhe ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta, kontributin e rëndësishëm në krijimin dhe pjesëmarrjen e skuadrave të ndryshme hetimore të përbashkëta, ekzekutimin e letër-porosive të ndryshme, si dhe shkëmbimin e të dhënave që realizohet çdo ditë në fushën e drejtësisë.

Në sajë të këtyre rezultateve të arritura, edhe falë rolit kyç të zotit Kraja, imazhi dhe prestigji i Italisë dhe gjithë vendit, tek autoritetet shqiptare, tek opinioni publik, dhe tek aktorët ndërkombëtarë të akredituar në Shqipëri, janë konsoliduar dhe forcuar më tej", thuhet në motivacion.

Kujtojmë që krokurori i SPAK, Arben Kraja po heton dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani, ku akuzohen për korrupsion ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Arben Kraja ka drejtuar SPAK për tre vite ndërsa në dorë ka dhe dosjen e ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me masakrën e Gërdecit.

 

22 Komente

  1. S
    Shpresa e fundit Universum !

    Le te shpresojme qe Dosjet per kryekriminelin e katit te tete qe kendon si hoxha ne maje te minarit te Gjykohet dhe te denohet... Meqe ne Itali nga e shkuara.....nga dora e kryekrimineleit te katit te tete qe kendon si hoxha ne maje te minarit ...... me doren e tije te zgjatur ne bashkepunim me Mafien Italiane ka Eleminuar nga Miqte e tije mjafte po kriminelet e tije....( ne Spitale dhe en Hajer me Alikopter ! ? )

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Arben Kraja eshte nje zagar i Ilir Metes, po nejse, italianet kane aresyet e tyre qe e dekorojne.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prec Ulaj

        Sakte Pilo. U desh te vinte Dumani ne krye te SPAK te arrestonte Saliun me shoke, ta bente Ilir Meten te qurravitej ne TV, kur para 1 viti hiqej si trim i madh bashke me Monika kozmetiken. Bota e krimit eshte e gjitha ne burg, ose ne arrati., fshihen vrimave Talo Vela, Vis martinaj....., ju harruam edhe emrat, mbase jua kujton hoxha i minares ne ballkonin e shpreses.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Ligji jo Maliqi

        Respekte z.Kraja dhe te uroj pune te mbare ne zberthimin e ketij korrupsioni masiv. 'Kokat e gjarprinjeve' te parat.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Syla

          Kot që e ka dekoruar. Saliu me të ardhur në pushtet do ja heqë dekoratat.????????????????

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sqepari

            Bravo Edi, i bleve pothuaj te gjithe. Ka ngelur vetem europiani dhe pres. USA... hahaha!

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hajde rradhen kush e ka.....

              Viva il communsmo, la triumfera.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Titvasil

                Do dali krimineli komunisti Non Grata e te thote qe presidentin e Italise e ka blere Edi Rama ,per dhenien e titullit Krajes ,

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Evisa

                  Të jetë vallë, që, ashtu siç thotë Tema, Italia e paskesh dekoruar Krajën për faktin se qënka "armiku i betuar i Berishës"? Nisur nga kjo logjikë, Italia po bënë vërtetë krim që akoma nuk e ka dekoruar gazetën Tema! Deri më sot ne dinim që Berisha është shfaqur si armik i betuar i Krajës, thjesht për faktin që zotërisë së dekoruar i është dashur të kryej detyrën në bazë të ligjit. Por sot Tema na bënë të ditur se nuk është Berisha armik i Krajës, por e kundërta, Kraja është armik i betuar i Berishës.

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Y. H

                    Bravo zoti Kraja, dhe nje falenderim Italise mike.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Maloku

                      Ngushellime non grates.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bah

                        Ja kthyen sherbimin qe Edi ju beri Italianeve! Po vertete qenka ne hall te madh SPAK dhe Edi bashke me te , derisa detyrohen te bejne te tilla gjera qesharake. Fundja e shpalli edhe Amerika Dvoran hetiesin e Enverit “ kalores te demokracise” çte themi me shume se O ZOT, O ZOT, O ZOT.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Leonidha

                          Lal ke qene e lal do te mbetesh. Ua benin mire turqit qe nuk u lejonin te ndertonit oxhak ne kasollet tuaja.Lal hesapi.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kris

                            Ti japin shtetesine dhe nje pune ne Rome qe te shohin dhe ne Itali mafien be pushtet

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              Ulerima

                              Ata qe e njohin dhe ia dine pafytyresine ketij mostre pa shtylle nuk gladin , por ulerijne ne vetvete per keto hatara qe po shohim e degjojme ne kete vend plehre. Ekzistenca e llumi te tille neper institucione po e zbraz vendin, sepse njerezit nuk kan shprese, jane te mbaruarse u eshte vene laku ne fyt e nuk flasin dot e jo me te bertasin per c’ka po ndodh. Fundi i botes ka filluar nga ky vend.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dani USA

                                Jame 1000 perqint me komentusin Pilo Lala se luan as topi po te ishte e kunderta Ilir teveqeli krimineli dhe Sali agjenti i Serbit do kalbeshin ne burge.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Real

                                  Ky veprim nga shteti italian eshte nje qoke qe i behet krye hajnit te ripjelljes per marreveshjen e emigranteve. Eshte i porositu nga ripjellja per te lartesuar kete prokurorin e diktatures te perdorur nga kryehajni i ripjelljes ne ceshtjen e Berishes. E dine hajnat se ceshtja do perfundoje ne Stazburg dhe te marrin nje dore nga italianet se gjoja ky prokuror qenkesh nje fare heroi. Zaten hero eshte por per perdorimin nga hajnat e ripjelljes.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sh. Leporoshi

                                    Burre zotni edhe pse pak i infektum por zotni

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Trimi

                                      Edhe?a mu ulen mua cmimi i energjise?a u ulen cmimet?a shkoj dot ne spital pa xhepin plot?po crendesi kan kto,e rendesishme esht qe ky spiuni morì dekorate dhe bardhi u nda nga sara,po per te tjt,varia.beeeee beeeee beeee.kjobe fundit ishte per shoket e dashur patronazhiste.me respekte

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Latif

                                        Po sa maskarej dhe turp që këto Italianët që e dekuruan Arben Krajen!Tani Muli,Gazja,,që sot ka festen dotë hidhen në sulm kundra Italianëve ,dhe mikeshës së Ramës Melani .Tani edhe Melani na doli spiune e Ramës siç doli Soros

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Trotski

                                          Urime dhe Respekte Z.Kraja.jepi FUND Shpellarit Sali Kerma dhe Gjirizit te Tij te Qelbur.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Arbeni

                                            Për mua ky kur ishte kryeprokuror nuk arrestoi asnjë nga peshqit e mëdhenj dhe të korruptuar të tjerë.Altin Dumani arrestoi sali malokun dhe ka në plan edhe mutin e çobanit ilir metaj.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje