Deklarata e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila ftonte deputetët të drejtuar në Kuvend nga Gazment Bardhi për të gjetur dakordësi, riktheu vëmendjen te thirrjet e vazhdueshme për dialog që janë bërë shpesh herë për të kthyer në normalitet Kuvendin.
Burime për Report TV bëjnë me dije se prej disa ditësh Partia Socialiste dhe Gazment Bardhi po negociojnë për t’u ulur e për të biseduar për kërkesat me të cilat grupi i Rithemelimit kushtëzon normalitetin e jetës parlamentare.
Sipas burimeve, PS mund të pranojë disa prej komisioneve parlamentare të kërkuara prej opozitës dhe që janë 1 prej 3 kërkesave të bëra nga deputetët e drejtuar nga Gazment Bardhi.
Negociatat janë nxitur edhe nga faktori ndërkombëtar, që prej muajsh i kërkon opozitës e maxhorancës të gjejnë rrugën e dialogut për të kthyer funksionalitetin e plotë në parlament.
Sa i takon dy kërkesave të tjera, që Bardhi parashtron prej 5 muajsh në parlament, është ajo për t’u njohur si kryetar i grupit, të cilën maxhoranca ndonëse e ka lënë pa përgjigje, e ka pranuar, pasi e fton atë si kryetar të grupit në mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve apo në aktivitet e tjera parlamentare.
Më e vështira për t’u plotësuar është kërkesa që lidhet me bashkë-drejtimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku punën socialistët e vijojnë me Enkelejd Alibeajn e PD zyrtare ndërsa nuk kanë pranuar kërkesën e grupit të Rithemelimit për të zëvendësuar Alibeajn me Bylykbashin e Rithemelimit.
Dalëngadalë po del qartë kush vazhdon t'a mbajë në politikë Sali Berishën. Gjëmimet e tij nga maja e "minares" nuk janë asgjë më shumë se zakoni i tij i vjetër për të mbuluar ato që bënë nën rrogoz.
PS te mos bei negociata me Gaz funderinen po te bei kodin zgjedhore ne funsion te demokracis ku DEPUTET te behet ai qe mer vota me shume dhe te mos behet deputet Peco Vasili me 287 vota kjo eshte Skandaluze Zoti Krye Minister dhe po te besh kodin zgjedhore Demokratik dhe jo Dy partiak nuke behen Deputet Berishet dhe kjo eshte negociata me e mire qe i duhet nje Shteti Demokratik,dhe jo te beni shou politik.
Mutit i duhet ndenjur larg jo ta mbash në tavolinë siç po bējnë socialistët (nëse lajmi është i vërtetê). Në se vërtet po ndodh atëherë era e tij ndotëse do zgjatë, se s'ka pastruese ajri për në mjedise të hapura.
Mazhoranca nuk duhet te beje leshime rrugeceve te foltores te cilet po bllokojne parlamentin per tekat e Sali Berishes. Jane sta qe kerkojne djegien e parlamentit dhe te gjithe shqiperise.
Po e nxjerr koken Edi Rama ngadale ngadale