
Kryeministri Edi Rama së bashku me zv.kryeministren Belinda Balluku kanë prezantuar projektin e Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano.
Në fjalën e saj hapëse të këtij prezantimi, Balluku shprehet se kompleksi portual Durrës-Porto Romono do të mbulojë nevojat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në 4 dekadat e ardhshme.
“Linjat herkurodhore mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, apo krijimin e porteve të thata, që do të sjellin në ndryshim të peizazhit ekonomik. Kemi kryer një punë dy vjeçare, teknik dhe i kemi bërë me ndihmën e kompanisë lider në këtë punë. Është një investim transformues.
Përmes Portit tregtar dhe ballina ujore dhe marina e Jahteve në Durrës po ndërtojmë një kompleks portual. Tërësisht të modernizuar, që do të jenë në pronësi shtetëror, dhe Autoriteti Portual i Durrësi do të mbikëqyrë të gjitha aktivitetet.
Është një projekt strategjik që do mbulojë nevojat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, për 4 dekadat e ardhshme. Nuk është kopje e madhe e Durrësit, por investim i ri modern që do mbulojë kërkesat e 4 dekadave të ardhshme me një teknologji që nuk është aplikuar këtu.
Në këtë investim 390 milion eurosh që punëson 1500 vetë, një vëmendje ka marrë ndërlidhja e terminaleve edhe hekurodhore. Dy portet do lidhen sëbashku por edhe më linjat që vjen për në Tiranë. 46% do mundësohet nga shteti 54% nga ndërtuesi. Pasi kjo është zgjedhur me konsensus.
Do rimbursohet na autoriteti portual i Durrësi. Do dali në garë ndërkombëtare, për të gjitha kompanitë. Procesi i garës do mbyllet në korrik të 2023.” tha Balluku.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se porti në Porto Romano është i një rëndësie kombëtare, ndërsa shton se Projekti do të hidhet në garë ndërkombëtare fillimvitin e ardhshëm dhe do të nisë zbatimin me çeljen e kantierit të Porto Romanos brenda vitit 2023.
Postimi i Ramës:
Prezantimi i Projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV”, një ndër pesë kompanitë më prestigjioze të botës në fushën e projektimit të porteve,
Një vepër me rëndësi kombëtare në funksion të tregut të përbashkët rajonal, projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit, integron hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut
Projekti do të hidhet në garë ndërkombëtare fillimvitin e ardhshëm dhe do të nisë zbatimin me çeljen e kantierit të Porto Romanos brenda vitit 2023
Dakort me ato qe thoni Ju.Po cfar thote Petrit Vasili,Ina Zhupa,Ilir Metaj etj. opozitare ziliqare qe lehin ter diten dhe naten si zager.
Heret a vone, do t'i dalè tymi ketij "Mega investing qè do punesoje mijra njerez etj, etj" ....mos qofte e vertete...