Gratë dominojnë në universitet dhe në tregun e punës

10 Dhjetor 2022, 19:30Sociale TEMA

Gratë dominojnë në universitet dhe në tregun e punës

Afro 60% e studentëve, vajza dhe gra

“Shqipëria vijon të nxjerrë më shumë vajza dhe gra specialiste në fusha të ndryshme të vendit, duke dominuar ndaj burrave dhe djemve. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se rreth 60 % studentëve, janë femra.”

Në vitin akademik 2021-22, në të gjithë programet e arsimit të lartë ndoqën studimet 124 mijë studentë, duke shënuar një rritje prej 0,1% krahasuar me një vit më parë.

Prej tyre rezultojnë të regjistruara në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2021-22, marrin pjesë 75 mijë studente femra, ose 60% e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tre vitet e fundit vihet re një dominim i femrave kundrejt meshkujve të regjistruar në universitet, duke dominuar dhe tregun e punës.

Dominimi i femrave, duket në degë të ndryshme si mjekësi, inxhinieri, socociologji, ekonomi apo edhe mësuesi. Në këtë të fundit, në profeisonin e mësuesisë në 80% të rasteve janë vajza dhe gra.

Lini një Përgjigje