
Kompania Rozafa së shpejti hap qytetin e dytë të punës në Maliq. Gjergj Luca respekton një nga baballarët e inxhinierisë shqiptare.
Luca tregon se në nderim të njeriut që drejtoi gjatë viteve të lavdishme Kombinatin e Sheqerit, i ka ngritur statujë. Nikolla Kallfa do të presë vizitorët e Fish City në qytetin juglindor.
“Ky burrë këtu është Nikolla Kallfa, ish-drejtori i kombinatit që ka marrë pjesë në ndërtimin e këtij kombinati të madh dhe pastaj e ka drejtuar me mijëra punonjës, nga Korça, nga rrethina, nga Maliqi. Dhe ne zgjodhëm që monumentin e parë të rikujtojmë këtë burrë të madh”, thotë Luca.
Në videon e mëposhtme, sipërmarrësi tregon se përse qyteti i ri i Fish City në Maliq ka nisur pikërisht me ish-drejtorin e Kombinatit të Sheqerit.
“E kemi vu pikërisht pranë flamurit kombëtar, sepse ky njeri ka ndarë gëzimin e vetë, ka nda jetën e vetë me njerëzit. Ka ndërru dhe jetë mes njerëzve, në mes të punës, në mes të gëzimit që krijon puna. Dhe nuk ka burrë që të përmendet në gjithë këtë zonë, nga të gjithë njerëzit që unë kam taku, për shpirtin e tij, për frymëzimin e tij që ka dhënë te njerëzit”, thotë Gjergj Luca.
Shyqyr o Zot qe na ke dhene çunin e Ndrek Luces! Si do e kishim hallin pa te!
Hallall gjergj qe nderon njerezit e punes se duket sikur vendi ska pas ekzistu para 08 dhjetor 1990. Respekte per cka ban per ato zona ne vecanti dhe vendin ne pergjithsi
Bravo Gjergj Luca per zgjedhjen e personit te duhur par ta ngritur ne piedestalin e nderit, por mundohu t'i besh nje permendore edhe ndonje mjeku humanitar, nese gjen ndonje te tille ne Maliq.
Qe te behesh inxhinjer duhet te shkosh ne shkolle. Qe te ndertohen shkolla duhet qe biznesmenet te paguajne taksat me korrektese. Qe te behesh inxhinjer duhet te kesh kushte normale jetese ne familje kur rritesh. Qe femijet te rriten te shendetshem duhet qe biznesmenet t’u paguajne rroga te mira punetoreve. Paguani taksat shetit e ate qe u takon punetoreve edhe lerini pordhet.