Gjinekologia: Pas moshës 35 vjeç vështirë të bëni fëmijë

9 Dhjetor 2022, 12:17Sociale TEMA

Gjinekologia: Pas moshës 35 vjeç vështirë të

Gjinekologia Mimoza Keta është shprehur se pas moshës 35-vjeçare është vështirë të bësh fëmijë pasi vezët fillojnë të plaken.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ajo tha se mosha më e mirë për të bërë fëmijë është 20 deri në 30-vjeç.

Gjinekologia nënvizoi se pas moshës 30-vjeç është e vështirë dhe për të abortuar.

“Personat që kërkojnë të lindin janë pas moshës 30-vjeçare, atëherë kur ato janë pak më të rregulluar ekonomikisht, kanë mbaruar dhe pjesën e arsimimit e të ngritjes profesionale, por harrojnë se ora biologjike bën punën e vet. 

Mosha më e mirë për të lindur është 20-30 vjeç. Pas moshës 35-vjeçare veza fillon të plaket dhe mundësia që t’i të lindësh është disa herë më e vogël. Më e madhe është dhe mundësia për ta abortuar”- tha ajo.

1 Komente

  1. V
    Vivaldi

    Diçka do t'doja të shtoja por s'di kë do bindëte ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje