Ky është Eloeni vetëm 8 vjeç, me siguri mekaniku më i vogël i automjeteve. Teksa vizitojmë servisin e familjarëve të tij, habitemi kur dëgjojmë me kureshtje se si ai i njeh në detaje pjesët xhenerike dhe motorike të makinave.
Edhe pse shpenzon shumë kohë në servisin e makinave, Eloeni nuk i ka lënë pas dore mësimet. Ai synon që në të ardhmen të bëhet inxhinier.
“Mua më pëlqen të bëj motorët. Mendoj të bëhem inxhinier mekanik kur të rritem”, thotë Eloeni.
Xhaxhai i 8-vjeçarit i cili ka qenë shtysë për nipin që ky i fundit të apasionohet pas makinave, tregon se me këtë ritëm, një ditë Eloeni do të jetë shumë i aftë në këtë punë.
“Është goxha ndihmë se e ka marrë me qejf punën edhe do bëhet shumë i zoti kur të rritet”, thotë Arben Kaja, xhaxhai i 8-vjeçarit.
Ndryshe nga bashkëmoshatarët që tërhiqen nga teknologjia, Eloeni mezi pret të mbarojë mësimet për të kaluar disa orë në servisin e familjes. Pluhuri, vajrat, grasot e papastëri të tjera që karakterizojnë punën në servis nuk e shqetësojnë aspak Eloenin, i cili me pasionin që ka, i jep shpresë babait dhe xhaxhit të tij se biznesi i tyre do të jetë në duar të sigurta në të ardhmen.
Kur te rritet.....me kujton kengen made in Elbason: ...u rrit cuni don llokum...."
Nga e folura nuk duken te jene elbasanas,ndoshta nga Berati,Skrapari,Gramshi,,,megjithate pamvarsisht pasionit per te cilen duhet inkurajuar ne menyra te tjera ,nje femije nuk duhet te lejohet te beje pune te tilla te rezikshme per te cilen ka edhe Ligje strikt .Po te ishte dhe publikohej ne USA ky rast ,femija do te merrej nga Autoritetet e shtetit per kujdesjen dhe mbrojtjen e femijeve.
Bravo per pasionin e tij, ajo eshte e ardhmja qe do t’i siguroje jetesen e tij si profesionist ne ate fushe apo gjetke ku ai deshiron te vazhdoje..!