Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës u kërkoi autoriteteve shqiptare pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe ndërmarrjen e një programi gjithëpërfshirës të monitorimit të jetës së egër dhe rishikimin e të dhënave të Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zonën ku po ndërtohet aeroporti.
Sipas dokumenteve të miratuara në mbledhjen vjetore të Komitetit të mbledhur në Strazburg në takimin vjetor nga 28 nëntori deri në 2dhjetor “ kërkesa për pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës vjen për shkak të mungesës së dukshme të respektimit të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Komiteti i Konventës së Bernës e ka mbështetur kërkesën për autoritetet shqiptare “mbi një vlerësim paraprak të ekspertit, duke e trajtuar çështjen me urgjencë pas ankimimit të organizatës mjedisore shqiptare “Eco Albania” se ndërtimi i aeroportit po përparon me shpejtësi”.
“Komiteti, thuhet në dokumentet e takimit, të cilat Zëri i Amerikës i ka parë, vuri në dukje një prezantim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, e cila kujtoi se atyre nuk u është caktuar koha e mjaftueshme për të konsultuar draft raportin dhe rekomandimet dhe se ata besojnë se situata e aeroportit të Vlorës nuk duhet marrë në konsideratë, sipas kësaj dosjeje”.
Përfaqësuesi i organizatës mjedisore shqiptare PPNEA, Xhemal Xheri, i pranishëm në diskutimet e palëve gjatë takimit të Strazburgut i tha Zërit të Amerikës se përfaqësuesit e Ministrisë shqiptare synojnë për të përfituar kohë që ndërtimi aeroporit të përfundojë”.
Dokumentet finale pritet të paraqiten pranë Komitetit të Konventës fillimin e vitit të ardhshëm ku priten edhe rekomandimet e detajuara për autoritetet shqiptare.
Në fund të gushtit të këtij viti përfaqësues nga Konventa e Bernës, së bashku me përfaqësues nga Konventa për Shpendët Shtegtues (CMS) si dhe Marrëveshjes për Ruajtjen e Shpendëve të Ujit të Afrikës dhe Euroazisë (AEËA) realizuan një vlerësim në terren të situatës në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë duke përgatitur raportin paraprak për Komitetin e Bernës.
Konventa e Bernës e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane është një instrument juridik detyrues ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës. Shqipëria e ka nënshkruar këtë Konventë në vitin 1995 dhe ka hyrë në fuqi në maj të vitit 1999.
Ndërkohë më 23 nëntor 2022, dy organizata mjedisore shqiptare PPNEA dhe AOS, me mbështetjen e EuroNatur, ngritën një padi në Gjykatën Administrative kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë.
Sipas organziatave ky ndërtim shtrihet brenda një prej ligatinave dhe zonave më të rëndësishme të biodiversitetit në Shqipëri dhe përgjatë korridorit shtegtues të Adriatikut, një rrugë shtegtimi e rëndësishme për shumë shpendë shtegtues. Me vazhdimin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, qeveria shqiptare shkel ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare.
Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë është sipas vlerësimit të organizatave një ndër sistemet ekologjike më të rëndësishme në Shqipëri, ligatina e dytë më e rëndësishme në vend, shtëpi e llojeve të rëndësishëm të florës dhe faunës dhe pjesë e disa rrjeteve ekologjike ndërkombëtare, korridorit shtegtues të Adriatikut, me më shumë se 220 lloje shpendësh.
Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi një vit më parë dhe po kryhet nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohet nga "Mabetex" e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompanine turke, "Yda Group", e cila ka 48 % të aksioneve, ndërsa 2 % i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”.
Aeroporti i Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh dhe pritet të përrfundojë në fund të vitit 2024 me një vlerë të parashikuar të investimit në rreth 104 milion euro.
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë muajin e shkuar tha se se “punimet për aeroportin po ecin shumë mirë dhe fluturimi i parë do ta jetë fund të vitit 2024. “Shpresojmë të mos kemi surpriza, deklaroi kryeministri Rama”./VOA
Esat Pashe Toptanet jane pa fund. Nuk mbarojne keta dobicer qe jane kunder zhvillimit te Shqiperise. Kerkojne ta lene Shqiperine ne mesjete. Te gjithe shtetet Europiane kane aeroportet mu ne zemer te qyteteve te tyre dhe kerkojne llogari pse Shqiperia po ben zhvillim drejt civilizimit. Maskarenj! As mos i merrni parasysh. Vazhdoni punimet dhe mbarojeni.
Pse nuk ndërtoni shpella, moçale, xhungla? Pse ndërtoni qytetërim, shtet dhe qytet? Kjo nuk është porosi e bizantinëve, Serbisë, Greqisë, Rusisë. Keto nuk iu pelqejne kafsheve, egersirave, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.
Esat Pashe Toptanet jane pa fund. Nuk mbarojne keta dobicer qe jane kunder zhvillimit te Shqiperise. Kerkojne ta lene Shqiperine ne mesjete. Te gjithe shtetet Europiane kane aeroportet mu ne zemer te qyteteve te tyre dhe kerkojne llogari pse Shqiperia po ben zhvillim drejt civilizimit. Maskarenj! As mos i merrni parasysh. Vazhdoni punimet dhe mbarojeni.
Po shpenzimet qe jane bere deri tani per ndertimin e aeroportit ku te shkojn ne verin e satuemave. Pisa.Ajo eshte nje veper dhe do t'i sherbej popullit dhe do perfundoi patjeter.
Ku pyet piktori per BERNE. e dengla. Po ska njeri jo ne Berne por as ne glob qe ti jape mesime te gjithditurit tone. Qente le te lehin KARvani shkon perpara . Rofte rilindja me shokun Rdi ne krie !
Gezuar ramazonin......
to mouni tis manas sou……
Pasi kane shkateruar cdo lum ne vendet e tyre keta kerkojne qe ne te ma lene ne mesjeten e eger, aeroporti aty ka qene prandaj do te ndertohet i ri modern. Kesaj qe thone keta i thone pirdh se lirohesh....
hik mer nastradina Esadiste se s'ju qi Qeverriu ju plehra Esadiste
Keto "organizata" te kujtojne Bismarkun, Kontin Ciano, qe Shqiperia eshte mire disa keneta, aq toke sa ne vendosem, dhe te shkojme te gjuajme rosa te egra. Keta nuk duan zhvillim. Mendoj se prapa tyre qendron "ambientalisti" Sazan Guri, Jam Arber Malltezi and CO, te cilet nuk duan zhvillimin e Shqiperise, por leke. Shiko zhurmen per 50 leke hyrje ne parkun e Divjakes. Ne cdo vend te botes, hyrja ne park eshte te pakten $20, ose karte aboneje vjetore. Kujt i sherbejne keta njerez. Vjosen, lumin e fundit te eger ne Europe e pezulluan, kur vete cdo lum e kane ndertuar e zhvilluar. Mbaroje aeroportin, sepse i duhet Shqiperise si uji i paket. Nderkohe ka nje Ministri Mjedisi qe duhet te marre te gjitha masat, tr aktivizoje edhe keto shoqata, nese duan, te punojne, te mlonitorojne dhe te krijojne habitatete nevojeshme per kafshet. Me kujtohet kur u ndertua aeroporti i Milanos, Malpensa, Europa ishte kunder, apo aeroporti i ri i Stambollit, sot me i madhi ne bote per pasagjere, ,qe ishin kunder te gjithe, WB, Europa, etj. Por u ndertuan. Ceshtje konkurence, asgje tjeter.
Po ky Xhemal Xheri, nga u shfaq? Po e rrënojnë kombin tonë Xhemalët, Salihtë, Shabanët etj, të cilët flasin shqip dhe mendojnë sllavo-orientalisht.
Kriminelet qe duan ta mbajne Shqiperine ne terr se eshte nga brend krimi; nje grusht eshte perkedhelje, tani do nje vare prokurori.
Krrrrkkkk.
Këta kërkojnë mbrojtjen e tigrit në Indi dhe Luanit në Afrikë edhe pse shpeshë sulmojnë njerzit kundrejtë te cileve jan pa klurrfarë shansi e nga an tjetrët çmenden për riparaqitjen e ca ujqërve gjysëm te ngordhur në vendin e tyre dhe kërkojnë vrasjen e tyre. Njësoj si kurva kur flet për moral.
U turren prape shpellaret e saliut dhe te likes. Kane bere miljarda nga shkaterrimi dhe grabitja e shqiperise dhe duan ta lene lakuriq duke paguar organizma e organizata e po ..ë me rigon.
Ore lejini ata pallat e Bernes te dordollisin. Aeroporti i Vlores do behet... por une kam nje pyetje me "delikate": Ai i Kukesit a funksiono? Dhe sa fluturime ka ne dite/jave/muaj???
Po mire o njerez me shpirt katran si mendoni keshtu, njelloj si Saliu. Ne Vlore te mos ndertohet aeroporti,ne Dures porti turistik, ne Tirane teateri,ne veri hidrocentrali etj. Po pse vec ne Shqiperi nuk duhen bere keto investime? Pse ne te gjithe boten e zhvilluar behen? Pse ne nuk duhet te behemi si gjithe bota? Fare e keqe,pjelle e poshter.
Aplikimi per leje ndertimi ne Shqiperi nuk e ka si kriter certifikimin nga Berni; sepse vet Berni nuk e ka pjese te tijin proceduren per te kordinuar me bashkite/institucionet e cdo vendi qe te jap leje sa here te ndertohet dicka e re.
Y.H bravo.Ke shume te derejte.
Po cfare mund te prisni me shume nga nja ministri qe drejtohet nga nje mesuese frengjishtje, pra nga copa e mishit me dy sy Mirela Kumbaro Furxhi. HAJDUTE!
Po pse per tre kater harabela qe mund te fluturojne aty do nderpresim investimet strategjike o koqe kanari
“East” ke shume te drejte, keto OJF e Shqiperise qe marrin fonde e qe duan te marrin te tjera, dhe qe trecereku i (pra 75%) e ketyre fonde e perfundojne ne xhepat e atyre qe jua japin, pra donatorevee, jane ata qe furnizojne me genjeshtra komitetet e konventes ose dhe organizzata t mjedisore jashte vendit, jane njerez qe nuk duan tja dine se cfare behet ne vend ndertohet apo Jo aeroporti boll te bejne zhurme qe tju vine eurot. Ne te rrime si ne mesjete pa hidrocentrale, pa aeroport, pa industri etj etj kurse Europa te llamburise nga dritat e te kete aeroport ne çdo qytet. Qeveria duhet te shikoj punen ata le te bejne llam llam e te mos i marri ne konsiderate. Po nuk sollen studime se ku i bazojne keto ankesa çdo kerkese duhet te shkoj ne kosh te plehrve. Kam qene vete ne keto ambiente dhe e njoh mire mekanizmin që perdorin shefat e huaj dhe sidomos europianet.
Eurokurva na do vetem mocal per shpendet...njesoj edhe Sazan Huri edhe Fatos Lubi
Ta dish mire ti legen dhe te gjithe legenat qe I shkoni mbrapa nje te marri... Nese do ishte qelluar me shkelm nje qen ne bulevard... te jesh I sigurte ti o legen se te gjithe liderat do ishin shqetesuar dhe do ta denonin...por kur qellohet me grusht nje hijene...te gjithe e miratojne...me heshtje dhe me buzen ne gaz...
jU KOMENTUESIT E GAZETES TEMA DHE SHQIPTARJA.COM JENI DUKE LEHUR KOT SEPSE RAMA E DINTE MIRE QE NUK DO E LEJOJNE POR AI E MORI PJESEN E TIJ. EDHE KUR RAMA TA ANULLOJE VENDIMIN(GJE QE ESHTE E SIGURTE QE DO E BEJE) JU PRAP DO MBURRENI ME VENDIMIN E RAMES SEPSE VETEM PER ATE JENI TE PAGUAR DHE JO PER TE DISKUTUAR NE ESHTE APO JO I DREJTE.
Mos u shqetsoni fare per kete projekt qe po zbatohet ne nje zone te diskutuar mjedisore. Egzistojne ligje per mbrojtjen e amjenteve mjedisore dhe shume mire bejne . Por ne realitet, ne te gjithe boten, ne shohim katastrofa mjedisore si rezultat i nevojave per zhvillim. Shqiperija eshte fundi i kavallit nga pikpamja e ruasjtjes se mjedisit .Me vendosjen e demokracise ne Shqiperi politka ka shperfillur te gjitha ligjet e normat qe regullojne mbrojtjen e teritoreve e te ambjenteve . Pa dyshim qe keto jane bere per hire te nevojave per ndryshim e zhvillim ekonomik. Nuk eshte e lehte qe nga nje vend i mbyllur dhe pa prespektive te pretendoshe te korigjosh apo te mos ndryshosh mjedisin . Nga aq sa kam njohje, per kete zone, mendoje se nuk ka shume efekte negative.Gjithe ajo siperfaqe eshte shume e pershtatcme te jetojne si zoqte shtegetar dhe biodiversiteti .Ka hapsira qe nuk shfrytezohet te gjitha nga shpendet .Gjithe perla per rreth ishullit te Zvernecit eshte e mjaftushme per te krijuar kushte te favorshme per shpendet . Dhe ne pjesen perendimore te Kripores ka siperfaqe te bollshme edhe per zogjte qe rriten me shumice ne ate rajon . Sa per toke bujqersore nuk behet fjale mbasi ato jane plot shellire .Duke i vene ne kandar, te mirat e te keqijat e ketij projekti ,kam besim se me shume fitojme se sa humbasim. Ne bote ka shume Aeroporte qe jane ndertuar ose ne vijen bregdetare ose ne fundin e lagunave .Ajo qe i bene te efektshem jane studimet e sigurise Aeroportuale .Ky Aeroport ne ate zone ku po ndertohet ka kushtet ideale per sigurine dhe garasncine nga cdo fenomen natyror ose njerzor .
Shum von jeni kujtuar.