Ish zv/ambasadori i OSBE: Jam malok shqiptar! Më shumë mundësi këtu, se Angli

5 Dhjetor 2022, 13:39Sociale TEMA

Ish zv/ambasadori i OSBE: Jam malok shqiptar! Më shumë mundësi

Është disi e pazakontë që të huajt të duan të kenë pasaportë shqiptare, por për ish-zëvendës ambasadorin e OSBE-së, Robert Wilton kjo ka qenë një ndër gjërat më të mira që ai ka zgjedhur në jetë.

Në një intervistë në “Shqip” me Rudina Xhungën në Dritare TV, Wilton thotë se qëndrimi i gjatë në Kosovë dhe pastaj në Shqipëri ka qenë një eksperiencë tepër stimuluese për të.

Biseda me të nuk mund të mos rridhte natyrshëm tek aktualiteti dhe ajo që po ndodh me shqiptarët në Angli.

Sipas tij mënyra sesi shqiptarët po perceptohen është e turpshme. Ai tha se Anglia ka nevojë për shqiptarët jo vetëm si fuqi punëtore, por edhe kulturalisht.

Pjesë nga biseda:

Robert Wilton: Ka qenë stimulus dhe fillimisht e kemi mësuar në Prishtinë në vitin 2006. Ndaj e kam shqipen kështu, pak më “malok” ( Qesh). Tash jam bërë zyrtarisht kosovar me letra.

Kur u bëtë kosovar?

Para pesë vitesh.

Po tani nuk udhëtoni dot askund pa viza (qesh)

Midis Prishtinës dhe Tiranës është shumë lehtë. Po kështu ka qenë mjaft pozitiv për të mësuar gjuhën duke qenë se njerëzit kanë qenë aq të hapur aq entuziastë kur ne tentonim të flisnim pak fjalë në gjuhën e vendit.

Tani anglisht nuk flisni fare?

Nuk e kam harruar krejt, po më mungon.

Shumë shqiptar po “ikin të pushtojnë Anglinë”, ju vini këtu për stimulimin...

Prap nuk guxoj të kundërshtoj vendimet e tyre. Për mua është shumë më thjeshtë të lëvizë nëpërmjet të dy vendeve. Mundet të them personalisht qëndrimi ndaj shqiptarëve në këtë moment është turp, është skandaloz, është racist dhe më vjen shumë keq që shqiptarët të cilët kanë qenë shumë mikpritës ndaj anglezëve këtu dhe tepër pozitivë si qytetarë në Angli si tatimpagues etj, tani po trajtohen në një mënyrë të turpshme. Shpresoj që sa më shpejt të tejkalohet kjo gjë krejt e papërshtatshme dhe raciste. Uroj që së shpejti të bëhet e mundur që qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës të udhëtojnë lehtë në Angli.

Anglia ka nevojë për shqiptarët.

Për mua është natyrore që njerëz nga çdo vend i botës të lëvizin, është natyra njerëzore.Edhe për të shkuar në një vend tjetër për të përmirësuar kushtet e veta ekonomike nuk është kriminale dhe Anglia ekonomikisht ka nevojë për emigrimet. Është një fuqi pozitive që ka këtë lëvizje njerëzore nëpër botë. Është diçka shumë e shëndetshme për kulturën tonë. Unë kam mësuar shumë nga përvoja ime në Kosovë dhe Shqipëri dhe jam më i kulturuar për shkak të njohjes këtu. Ka një pakicë që udhëton për kriminalitet, ashtu siç janë edhe një pakicë angleze që udhëton për kriminalitet.

5 Komente

  1. G
    Genti

    Si fuqi puntore mbase por kulturalisht nuk e di c'mund ti japin shqiptaret e ketij brezi. Vetem nese e ka fjalen per "kulturen" e trafiqeve,vjedhjeve dhe prostitucionit.

    1. D
      Drilon

      Ne Angli kemi mjeke, kirurge zemre, kemi profesore universiteti, yje te muzikes pop qe njihen ne te gjithe boten, kemi nje stiliste qe vesh gjithe hollivudin, kemi futbolliste. Kemi punetore te ndershem. Kriminele mund te kete por jane minorance. Ne ADN e Shqiptarit nuk eshte krimi por suksesi.

    2. k
      k

      Gjatë diktaturës, vinin në Tiranë drejtuesit e partive komuniste Evropiane ( të blerë) dhe perpiqeshin të na bindnin se sa e bukur ishte jeta në shqipëri dhe sa me fat ishim. Pas një jave, largoheshin. Ky zoteria me shkaktoi të njejtat ndjesi.

      1. k
        k

        Gjatë diktaturës, vinin në Tiranë drejtuesit e partive komuniste Evropiane ( të blerë) dhe perpiqeshin të na bindnin se sa e bukur ishte jeta në shqipëri dhe sa me fat ishim. Pas një jave, largoheshin. Ky zoteria me shkaktoi të njejtat ndjesi.

        1. S
          Shqiptari

          Nuk duhet te leme kujtimet e vjetra te na verbojne ndaj te ardhmes, ti mendon qe eshte me mire qe femija yt te perfundoje ne shtepi bari sesa te merret me fermen e tij apo te beje nje profesion qe e paguan mire edhe ketu, mekaniket na duhen akoma dhe paguhen shume mire, hidrauliket paguen shume mire dhe na duhen, elektricistet paguhen shume mmire dhe na duhen,ne ndertim njerezit paguhen shume mire edhe ne Shqiperi nderkohe qe nuk duhet te lene qimet e kokes per qera dhe ushqim (shtrenjte jane gjerat ne Shqiperi per rrogen e kamarierit dhe pensionistet e bekuar por ama jo per ata qe punojne ne ndertim). Dhe nuk po merrem me inxhinieret, arkitektet etj etj, po merrem me profesione qe kerkojne vetem nje trajnim profesional nga disa muaj ne 4 vite maksimumi e integruar kjo me shkollen e mesme, nuk iu duhet universitet. Keshtu qe le ti therrasim mendjes dhe ti mbajme te rinjte ketu dhe mos ti dekurajojme dhe vrasim shpresat per vendin e tyre. Personalisht nuk do doja kurre ti nderroja 300 ditet me diell dhe temperaturat e ngrohta te Shqiperise e gjithe mesdheur me motin gri e depresiv te Mbreterise se Bashkuar. E kuptoj pse iknim ne 97, i kuptoj edhe ata qe ikin me vize pune per te ardhura me te mira, por te rrezikosh veten ne gomone ne 2022 kur nuk kemi as lufte dhe sidomos ne nje vend qe as nuk na do dhe ku po perpiqen me cdo kusht te na paraqesin si fermere hashashi, banda kriminelesh apo perdhunues femijesh, te gjithe shqiptareve pavaresisht sa shume shqiptare profesioniste dhe taksapagues te rregullt kane atje dhe pa kthyer syte nga vetja te shohin fajin e tyre. Ajo qe me habit eshte ku shkoi dinjiteti i malesoreve qe deri disa dekada me pare ishin shembull per kete, pse duhet ta lejosh veten te trajtohesh ne kete menyre, pse duhet te sajosh perralla per trafikim njerezor kur vete i nisesh asaj rruge dhe paguan, pse prinderit nuk i dekurajojne femijet e tyre kur e dine qe nje rrisk shume i madh eshte qe do i futen rruges se droges dhe rrisku nuk ehste vetem qe do e prodhojne dhe shesin por edhe do ta perdorin vete.

        Lini një Përgjigje