Çifti shqiptar në Katar rrëfejnë si u sulmuam nga tifozët serbë pas ndeshjes Serbi-Zvicër

5 Dhjetor 2022, 13:03Sociale TEMA

Çifti shqiptar në Katar rrëfejnë si u sulmuam nga

Genta dhe Eki Rrahmani janë dy shqiptarë të cilët jetojnë në Katar dhe kanë treguar përjetimet dhe emocionet para dhe pas ndeshjes Serbi-Zvicër.

Në një intervistë për Euronews Albania, Eki u shpreh se pas ndeshjes, e kanë sulmuar disa tifozë serbë pasi ai kishte veshur një bluzë me simbolet shqiptare si dhe kishte flamurin kombëtar.

Ai nënvizoi se edhe të vëllain, e goditën me shishe. Pranë tyre, ndodheshin disa policë, të cilët qetësuan situatën.

Ndërsa, Genta deklaroi se ndeshjen e ndoqi nga shtëpia, pasi nuk ndodhej në gjendje të mirë shëdetësore.

“Në atë moment, kur dolëm nga jashtë, e ndërrova bluzën prapë. Po shkonim te parkingu për të marrë makinën. Ka qenë 2 kilometra larg stadiumit.

Kur kemi kaluar perimetrin e parë të stadiumit, 400-500 metra, na kanë gjuajtur me ujë. Vëllain e kanë gjuajtur me shishe uji. Ai ka ikur për të thirrur policinë, unë e gjeta veten me 15 të tjerëve. Kishim fat që ndodhi aty që kishte disa policë”, theksoi Eki Rrahmani.

3 Komente

  1. v
    vlora

    po c kerkoje ti moj islamike ne ndeshien serbi zvicer ptuuuuu qelbesira

    1. S
      Sebastia

      Te qifsha fisin grekogabel o bythqiiiir i ndyre

      1. K
        Koli

        C'merresh kot me kete derdimenin "vlora". Eshte i njejti person qe nderron pseudonimet, mbase pensionist merzitet vetem, po pse o xhaxhi kaq mllef, shijo ditet e fundit o i uruar ;)

    Lini një Përgjigje