SAMITI i BE në Tiranë: Ja harta e bllokimit te rrugëve prej nesër. Berisha ka shans ta bej mitingun para hotel Dajtit

4 Dhjetor 2022, 20:08Sociale TEMA

 

 

SAMITI i BE në Tiranë: Ja harta e bllokimit te rrugëve prej

Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato do të japë përgjigje për çdo paqartësi që do të kenë qytetarët lidhur me bllokimin e rrugëve në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ai do të jetë i ftuar pasditen e sotme në Report tv ku do të jetë i gatshëm për t’iu përgjigjur interesit të çdo qytetarit.

Perimetri i Sigurisë kap këto akse:
-Bulevardi “Dëshorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
-Rruga “Dervish Hima”;
-Rruga “Asim Zeneli”;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
-Rruga “Skerdilajd Llagami”
-Rruga “Faik Konica”.
-Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;
-Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.
-Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

4 Komente

  1. M
    Martin

    Kufizimi i pare duhej te ishte perpara Galerise se Arteve

    1. L
      Likja

      A mund te me sqaroj njeri nga duhet te kaloj motra ime per te shkuar ne Rinas, e ka shtepine te shkolla Petro Nini??????????

      1. S
        Salkari

        Cojeni te beje mitingun ne Gjirin e Lalzit , bashke me Ilir hajdutin te protestojne atje per varferine....qe ta kuptojne se sa te peshtire jane dhe njerez jo me dy por me 10 fytyra ....

        1. G
          Gimi me tha mua atje te 700-cja nga ana ime .....

          Ndero nickname shoku , me" likja" nuk do te ndihmoje njeri ......

          Lini një Përgjigje