Historiania Nevila Nika: Nuk ka komb kosovar, ka vetëm një komb, është ai shqiptar

2 Dhjetor 2022, 21:40Sociale TEMA

Historiania Nevila Nika: Nuk ka komb kosovar, ka vetëm një komb,

“Shteti dhe Kombi” ka qenë tema e diskutimit këtë të premte ne emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku.

E ftuar në studio historiania Nevila Nika tha se nuk mund të ketë komb shqiptar dhe komb kosovar, ka vetëm një komb është ai shqiptar. Sipas tij targetimi si komb kosovar ka tendenca dashakeqe.

Karadaku: Tema për sot është kombi dhe shteti, kemi parë shpesh qëndrime për t’i vënë pikat mbi “i”, a ekziston për shqiptarët një komb tjetër. A ekziston një komb kosovar?

Nika: Absolutisht jo. Është një qasje shumë e gabuar. Për Maqedoninë e Veriut do thoshim ka një komb Dibran, ashtu është edhe Kosova. Nuk mund të themi kemi një komb Çam. Ka diçka që nuk shkon në këtë mes. Është diçka e trashëguar, është majisur lkjo lloj plage, a thua se jemi në Perandorinë osmane, nuk shkon të flasim me këtë gjuhë,. Ka shqiptarë kudo që i përkasin një krahine të caktuar.

Karadaku: Ju jeni mbesa e Hasan Prishtinës?

Nika: Jo. Unë jam mbesa e Hoxha Kadri Prishtinës, themelues i komitetit për mbrojtjen e Prishtinës, u themelua në Shkodër dhe më pas u transferua në Tiranë. Nuk përdoret pas ngritjes së flamuri komb kosovar apo kosovar si etni tjetër.

Karadaku: Ju vetë kur e keni hasur për herë të parë kombi kosovar?

Nika: Kombi kosovar këto vitet e fundit është themeluar si e tillë. Deri në fundin e diktaturës ishte e vështirë të dalloje një Ulqinak nga një Prishtinali, ishte një mungesë informacioni e frikshme. Kujton në 69-n kur erdhën për herë të parë pas kremtimeve të Gjergj Kastriotit erdhën një grup i madh i shqiptarëve të Kosovës, dhe njëri nga shokët tanë tha kishin ardhur autobusë me targa Jugosllavie dhe flisnin shqip. 

Një tjetër shok tha do të rrah ata janë shqiptarë. Kishte padituri nuk njihnim asgjë. Sot edhe kur flasim në media thonë këngëtarja me origjinë shqiptare, jo, këngëtarja shqiptare, nuk flitet me origjinë., E thonë vazhdimisht, i themi me origjinë shqiptare dikujt tjetër. Është shumë e gabuar, ndoshta edhe dashakeqëse.

4 Komente

  1. E
    Erdogan

    Meso njehere cfare do te thote Komb moj Nevila dhe pastaj perpiqu te botosh ndonje artikull. Kosova ka Identitet Turk. Albania shumicen e ka po ashtu. Pakica qe ka mbajture Identitetin dhe Kombesine Greke ne Vorio Epirin e Kastriotit Emrat,Mbiemrat,FeneNdergjegen,Glosan (Gluhen) Greke eshte ajo qe ka te Drejten e Identifikimut me Kombesine dhe Historine. Ilyret i thonin Agios jo Shen latinisht nga Saint. Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D eshte fakt i padiskutueshem (fact discusses) i Historise. Po ashtu i thonin Polis jo Qitet italisht nga Cita. Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos eshte fakt historike qe tregon se cfare Glosa (Gluhe) flisnin Ilyret. Sa oer Epirotet e Pirros,Megas Aleksandros,Arxileas (Akil "shqip"),Jeorgios Kastriotis qe u be Gjergj d.m.th katolike sipas "historianit" te famshem Arbaute Xhufit per "Aresye Strategice" etj. I thonin.Kratos jo Shtet italisht nga State. I thonin Papa jo Prift nga Priest ital etj,e te tjera ecetera. Perralla qe Veziret,Pashallaret,Bejleret,Agallaret,Hoxhallaret,Muhipet,Dervishet etj ishin "Skiptare" dhe luftuan per "Skiperi" jane nje e keqe qe po you demton (damage angl) kaq shume sa qe nuk e kuptoni se te tjeret tallin Menderen me you.

    1. Q
      Qytetari

      Pershendetje i nderuar, Dmth sipas jush ne Shqiperi nuk ka njerez autokton shqipare, por jane turq ose greke? Ju kam kuptuar mire? Nqs po, mund te shpjegon ekzistencen e gjuhes shqipe?

      1. j
        janulles me rock kokes

        E nxore koken ti ore gabzeri i Janulles ?? Ik meso te shkruash nje here pastaj jep mendim ...debil injorant , ptuuuu te shkerdhefshin robt e shtepise

      2. ?
        ?./

        E keqja është se shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës po largohen çdo ditë e më shumë nga njeri - tjetri. Kosovarët po i shohin si me dyshim shqiptarët e vendit "amë", që nuk po gjejnë dot paqe gjatë këtyre 30 viteve të fundit. Po forcohet identiteti kosovar, si i ndarë nga ai shqiptar. Politika po luan këtu një rol antikombëtar. Brekushegjati ka vëlla ish - ministrin gjakatar të Millosheviçit dhe grindet me Albin Kurtin. Kosovarët i shohin me dyshim dhe mosbesim këto veprime të Tiranës. Ballkani i hapur, nismë serbe që i kundërvihet dhe Procesit të Berlinit, po i largon edhe më shumë shqiptarët me kosovarët. Është e vêrtetê se jemi një komb, por i ndarë nê dy shtete! Si gjermanët me austriakët, maqedonasit me bullgarët etj etj. Fatkeqësisht kjo është gjendja. Jemi edhe të njëjtë, edhe të ndryshëm.

        Lini një Përgjigje