“Londra e vogël” e Shqipërisë: AFP reportazh në Has, banorët: Nuk jemi kriminelë

2 Dhjetor 2022, 14:11Sociale TEMA

 

“Londra e vogël” e Shqipërisë: AFP reportazh në

Gazetarët e AFP-së kanë udhëtuar deri në Has, apo “Londrën e vogël” në veriun e Shqipërisë për të parë nga afër efektet e emigrimit në masë të të rinjve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Banorët thonë se largimi për në Mbretërinë e Bashkuar i lejon ata të sigurojnë një jetesë të mirë, por vjen me dhimbjen e çrrënjosjes, udhëtimet e rrezikshme dhe punën e palodhur, nga të cilat përfitojnë edhe punëdhënësit e tyre britanikë.

Ndërkohë ata shprehen të indinjuar nga akuzat e Londrës zyrtare se janë pjesë e një “pushtimi” emigrantësh.

 “Këtu varfëria është në kulm pavarësisht se emigrantët kanë sponsorizuar e kanë ndërtuar vila. Por vilat e Hasit janë bosh”, tha Drita Meshi.

 “Shqiptarët nuk janë kriminela, por shkojnë për një jetë më të mirë”, tha Granit Gojani.

Një koment për këtë e bëri edhe kryebashkiaku,  Liman Morina i cili mban në zyrën e tij një fotografi të mbretëreshës së ndjerë.

Ai thotë se edhe sikur të gjithë shqiptarët të shkonin në Angli nuk do ishin më shumë se një lagje londineze.

Ndërkohë fenomeni i largimit masiv  edhe të adoleshentëve i ka lënë shkollat thuajse bosh.

Sipas statistikave zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar, shqiptarët janë tashmë grupi më i madh i vetëm që bëjnë kalime me varka të vogla të Kanalit.

Më shumë se 12,000 mbërritën në Britani këtë vit krahasuar me 50 në vitin 2020.

4 Komente

  1. B
    Bato

    Prapa varferise fshehin trurin e shpelare pa atdhe, pa dinjitet, pa ndergjegje kombetare

    1. J
      Jeni apo sjeni?

      Kriminele nuk jeni po me leke kriminelesh mbaheni. Gjysma e se keqes dmth. Se i luajten fen ilegalet shqiptar ne angli, me shum "lavazhier" sesa makina dhe me shume "ndertues" sesa ndertime!

      1. L
        Lorenc

        Mendo cfare populli jane kur kryetari bashkise mban ne zyren e shtetit portretin e mbretereshes se Britanise?

        1. T
          TAHIPI

          Pse cfar te keqje ka o pordh - enc. Mbreteria e bashkuar me k/minister Toni Blair ishte me e vendosura per bombardimin e serbise se Miloshevicit dhe çlirimin e Kosoves.... dhe sic munde te mbajme foton e Bill Clinton, mbajme edhe te mbretereshes Elisabet.... apo je nga ato te Janaullatosit ti?

        Lini një Përgjigje