Gjendet live pas 3 vitesh Xheni Voka.26-vjeçarja nga Tirana kishte humbur kontaktet nga Gjermania në vitin 2019. Nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ndërsa nëna bënte apel për gjetjen e të bijës, kjo e fundit reagon live.
Me keqardhje moderatorja përcolli live mesazhin që Xheni dërgoi në adresë të emisionit, e cila refuzoi të kishte kontakt me familjarët, nënën dhe dy motrat e saj. Ajo nuk dha asnjë sqarim mbi të këtë vendim të sajin.
"Nuk jam Xheni Voka e kam Pruggmayer, nuk dua të kem kontakt me familjen time, i kam shkruajtur që jam shume mirë dhe të mos më shqetësojnë. Nuk e ndiej të arsyeshme të mbaj kontakt apo të flas sepse nuk kam dëshirë. Besoj e morët informacionin"
Prej vitit 2019 Xheni Voka jeton në Berlin, ndërsa është e martuar me një shtetas gjerman. Vajza e vogël e familjes bllokoi menjëherë çdo kontakt me nënën, pasi kjo e fundit i kërkoi ndihmë për kurimin e babait që ishte diagnostikuar me kancer. Ajo mbylli telefonin dhe pas këtij episodi, nëna nuk kishte guxuar më kurrë ta merrte pas debateve që kishin patur lidhur me çeshtjen e babait dhe përkeqësimin shëndetësor të tij.
U desh që 60-vjeçarja t’i drejtohej programit për t’i dërguar një mesazh të bijës, që e kishte konsideruar të humbur prej tri vitesh. I ati ndërroi jetë pa e parë më, ndërsa Xheni nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ refuzoi edhe të ëmën. Ishte e papritur kjo përgjigje mohuese për 60-vjeçaren në studio, e cila me lot në sy i dërgoi ndoshta mesazhin e fundit.
"Xheni jam mami yt, Xheni. Babin nuk e pe dhe iku nga kjo botë duke thënë ’dua të flas me Xhenin’. Megjithatë, kjo është dëshira jote, që të mos flasësh as me mua as me motrat, por të paktën na trego arsyen që ke.
S’kam çfarë të them Xheni, të kemi mbajtur, të kemi dashur. Nuk je më e vogël, duhet të reflektosh dhe besoj do të reflektosh. Do vij një ditë që do të më kërkosh. Nuk e prisja këtë gjë nga vajza ime. Boll të jeshë mirë për veten. Hiqe pasaportën’-me këto fjalë prekëse iu drejtua 60-vjeçarja të bijës
Pas këtij momenti ’Pa Gjurmë’ hoqi pasaportën televizive të 26-vjeçares, e cila zgjodhi ta thyejë heshtjen e gjatë me këtë mesazh refuzues.
Qenka femije pa shpirt e dhimsuri kjo vajze me emrin Xheni Voka. Harram e paste qumeshtin qe ka pire kjo nga gjoksi i nenes se saj, qe sot e hedh posht,duke thene nuk dua te flas me maman.Kjo vajze ka gur ne vend te zemres qe qenka kaq mizore ndaj nenes se saj qe e ka rritur,i ka lare bythen,e ka ushqyer,e ka rritur me sakrifica dhe me dhimbshuri te madhe,por ja qe vjene nje dite ajo rritet ,njeh veten dhe behet rrugaçe,mizore,mosmirenjohese ndaj prinderve dhe motrave te saj. Turp. Por mesa duket ajo nuk e njeh turpin,pa dhimsurine jo e jo. Ajo do vuaj shume ne jeten e saj,vetem se shkel mbi sakrificat, dashurine e sinqert,dhimbjen e prinderve dhe te familjes se saj.
Zoti shikon dhe denon padrejtesit,sidomos te femijet qe mohojne prinderit.
Po vjen fundi i botes…
Kulmi!! Ahhh botë mizore. Vafsh në djall moj vajzë plerë. Kur të rritësh fëmijët e tu do e kuptosh cfarë po bën por do jetë vonë. Ajo ndjesia që do fillosh të kesh cdo ditë do jetë edhe rruga jote për te djalli.
Sot mundesite e komunikimit jane shume te medha dhe keto emisione ne tv vetem i shqetesojne qytetaret. Mbase nuk eshte nevoja dhe eshte e papranueshme berja publike e imformacioneve te tilla, aq me teper kur keto emisione i drejtojne gazetare medioker e dashakeqes.
turp. nje femer me probleme te shendetit mendor. Ka nevoje per mjek
Ka arsyet e veta per qendrimin qe mban ndaj familjes. Kush jemi ne qe ta gjykojme? Shume prinder abuzojne me femijet financiarisht, psikologjikisht dhe fizikisht. Ti kerkosh leke femijes te parritur dhe me probleme per te perballuar jeten vete, ne emer te dashurise per prindin eshte manipulim dhe poshtersi nga ana e prindit. Per femijen jep gjithcka mundesh pa pritur gje be kembim. Nese je rritur nje femije te mire, nuk do te mungoje dashurua dhe kujdesja ne pleqeri. Kur veteshpallesh “plak” dhe “i semure” qe 40 vjec, deri sa te behesh 70 vjec i bie te jetosh 30 vjet ne kurriz te femijes duke ia nxjerr qumshtin e nenes. Distancimi eshte thjesht shendet mendor per vete dhe per pasardhsit.