E rëndë në Tiranë: Dyshohet se mjekët infektuan me HIV 1 vjeçarin, prindërit e tij negativ, rasti ende nën hetim

1 Dhjetor 2022, 20:10Sociale TEMA

E rëndë në Tiranë: Dyshohet se mjekët infektuan me HIV

Një fëmijë vetëm 1 vjeç është infektuar me HIV/ AIDS në në Tiranë. 

Prindërit e tij kanë rezultuar negativ dhe për këtë shkak dyshohet se fëmija është infektuar në spital si rezultat i një gabimi njerëzor gjatë kohës që merrte trajtim mjekësor.

Rasti po hetohet nga institucionet për të gjetur përgjegjësit se nga kush është infektuar fëmija, teksa ky rast është një kambanë alarmi për sigurinë e munguar në institucionet e kujdesit shëndetësor.

Pasi është trajtuar në pediatrinë infektive, fëmija është transferuar në një shtet fqinj për një trajtim më të specializuar.  Rastin e ka zbuluar drejtuesja Ekzekutive e Shoqatës së personave me HIV/ AIDS Olimbi Hoxhaj, teksa ka dhënë edhe statistikat për dhjetë muajt e parë të vitit.

“Mes të infektuarve dy janë fëmijë. Një prej tyre  e ka marrë virusin nga nëna ndërsa një 1 vjeçar dyshohet të jetë infektuar në sistemin shëndetësor. Dyshimet në rastin kur prindërit janë negativ janë për të investiguar në kujdesin shëndetësor i cili është ofruar në spital. Fëmija është në terapi sapo u konfirmua diagnoza.

Nga janari deri në tetor kemi 80 raste të reja, 19 femra dhe 81 meshkuj. Njëkohësisht kemi 11 humbje jete, 5 të cilat janë këtë vit të diagnostifikaur, çka tregon që janë diagnostifikaur vonë. Kemi një grupmoshë 39.5 vite tek femrat dhe diçka më pak tek meshkujt. Kjo për shkak të sjelljeve homo dhe biseksuale në marrëdhënie.” tha ajo për mediat.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri rezultojnë të prekur nga kjo sëmundje infektive, 792 persona nga të cilët 12 fëmijë.

2 Komente

  1. g
    gjyshja

    E falenderoj zonjen qe e beri publik kete te vertete te madhe , pasi ne si familjare ne mes te vuajtjeve te medhaja prej nje viti nuk na e bente zemra ta nxirrnim kete gjeme ne publik. Ne konfirmojme me bindje te plote qe foshjna eshte infektuar ne mjediset spitalore, madje nga ISHP eshte tentuar te na e fshehin infektimin, por fale levizjeve tona jashte shtetit zbuluam si qendron e verteta qe per familjen tone ka qene shkaterruese, nga ana emocionale, financiare apo cdo gje tjeter.Sigurisht u jemi drejtuar te gjitha instancave shteterore deri te kryeministri po kurre nuk e morem nje pergjigje, madje zonja Ogerta as nuk denjoi te na priste kurre. Kemi bere thirrje per ndihme ne te gjitha ambasadat e huaja ne vendin tone, pasi pervec hallit qe na zuri, mungonte mjekimi i posacem per trajtimin e foshnjes.Na u desh te largohemi me urgjence drejt nje vendi fqinje qe te mund te siguronim te pakten mjekimin e femijes. Beme denoncim per rastin ne prokurine e Tiranes ku nje pseudo prokuror me emer Saimir Hysi e mbylli ceshtjen pa e nisur fare. Sigurisht lufta me drejtesine do vazhdoje deri ne Strasburg.

    1. D
      Drejtesia

      Rasti shume i rende dhe flagrant. Te shkretet familjrare per hallin qe i ka zene. Me gjykatat dhe prokuroret qe kemi ne as qe behet fjale se do ta zgjidhni ndonjehere problemin. Shendetsia ne vendet fqinje ka sheruar dhe shpetuar jeten mijera shqiptareve. Uroj nga shpirti qe familjaret ta kalojne sa me lehte kete te keqe qe i ka zene , aq me teper kur behet fjale per papergjegjshmerine e personelit mjeksor.

      Lini një Përgjigje