Intervista e plotë e mjekut psikiatër të 31-vjeçarit që goditi Berishën: Saliun e kam pasur profesor

6 Dhjetor 2022, 19:11Sociale TEMA

Intervista e plotë e mjekut psikiatër të 31-vjeçarit

Intervista e plotë e Sadik Lalës, mjekut të Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit.

"Paraprakisht desha të uroj së pari shëndet dhe të shkuara profesorit tim Berishës dhe më ershi keq shumë për ngjarjen.

Unë kam qenë dhe vetë ca ditë i sëmurë, me temperaturë, nuk munda të jem as në punë dhe as në miting sot. Nuk e them këtë për formalizëm, por realisht.

Tani, ju e dini që ne mjekët e kemi pak të sikletshme, ose jo të lejuar që të japim informacione për pacientët, përjashtuar sipas ligjit, në rastin kur kërkohet vetëm nga prokuroria dhe policia kriminale dhe kur kërkohet informacion nga kolegët dhe ky është një rast përjashtimor sepse kemi të bëjmë me një ngjarje të dhunshme.

Në letrën që keni ju është një epikrizë e cila është lëshuar me kërkesë të familjarëve, praktikë që ndodh rëndomë në fushën tonë dhe mesa mbaj mend personi më duket ka pasur një problem ligjor, nuk e di ekzaktësisht se çfarë problemi ligjor dhe policia kishte kërkuar nëse personi trajtohej nga psikiatri ose jo.

Gerti ka qenë pacient edhe përpara se të vinte në klinikë. Dokumenti është autentik, me numër regjistri sepse ne mbajmë rekorde. Ju duhet ta dini që shërbimi psikiatrik dhe kirurgjia janë dy profesionet në mjekësi që i mbajnë më gjatë dokumentet mjekësore të ruajtura në regjistrat e të dhënave. 

Është pikërisht për shkak të problemeve ligjore që mund të ndodhin me pacientë të veçantë. Kjo është lehtësisht e verifikueshme. 

Dokumentin ma ka kërkuar dhe policia kriminale. Nesër me duhet të dal, mbase nuk jam në gjendje për të dalë tamam nesër në punë, por do dal për të dhënë sqarimet e duhura në të dhënat e pacientit në klinikë sepse kuptohet nuk mund t’i mbaj mend të gjithë rastet.

Nuk e di se si u ka rënë në dorë juve sepse ai dokument duhet realisht të qëndrojë në polici dhe një kopje është e familjarëve.

Diagnozën klinike e keni të përcaktuar qartë, është një çrregullim psikotik. Janë disa lloj nën diagnozash që fillojnë që nga çrregullimi psikotik i shkurtër që mund të ndodhë njëherë deri në forma të përsëritura dhe në formën më të rëndë që është për shembull skizofrenia. Kaq mund t’ju them për të shuar kuriozitetin.

Gert Shehu nga unë është trajtuar në periudhën 2018, më duket se në janar, shkurt, sepse nuk e kam dokumentin që të jem i saktë, nuk jam në zyrë. Nuk ka qenë i rregullt me marrjen e ilaçeve, madje në gusht e kam rekomanduar për në urgjencën e psikiatrisë, sepse ju duhet ta dini ligji i shëndetit mendor supozohet që pacientët që kanë të dhëna për dhunë ose mosbindje, mos marrje mjekimi, i adresojmë për në urgjencën psikiatrike dhe pastaj kolegët e urgjencës vendosin për ta mbajtur, për ta trajtuar derisa gjendja të rikuperohet.

Mesa di unë pacienti ka marrë ndihmën e parë, i është bërë dhe ndryshim në terapi nga urgjenca dhe është dërguar në shtëpi.

Gjithmonë, raste të tilla që mund të shfaqin dhunë apo mund të dëmtojnë veten ose të tjerët, janë objekt i shtrimit të detyruar në spital dhe ne gjithmonë në këto raste i referojmë në urgjencë. Kur nuk binden, është e detyruar që në bazë të ligjit të shëndetit mendor, familjarët ta dorëzojnë në polici dhe çohet me polici në urgjencën e psikiatrisë, janë rregulla të përcaktuara qartë në ligjin e shëndetit mendor të Shqipërisë", tha ai.

Pse e ka qëlluar sot Gert Shehu Sali Berishën?

Dëgjoni, ju thash dua të rri larg komenteve politike. Shpreh përsëri vërtetë keqardhjen më të madhe për atë që ka ndodhur. Një pacient nën efektin e psikozës, paranojës që mund të ketë në momente të caktuara apo efektin e përdorimit të substancave, apo gjëra të tjera të lidhura mund të shfaqin sjellje të ndryshme. Është shumë e vështirë ta thuash me një fjali.

Unë nuk kam të dhëna për dhunë, për aq kohë sa e kam ndjekur unë, përveç rasteve të caktuara. Rezulton të ishte më shumë person jo komunikues sesa dhunues. Nuk di të ketë pasur probleme me dhunë për aq kohë sa është trajtuar te unë. Di të ketë pasur ca përdorime sporadike, siç dhe thonë familjarët, të substancave, por shumë sporadike.

Për herë të fundit në klinikë ka qenë në gusht ose shtator të këtij viti dhe ne gjithmonë bëjmë një test për substancat. Kur ka qenë për herë të parë, se mbaj mend para tre ose katër vitesh nuk ka qenë përdorues.

Di që shkonte në xhami, por duke qenë se për mua nuk paraqiste ndonjë problem sepse çdo psikiatër dhe çdo mjek e di që personat që papritur kthehen nga njerëz të zakonshëm në besimtar të thekur atëherë kjo është për t’u marrë në konsideratë në vlerësimin e përgjithshëm klinik që bëjmë ne, por realisht besimin nuk mund ta gjykosh, as ta paragjykosh.

Në klinikë vinte i shoqëruar nga familjarët, konkretisht nga e ëma. Nuk është e thjeshtë për të thënë pse nuk i merrte ilaçet, një nga arsyet ka qenë kur tha unë ndihem mirë tani, po punoj, madje mbaj mend që në atë kohë punonte picier, shpërndante pica, komunikonte mjaft mirë, mjaft i qetë sepse situata e çrregullimeve psikotike nuk mund të jetë gjithmonë njësoj.

20 Komente

  1. J
    Ja nje doktore i semure

    Po te ishte mire ky do dilte ne proteste per kurriozitet perse do dilje ne proteste kunder samitit ,kunder europes ,kunder kujte ,mesa kuptoje ti qenke per tu kurruar per vete bole

    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

      O ti koqe kandari. Sadik Lalen e njoh prej 40 vjetesh. Është njeri shumë i permbajtur, shumë serioz. Nuk e shikon mor koqe kandari sa i rezervuar është në komentet e tij? Budall. Nje pacient rrumpalle kerkoni ta perdorni per politikë. Saliu e ka pak are grusht qe hengri, pavaresisht se është burrë plak, dhe pleqte respektohen ne kulturen tone. Por ai nuk skillet si burrë plak. Saliu skillet si një rrugaç ndyraq, qe merr neper goje gra e burra, dhe është aresyeja kryesore pse kemi akoma Edi Ramën ne pushtet. Nuk e kam share asnjehere Edi Ramën. Ashtu si e shajne idiotet e Saliut. E kam kritikuar, po. Pa e ofenduar fare I kam bere komente ne Facebook se çfare presim ne nga nje kryeminister i shqipetareve. Dhe çfare ndodhi? Me beri bllok ne Facebook. Teper e ulet. Unë as nuk bej pjesë ne ndonje parti. Natyrisht jo ai, por ata zarat qe manaxhojne Facebook-un e tij. Por kuptova qe Edi Rama rron per ato te shara qe merr nga idiotet e Saliut. Ndersa komentet e mia i prishnin punë. Gallatë shqipetare. Sa here e shajne "vëllai i Vuçiçit" ai kenaqet se e kupton qe është sharja me idiote qe mund t'i behet, dhe merr vota me shumë. Kur i thua qe ti nuk je kryeplak të bësh rruge fshati dhe ujesjellesa, dhe duhet të merresh me treguesit ekonomike të Shqipërisë, jo të Shijakut. Ai e kupton rrezikun dhe shmanget. Prandaj rrumpallat e Sali Qenit nuk kane per ta rrezuar kurre Edi Ramen. Por ata nuk mbushin, kështu qe ky muhabet shkon dëm. Ata rrumpalla qe ngrejne dy gishta lart si idiote, ta gezojne Edi Ramen, sepse siç duken bathët e uratës, do jetë kryeminister deri nga viti 2034. E pse të mos jetë? Cilin do zgjidhni? Saliun? Ha ha ha ha. Gjytyryma me dy klasë shkolle. Sepse po të kesh tre klase, nuk shkon mbrapa Saliut.

    2. Z
      Zot mbroji shqiptaret, kudo..

      Flm Zotni per shpjegimin professional qe ke prezantuar! Besoj se tashme jam I qarte. Thuhet se qartesia eshte me forte se zgjuaresia. Te bene te aresyetosh me aresye. Kaq! Doktori duhet ta dije kete!

      1. c
        ce

        Po hajde fol me klevis krricin e faro pace pilafit me dy gishta lart me kollaro hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin . Kjo funderrine e foltores sot beri garipin dhe kercenoi hapur por vetem pulat ka trembur hunderri qe me ne fund gjeti nje zyre se la nam duke bredhur dere me dere per pune e sot bente servilin e peshtire.

        1. V
          Vehbiu

          O doktor , Perbindeshi i Vicidolit, Doktor sali Mortja, autori i 4000 vrasjeve ne Shqiperi mori qte qe meritonte nga i ngjashmi i tij klinik, psikopatik.

          1. i
            i semuri me letra,godet psikopatin sali

            mire do ishte te ishe edhe ti ne proteste prane psikopatit sali pa diagnoze te leshuar nga ty.

            1. S
              Sazani

              Dr. Sadiku , do beje shume mire sikur te merrje persiper edhe trajtimin e Saliut si te semure psiqik se do i beje nder atij dhe gjithe shqiptareve .

              1. L
                Lere professorin por shih pacientin

                Mos ia ul dozen e riperdalit o doktor. Rritja ose ndrro medikament kur nuk eshte i stabilizuar.

                1. T
                  Toma

                  Ky Sa-dick lala ka qene skizofren per vete, qeka bo psikiater! Ikni nga ky vend muti qe e kane mbuluar mutrat.

                  1. P
                    Protestuesi

                    Shko or pleher! Karagjoz! Vertetim ha ha ha!

                    1. F
                      Falje per fjalorin

                      I cmenduri mbron te cmendurin.

                      1. P
                        Psikiatri

                        Qenke "demokrat" eeee? Cudi si te paska marre "interviste" Mero! Pika ne b....! Po pse nuk i mbyll " te cmendurit" o debil??? Ku e ke diagnozen???

                        1. I
                          Isuf doktori

                          Doktor i nderuar je shum i sakte ne ate qe the per djalin qe goditi berishen.Te pyes si psikjater me pervoje,keto shenja psiko motorike te berishes te ndyshueshme kohe pas kohe qe manifestoj dhune,genjeshta,urdherime vrasjesh per kundershtarin ptrej vitesh a tregojne se ky njeri eshte i semure psiqik dhe cfar pasojash sjell qenia e rij ne politike.A mendoni se te merret me politike cdo person duhet te mari pergjigjen nga nje doktor psikjater se a eshte menderisht i sakte.?!Nuk do te ishte me e drejte kjo se sa te merremi me opinijone pa fund jo tuajn si profesionist por te njerzeve te thjeshte qe bej tifozin per berIshen apo gertin qe the i lumte dora qe i ra por duhet ti kishte dy te firta nje tjeter ne goje qe mos te fliste me.

                          1. k
                            koqevari

                            Mos u merzitni djema se Gerti eshte fil sot, shume mire, ska nevojë ma për ilaçe

                            1. D
                              Dikur Ushtare ne xhenjo Peshkopi

                              @@doktor Sadik Lala,ne mos gaboj ka qene Doktor Ushtarak ne Peshkopi ishte Djale i ri athere,dua te them shume i sjellshem, dhe i Ndihmonte Ushtaret qe i venin per Vizita apo edhe benin si te semure...flase per ne fund te viteve 1989-1990-te...kame ruajtur Ruajtur Respekt per kete si njeri dhe mjeke..lol

                              1. D
                                Dine Hoxha

                                Di që shkonte në xhami, por duke qenë se për mua nuk paraqiste ndonjë problem sepse çdo psikiatër dhe çdo mjek e di që personat që papritur kthehen nga njerëz të zakonshëm në besimtar të thekur atëherë kjo është për t’u marrë në konsideratë në vlerësimin e përgjithshëm klinik që bëjmë ne Ja pra që feja mbledh gjithë të çmendurit.

                                1. H
                                  Himarioti

                                  O Doktor, po më vjen shumë keq që paske humbur rsatin sot të ishe në krah të kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha. Të shkuara o doktor, qënke edhe ti si pacienti i yt dhe profesori i nderuar, kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha.

                                  1. I
                                    I sëmuri nuk ka faj!

                                    Ai vertet ka probleme me çrregullimet psiqike, por ato ilaçet qe ia ke dhene, more doktor, paskan qene me efekt shume te mire, mbasi versioni i pa thene i veprimeve te shkaktuara, mund t'i kete diktuar Gertit nje vije sjellje: te ndale nje plak te rrjedhur poterexhi, qe eshte posaçerisht nje pacient i klinikes se Psikiatrise, se po kerkon te çmendë gjithe vendin, nuk e mban shtepia, kerkon o foltore, o primare, o Ramen te kasapi, o zyrat e Bashes (qe u vuri varene dhe qysqinë), o vulën, qe i ka humbur...dhe me ne fund do te rikthehet ne pushtet, ne kohen qe mortja po e pret xhenaze... Gerti nuk ka bere asgje, e ka bere Rama dhe ministri i brendshem, Ҫuçi, keshtu deklaroi poterexhiu profesionist. Gerti nuk ka as gabim dhe as faj! Gerti e do sa-lehin. Ai do te lirohet, qysh t'ia bejme sale-hut, qe nuk gjen qetesi?! Truprojet e sa-lehut nje katastrofe! E mbyten me grushta Gertin e gjore, e lane zbathur, ia bene fytyren me me gunga, syrin gjithashtu, e transferuan ne seline e pe-de-së! Per cfare? Per ta torturuar edhe me shume? Per ta anetaresuar ne pede? Eshte shkelje e ligjit dhe tejkalim kompetence. Detyre e tyre eshte ndalimi ne vendin e ngjarjes, derisa te vije policia speciale... Ndaj tyre duhet te ngihet akuze per shkelje te te drejtave te individit.

                                    1. A
                                      Avni Rrustemi

                                      Doktor,duhesh te mbash neutralitet mes pacienteve. Si eshte e mundur te te vij keq pse Monstra mori nje grusht e nuk te vika keq qe ky kriminel vrau 4000 persona.?! Kush duhet çu ne psikiatri,ky qe dha vetem 1 grusht apo ky tjetri qe "grushtoi" 4000 persona.?!?!?!?!

                                      1. F
                                        Fakti ishte brenda-zoti htus!

                                        Kjo është nje lojë e vet Berishës dhe Metajve per qëllime te caktuara.Nga shërbimet e huaja(ruse) Samiu konsiderohet si element destabilizuar.Ketu mund te ketë gisht edhe inteligjenca ruse duke dashur te destabilizoj vendin ton. Akuzat e Berishës për Romën si akuzat kundër Fatos Nanos në vrasjen e Azem Hajdarit.Oshilacjonet e Berishës si ato te ' 98 tregojnë etjen e tij për pushtet duken qe nga organizimi i mitingut e deritanishme grushti që mori nga djali i shërbëtore se familjes se vet tregojnë se kush mund t'a ketë përpunuar për te arritur qëllimin qe i ka ven vetes Saliu.

                                        Lini një Përgjigje