70-vjetori i Univeristetit të Mjekësisë, Manastirliu: 700 mjekë të rinj me rihapjen e specializimeve në Mjekësi

6 Dhjetor 2022, 09:43Sociale TEMA

70-vjetori i Univeristetit të Mjekësisë, Manastirliu: 700

“Ambicja jonë është ndërtimi i një qendre të bio-simulimit klinik për studentët e Mjekësisë dhe Infermierisë”

Sot shënohet 70-vjetori i krijimit të Universitetit të Mjekësisë të Tiranës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj shprehu krenarinë për mjekët dhe profesorët që kanë bërë historinë e mjekësisë shqiptare. Duke folur për plejadën e re të mjekëve, Ministrja Manastirliu u shpreh:

“Sot, kemi 700 specializatë të diplomuar, me rihapjen e specializimeve në Mjekësi nga 2014, të punësuar dhe që po punësohen në çdo rajon të vendit, duke zbutur gradualisht hendekun e krijuar ndër vite”.

Në Universitetin e Mjekësisë këtë vit është bërë e mundur rritja e kuotave për studentët e mjekësisë dhe infermierisë, falë investimeve në shëndetësi, për të cilat Manastirliu u shpreh:

“Rritja e kuotave ka ndodhur sepse është përmirësuar infrastruktura në spitale, është zgjeruar mundësia për ushtrimin e praktikave klinike përtej Tiranës, falë investimeve edhe në spitalet rajonale, të cilat janë sot pole të mirëfillta të ofrimit të kujdesit të specializuar për qytetarët, afër vendbanimit. Ndërsa Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të jetë xhevahiri në gjithë kolanën e investimeve transformuese në QSUT, vepra më e rëndësishme e tre dekadave të fundit për shëndetësinë, dhe që do pasohet nga viti tjetër me investimet e reja në spitalin kardio-kirurgjikal, spitalin psikiatrik dhe atë të djegje-plastikës. Ai do të shënojë padyshim një erë të re, sidomos për studentët e Mjekësisë, të cilët do të kryejnë praktikat klinike në kushte që, breza e breza të tërë, që u ulën në këto banga para tyre, i kanë ëndërruar. Do të mësojnë dhe ushtrojnë profesionin e porsafituar edhe tek pediatria e re, spitalin e ri kirurgjikal, spitalin e ri infektiv, disa prej veprave për të cilat ndihemi krenarë dhe që, do u qëndrojnë dekadave të ardhshme”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu foli edhe për investimet për studentët e Mjekësisë.

“Nëpërmjet investimeve përmes Paktit për Universitetin, studentët e mjekësisë dhe infermierisë kanë dy qendra të bio-simulimit brenda QSUT, njësoj si në universitetet europiane. Ambicia jonë është krijimi i një qendre të mirëfilltë të bio-simulit klinik, që do të jetë padyshim një model në rajon”, tha Manastirliu.

5 Komente

  1. p
    politika proteksioniste

    Rrisni pagat dhe hiqni bllokimin e diplomes, vetem ajo do te jape rezultate. Njeriu ka lirine te zgjedhe profesion dhe ushtrimin e tij sipas Kushtetutes, ndaj qeveria duhet te investoje qe te kete vende pune terheqese, ne te kundert, do na sherbejne disa doktore te painteresuar! Qe kane ardhur ne spital sa per te kaluar rradhen e trevjecarit pa pyetur per pacientet, dhe vete populli do e haje.

    1. P
      Pika

      Do punojnë ata ne Shqipëri, Kosove? Apo po bëhen mjelke me shërbyer udhëve te botes?

      1. J
        Jorgo

        do ta mbushni me dildo e vibratore kete qendren e bio-simulimit klinik besoj....

        1. M
          Monika Belluçi

          Ke do ti jorgo, se qeveria ti ben te dyja dhurate per vit te ri madje ta ben edhe montimin falas

        2. J
          Jorgo

          do ta mbushni me dildo e vibratore kete qendren e bio-simulimit klinik besoj....

          Lini një Përgjigje