Samiti i BE-së, hiqen automjetet e parkuara në zonën brenda perimetrit të sigurisë

6 Dhjetor 2022, 09:08Sociale TEMA

Samiti i BE-së, hiqen automjetet e parkuara në zonën brenda

Policia bashkiake ka nisur heqjen e automjeteve të parkuara, të cilat ndodhen pranë rrugës “Mustafa Matohiti”, një zonë e konsideruar brenda perimetrit të sigurisë, për shkak të mbajtjes së samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përveç zhvendosjes së tyre me karrotrec, policët bashkiakë kanë vendosur edhe gjoba për drejtuesit e automjeteve.

Ditën e djeshme, policia njoftoi se në rrugët që do të jenë të bllokuara në kryeqytet, nuk do të lejohej as parkimi i automjeteve.

Rreth 1500 efektivë do të jenë në terren, ndërsa akse të shumta rrugore janë bllokuar për kalimin e 27 delegacioneve delegacioneve evropiane.

Ndërkohë, krahas samitit, do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike. Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.

Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën brenda perimetrit të sigurisë, Berisha ka deklaruar se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.

1 Komente

  1. T
    Tironci

    Ore kta ose jan njerez me defiçenca mendore ose jan njerez te kqinj dhe kerkojn kot vemendje , ore e kuptoni qe kur vijn kaq burra shteti dhe ne berlin e paris bllokohen rruget apo jo , njerez te trash tamam bagti , kjo dit nuk esht si te tjerat ne aktivitet dhe qarkullim , nuk esht han nuk jeni ne pyll , vertet te ter keni ardhur nga pylli , por ambjentohuni dhe informohuni per rregullat e metropolit se lat nam , lereni ore policin te bej punen e vet , dhe kur ju begenis bota ju muter ju me keq vini er , njerez skandaloz , ka nje muaj qe flet shteti e policia per bllokim rrugesh me kta sikur ka folur me murin , dythundrak qe nuk din çfar bejn .

    Lini një Përgjigje