Tension qytetarësh në Tiranë përpara Samitit

6 Dhjetor 2022, 09:09Sociale TEMA

Tension qytetarësh në Tiranë përpara Samitit

Një paqartësi dhe tension është shkaktuar tek qytetarët e kryeqytetit në orët e para të mëngjesit të 6 dhjetorit, përpara mbajtjes së Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Tiranë.

Perimetri i sigurisë, i quajtur kështu nga Policia e Shtetit dhe i shtruar në disa akse qendrore të Tiranës, ka shkaktuar jo pak trazira për personat të cilët janë punonjës brenda këtij perimetri sigurie dhe të cilët nuk janë njoftuar se duhet të kenë autorizime të posaçme për të shkuar tek institucionet ku punojnë.

Një postbllok sigurie është vendosur pranë Presidencës, ku bëhet edhe hyrja e mediave dhe punonjësve të tjerë të institucioneve, por sa i përket atyre private, nuk ka lejueshmëri kalimi.

Këtu, përfshihen edhe fëmijë të shkollave në atë zonë.

Nga vëzhgimet e Albanian Post në orët e para të mëngjesit, trafiku nuk ka qenë i rënduar dhe ka pasur prani për një pjesë të transportit urban, përkundër se nga një njoftim i lëshuar ditën e djeshme prej Bashkisë Tiranë, bëhej me dije se ai do të pezullohej.

Nga ana tjetër, paqartësi të mëdha ka pasur edhe nga personat e autorizuar për të kaluar perimetrin e sigurisë, pasi ata nuk janë orientuar si duhet për itinerarin që duhet të zgjidhnin.

Vetë efektivët e Policisë, e kanë pasur të paqartë shpesh të tregonin një rrugë kalimi të lirë për qytetarët, pavarësisht se nga këta të fundit i kërkohej një rrugë alternative.

Sipas një qytetari, të pyetur nga Albanian Post në kushtet e anonimatit, ai ishte paraqitur në tre postblloqe për të kaluar, me autorizim dhe mjet identifikimi, por gjithnjë ishte drejtuar për nga një hyrje tjetër, ku ridrejtohej sërish për një hyrje tjetër.

Teksa, punonjësit e bizneseve përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, e kanë pasur thuajse të pamundur kalimin, pavarësisht rrethanave.



12 Komente

  1. A
    Asd

    Ky eshte rast i jashtezakonshem per Shqiperine. Te gjithe duhet te bejne durim dhe ...pushim.

    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

      Ha ha ha Asd, besoj Asdreni, je i madh Udheheqesi yne i madh është i zënë me pune të medha. Ti kerkoje të shkosh tek puna jote koti fare. Ha ha ha Ndersa Sali Rrumpalla kujton se do.luftoje Europen me demokratët e Mamurrasit. Ha ha ha. Dhe e rrahu nje debil. Ata të Samitin, do kene tokur gotat me Edi Ramën dhe i kane thene: "Kështu e ke perdite ti? Po ti paske alamet pune morr burrë! Eej, a nderrohemi? Une vdes të ma rrahin kreun e opozites atje ne Paris ne mes të dites." Ndersa kllufi i Fahri Balliut e estrades PD-iste. Dhe njeriu pyet - sa Idiot duhet të jesh qe të flasesh si kerriçi i Fahriut?

    2. T
      T

      Po patjeter rast I jashte zakonshem per delet e partise. Njerezit e femijet do ven e do hane delegacionet e BE dhe ed ramen. A ju jeni ftohur ne bythe NGA I Pari te I fundit. Keta te vine e te rrine 109 vjet ketu,vec per tallje bythe e kane. Prap gishtin do na fusin,do perkrahin grek e Serb sic kane bere perher,e ne do jemi thjesht kusur qe na hedhin lart e posht sipas interesit. Nje kurve si Europa,smund ti kerkosh certificate virgjerie

      1. N
        Nje shqiptar

        Cfare drejtimi duhet marre,si mendon zotrote?

        1. H
          Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

          I nderuar, Ky T-ja demek nuk është dele. Ky është Tiger. Kuptojne vetë ti. Është Tiger rrumpalle prej letre i Sali Katunarit. Po mire more T Trapi. Me qene se Europa do na fuse gishtin, Ku të vemi? Tek Putini, Erdogani, Xing Pingu, apo Konferenca Islamike? Na e thuaj, se gjynah ne të shkretet. Kemi mbetur ne mes të rruges. Koqe kandari. Te gjithë qenkan dele, dhe ti qenke tiger. Ti nuk je T. Je një KK. Domethënë Koqe Kandari.

        2. S
          Saimir

          Bukur mendonke zoti T,sipas teje cduhet ber kjo esht gje e madhe qe mblidhen ne shqiperi dhe duhet vleresuar.

        3. a
          anti anarkisti

          Është komunikuar dhe qytetarët janë qenë të njoftuar me me kohë për çdo lëvizje dhe është thënë se është ditë pushimi prandaj çdo orvatje me kinse ka pengesa për të shkuar në punë, shkollë etj. është seknar dhe përpjekje për të prish imazhin Shqipërisë. Kjo është një ditë e veçant ndoshta më rëndësishmja në histroinë e Diplomacisë shqiptare prandaj çdo përëpjekje për të prish imazhin është tradhëti kombëtare.

          1. a
            anti anti anarkisti

            Ca skenari thua o loqe, Evis Kushi me te madhe e publikoi ne facebook qe sot NUK ishte pushim, madje, i beri dhe apologjine kryeministrit, duke publikuar dy paragrafe propagande per rendesine e samitit. Ministria e arsimit me shume flet per samitin sesa per cfare do te behet me shkollat. Vetem FIE ne UPT e shpalli pushim ndersa shkollat e tjera brenda zones si psh Faik Konica gjimnaz dhe Liceu Artistik, kush njoftoi? Nuk eshte tradheti kombetare te thuash qe planifikimi ishte cope-cope. Keto duheshin mbyllur para muajsh, jo nje dite para mbledhjes del lajmerimi i rrugeve.

          2. f
            fteri

            Festë në Tiranë ERDHI DHE MAKRONI ,kryeqyteti i europës Shqipëria në flamurin europian ,Edi Rama skenarisët e korograf i valles madhe shqipëria në flamurin europian ,kjo festës madhe bashkon bashkë udhëheqësit e mëdhej të Europës NJË BRAVO TË MADHE !.Sali Berisha dhe Ilir Meta në protestë ,Hiçi mbetet hiç:Të mjerët halabak e karabullak ! Edinë fort mirë Saliu dhe Iliri ,se bardha borë e Tomorrit hyjnor dhe korabit madhështor ,kurr nuk NXIHET ! nga glasat e insekteve SORRA TË PD-eeesssë dhe LSI -floririt e anarshisë.

            1. A
              Andis

              Fteri trudhjeri, prit edhe pak sa te perfundoje theqafja qe idioti yt ne qeveri ka marre tashme. Do te shohesh c'fare do t'ju punoje Saliu dhe Meta neser, ty, idiotit tend, e tere letyres tuaj. Eshte e pashmangshme. Vazhdoni edhe pak kohe orgazmat tuaja neper komente. Do ta shohim fundin e kesaj meseleje. Do te habiteni!

              1. S
                Shqipetar i Jugut

                Andis. Ky Fteri është nje rrogetar i Rames per të ardhur keq. Por edhe ti ama. Qenke nje rrotë kari ti or byrazer, mjere familja qe të ka. AI Fteri të pakten është rrogetar i Rames, dhe i mendon hartime rroges qe merr. Por ti? Ti pret rrogë nga Saliu? Ha ha ha ha. Hajde me ne ne emigrim mor klluf, se Shqiperia unpordh, qe me 22 Mars 1992. Qe kur mori Saliu pushtetin, Shqiperia mori rruget e mutit. Per zotin, gjithë shqipetaret qe Jane akoma ne Shqipëri Jane shumë trima, dhe kam respekt per ta. Te durosh tere tensioner e perditeshme ne Shqipëri duhet të jesh shumë i forte. Ne emigrantet zgjodhem rrugën e lehte të emigrimit, ndersa shqipetaret qe kane mbetur ne Shqipëri zgjodhem rrugën e mundimshme të berjes se Shqipërisë vend europian. Respekte.

              2. A
                Andis

                Fteri trudhjeri, prit edhe pak sa te perfundoje theqafja qe idioti yt ne qeveri ka marre tashme. Do te shohesh c'fare do t'ju punoje Saliu dhe Meta neser, ty, idiotit tend, e tere letyres tuaj. Eshte e pashmangshme. Vazhdoni edhe pak kohe orgazmat tuaja neper komente. Do ta shohim fundin e kesaj meseleje. Do te habiteni!

                Lini një Përgjigje