Si mund ta shpëtojë Azerbajxhani Ballkanin nga ndikimi energjetik rus

8 Dhjetor 2022, 11:47Sociale TEMA

Si mund ta shpëtojë Azerbajxhani Ballkanin nga ndikimi energjetik rus

Një vizitë e fundit e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Azerbajxhan, ku janë zhvilluar bisedime të mëtejshme me presidentin azer, Ilham Aliyev, sa i përket çështjeve si energjia dhe bashkëpunimi, ka treguar edhe një herë se “shpëtimi” prej ndikimit energjetik rus në Ballkan, mund të vijë edhe nga aty.


Aliyev në fakt, është dukur tepër i investuar në muajin e fundit dhe me shumë interes për zhvillimin e Ballkanit.

Në vizitën e tij të fundit në Tiranë, më 15 nëntor, ai pati vizita të rëndësishme shtetërore, duke përfshirë presidentin Bajram Begaj dhe vetë Ramën.


Çfarë u theksua aty? Dy gjëra parësore.

Fillimisht, një simbolike – por theksueshëm edhe politike – e hapjes së Ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë.

Në takimin e fundit, gjatë vizitës së Ramës në Baku më 8 dhjetor 2022, Aliyev e tha qartësisht: Duam të kemi dialog aktiv dhe hapja e Ambasadës sonë në Tiranë nuk është thjesht shenjë bashkëpunimi, por nga aspekti praktik, duam të shohim më konkretisht zhvillimet brenda Shqipërisë.

Tre herë në dy muaj, ka pasur vizita të ndërsjellta shtetërore mes zyrtarëve shqiptarë dhe atyre azerë, ndaj fjalët e Aliyev, nuk janë thjesht në tym.

Aspekti i dytë, është projekti më i madh gazsjellës që rajoni ndonjëherë ka parë dhe ai është trans-adriatiku TAP.

Shqipëria është edhe një ndër vendet kryesore ku TAP kalon dhe ku është i shtrirë, me potencial jo vetëm lidhje që ka me Evropën Perëndimore përmes Italisë, por edhe me atë për të zhvilluar më tej rrjetin gazsjellës në Shqipëri, për të furnizuar Ballkanin.

Krahas vizitës në Shqipëri në nëntor, Aliyev zhvilloi edhe një vizitë në serbi, ku u takua me homologun e tij, Alexander Vuçiç.

Aty, po ashtu, u fol shumë për spektrin energjetik, pasi dihet se Serbia për nga vendet rajonale, ka ndikimin më të madh prej Rusisë, e mbi të gjitha me gazin e lëngshëm, të cilin thuajse të gjithin (85%) e marrin nga Moska, me një marrëveshje të arritur së fundmi për çmimin stabël të tregtimit, edhe pas luftës në Ukrainë.

Një problem të ngjashëm e ka edhe Maqedonia e Veriut me varësinë nga gazi rus.

Të gjitha këto zhvillime, lidhen më së miri edhe me Samitin e 6 dhjetorit, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, ku ndër pikat e theksuara, janë edhe ato për ndihmën që gjashtëshes rajonale i duhet dhënë për krizën energjetike, përfshi gazin.

Azerbajxhani, në këtë kuadër, ndër vendet e bllokut të saj, ka raportet më të mira të mundshme dhe është parë jo pak herë si interlokutor për çështje madhore, ndër të cilat ato energjetike.

Thënë kjo, BE-ja prej kohësh po e kërkon një mundësi investimi në Shqipëri dhe gjithë Ballkanin, për të zhvilluar rrjetin gazsjellës, i cili do të kryente edhe lidhjen “e artë” të rajonit, për të marrë gazin e lëngshëm azer.

Ndaj, në gjithë këtë, me vizita (jo) të rastësishme mes palëve, të shpeshta, edhe thelbësore, mundet që të jetë pikërisht Azerbajxhani shpëtuesi i Ballkanit – por faktik i Evropës – nga varësia ndaj gazit të Kremlinit./Albanianpost.com

1 Komente

  1. E
    Erdogan

    Shqiperia e Osmanllinjve te rinj nuk shpetohet me asgje jo me nga Azerbajxhani. Ja ku e kemi Detin e Mesdheut si Vorio Epirotet ashtu dhe te Jugut. Perse do duhet te shkoje kaq larg Gjermania deri ne Katar? Nuk duan te jete i pasur dhe i zhvilluar Kombi Greke i Epirit, Ilyrise,Maqedhonise,Ionise ku eshte sot Turqia. Mbani mend Non papersin e Washingtonit? Ne fillim "thonin" per East Med dge pastaj "e kthyen" me pretekstin qe mos ti mbetet "Qejfi" Turqise! Nuk duan kuotuat apo jo? Evropa dhe Perendimi eshte kail te Ngordhe nga te ftohtit dhe Greqine nuk duan te jete e Zhviluar. Greqia eshte i vetmi shtet ne bote qe po te zbatoje ligjin nderkombetare te 12Miljeve qe eshte Kufiri Detare Turqia i ben presion per Casus Beli (Ceshtje apo Shkak Lufte)! Po te qe se Sh.B.A nuk do perkrahte Turqine dhe te mbeshteste Te Drejten e Detit dhe Ligjin Nderkombetare Greqia do kishte vite te tera qe do Pasurohej. Mirepo cifutet nuk duan qe Evropa te varet nga Greqia dhe Albania. Be vend te bashkohen bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj me Greket dhe te jene Ata Afendikonjte e Mesdheut cifutet i detyrojne te Ndajne Detin! Po te kete mundesi Shekullin tjeter. O demo te hengert Tenja E ke te keqen Brenda. Kur bere derr e arine Cdeshe qe bere turkoallvanine do thoshte edhe Andoni i biri i Zahos nga Zagoria. Kush e njeh Vorio Epirotin Andon ne Arnautistane? Asnje. Po Aleksandrin te birin e Stavros asnje. Me Psevdho-Onoma (Pseudonim) Asdreni. Po Llazaron te birin e Sotirit Poradecin (Lasgushin)? Asnje. Edhe ky me Psevdho-Onoma. Po ashtu edhe Milloshin te birin e Georgjit Niko-laos? Asnje. Edhe ky me Psevdho-Onoma. Keto jane factet historike qe e kane degeneruar dhe gjunjezuar kete Komb te Lashte nga Osmanllinjte. Bile ne emer te nje "Kombi" Shqiponjash.

    Lini një Përgjigje