Vota e emigrantëve, Kushtetuesja ultimatum Kuvendit: Brenda vitit të ndryshojë ligji

9 Dhjetor 2022, 18:58Sociale TEMA

Vota e emigrantëve, Kushtetuesja ultimatum Kuvendit: Brenda vitit të

Gjykata Kushtetuese kërkon që brenda një viti të plotësohet kuadri ligjor për të mundësuar votën e emigrantëve.

Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën e Shoqatë ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, e cila kërkonte shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 21 prillit për shkak të mohimit të votës së emigrantëve.

Në vendimin e sotëm Gjykata ka vendosur “konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor”.

Lini një Përgjigje