
Elvis Guçe u largua fëmijë para trazirave të ’97 nga Gjirokastra në Greqi. Fëmijërinë e kaloi bashkë me familjen në Greqi, por të gjithë bashkë u rikthyen në atdhe pas viteve 2000. Ëndrra e Elvisit, ishte mjekësia. Ai studioi për 7 vjet në Greqi, por gjithmonë me dëshirën dhe qëllimin, për t’u kthyer në Shqipëri.
I ftuar në emisionin Java në Dritare TV nga Lorena Fjolla, doktor Guçe tregon jetën e tij mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa flet edhe për vendimin për të qëndruar përgjithmonë këtu.
“Unë jam larguar familjarisht në Greqi para ‘97 në kohën e trazirave. U rikthyem kur gjërat u stabilizuan, në vitin 2000. Bëra gjimnazin dhe më pas u riktheva në Greqi, për të studiuar në fushën e mjekësisë. Mjekësia ishte ëndrra ime. Në Greqi studiova në fakultetin e mjekësisë së përgjithshme dhe akademinë e lartë ushtarake për 7 vjet. Ishte një zgjedhje ime për t’u rikthyer”.
Në lidhje me largimet e të rinjve, sot, Guçe tha: “Nuk besoj se është nevoja siç ka qenë disa kohë më parë për të ikur me këto ritme nga vendi. Njerëzit largohen sepse vendi nuk është ai që duan, por vendi nuk mund të jetë ai që duan, kur ata largohen. Ne duam ndryshime të mëdha, në një kohë të shkurtër. Nuk ka vend që bëhet në një kohë të shkurtër. Unë lash një shqipëri që ishte shumë ndryshe nga kjo që gjeta.
Por ka ende shumë gjëra që nuk janë atje ku duhet të ishin. Ka edhe diçka që dua të theksoj. Patriotizmin e perceptojmë gabim. Patriotizëm do të thotë të japësh kontribut, jo vetëm të mburresh. Nuk do të thotë vetëm të bësh sherr për Shqipërinë, apo ndeshjet etj etj. Patriotizëm do të thotë që ti përpiqesh ti japësh vendit tënd. Nuk është e thënë të jesh mjek, jurist”, u shpreh mjeku Elvis Guçe.
Eshte edhe kryesorja, qe ne Shqiperi mjeket behen milionere per 5 vjet. Me euro e kam llafin.
Po, po, ma more nga goja: nuk ka parajse me te bukur per nje mjek se sa Shqiperia!
U be ky fshatar spurdhjak te na tregoje ndryshimet ne Shqioeri.Te shikoj ate qe e mbush doren me euro nfa njerzit e shkrete te semure,qe u merr lek rrushfet.E dime kete familje kush eshte.
Silda ki !!!!!!!!!!! Sinqerishte e kam te veshtire te kuptoj Komentin tuaj . Kush e lexon shkrimin ,kupton se ai ka shume te drejte ne gjithcka Deklaron me Mediet . Ky Princip e Koncept duhet te jet i injektuar ke cdo shtetat i ktij vendi ,nqd duam te zhvillohemi si Bota . C'ka ktu per (Fshatar apo fjale te tilla si Spurdhjak !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! ) Eshte tjeter ,te komentosh Deklaraten e tij dhe tjeter ,te Kritikosh rrushfetin qe marin Doktoret .
U be ky fshatar spurdhjak te na tregoje ndryshimet ne Shqioeri.Te shikoj ate qe e mbush doren me euro nfa njerzit e shkrete te semure,qe u merr lek rrushfet.E dime kete familje kush eshte.
Doktor Elvisi, Respekt per Ju dhe familjen Tuaj Jeni nje Shqiptar i Vertete!! Kombi yne ka nevoje per njerez te veprave te mira e jo llafazane "patriote" me "teorira"" Ju uroj Suksese dhe Shendet ne Shqiperi! Atdheu i Vertete ju Ripret KraheHapur !!
O rrote;thirri mendjes….! Ka ardhur te rrjep te semuret,asgje me teper…
Shqiperia ka vertet nevoje per njerez qe dine,por me shume ka nevoje per njerez qe e duan dhe kontribuojne ketu
Per c’far kontributi e keni fjalen; keta pa rushfet te majme,te lene te vdesesh…?!
I nderuar Doktor Guçe, Komenti juaj mbi "Patriotizmin", shum i drejte. Por, nese ke bere Akademin Ushtarake ne Greqi(E bashkelidhur me Fakultetin e Mjeksise) i bie qe te kesh vajtur me Burs nga Shteti Shqiptar, si pjese e programeve te Arsimimit te Ministrise se mbrojtjes RSH. Si i till, duhet te ktheheshe patjeter ne Shqiperi, per tu titulluar Oficer, jo se keshtu ke vendosur ti, por si pjese e detyrimeve kontraktuale. Per me teper duhet te sherbeje per 5 a 6 vite ne FARSH. Dhe ne kete kontekst, i ke te *kufizuara mundesite per tu dhen mend te tjerve, per rikthim ne Atdhe. Suksese ne Profesionin e nderuar(dhe jo rrall te shperdoruar ne Shqiperi) te Mjekut. Ndjes ne se nuk ke qen pjes e programeve te Ministris se Mbrojtjes, por sqarimin duhej ta beje