Shqipëria me pasaportën më të dobët në rajon, përveç Kosovës

10 Dhjetor 2022, 09:18Sociale TEMA

Shqipëria me pasaportën më të dobët në rajon,

Teksa rajoni ka vijuar përparimin për forcimin e pasaportave përkatëse, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, duke u kthyer në vendin me dokumentin më të dobët në Ballkan, përveç Kosovës.

Kështu reflekton indeksi global i pasaportave për vitin 2022, duke e radhitur pasaportën shqiptare më të fuqishme vetëm se ajo kosovare dhe ndër më të dobëtat në gjithë kontinentin evropian kësisoj.

Në bazë të indeksit, qytetarët shqiptarë kanë akses pa viza ose me viza në mbërritje, vetëm me 114 vende në botë, teksa me 84 të tjera, kërkohet regjimi i vizave.

Nga ana tjetër, më të fuqishmen në Ballkan, e ka Serbia, me 136 vende ku lëvizja bëhet pa viza.

Maqedonia e Veriut radhitet më pas me 128 vende me liri lëvizje, 127 Mali i Zi, 118 Bosnjë dhe Hercegovina dhe në vend të fundit radhitet Kosova, me 56 vende ku ka liri lëvizjeje.

Nëse merret si i tërë Ballkani më pas, edhe me vendet të cilat janë anëtare në Bashkimin Evropian, është ajo greke pasaporta më e fuqishme, me 171 vende me liri lëvizjeje.

Teksa, më poshtë, në pozitë të barabartë, janë kroatët, rumunët dhe bullgarët, me 167 vende me liri lëvizjeje.

Kjo mbetje në vend e Shqipërisë, mundet t’i atribuohet edhe një mungese lobimi nga ana e diplomatëve shqiptarë jashtë vendit, ku mungon krejtësisht prej kohësh puna për forcimin e pozitave shqiptare, pavarësisht pozicionit tepër të fortë diplomatik në të cilin vendi ndodhet, si anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së apo rolit të madh rajonal që ka ndërmarrë.

7 Komente

  1. V
    Vladimir

    Diplomatet tane, pika qe nuk na bie! Maxhunet me shoke, injorante, servile, hajdute, turpi i botes.Te zgjedhur si puna e te fejuarit te vajzes se Jozefines apo si puna e te vellait rrugaç qe na u be konsull. Po ministrat tane te jashtem, pse nuk mbyten me nder me shu.. e tyre. Shpendajeni kete ministri plot me "te rekomanduar" hiçmosberesa, mbyllini ambasadat tona te kota qe verdallosen dhe shikojne mos ju del ndonje shishe pije nga pritjet qe bejne, se gje tjeter nuk dine. Intelektualet tane si Kadarea me shoke, kane bere me shume pune se sa me nder ministrat dhe ambasadoret tane. Fyerje me te rende se kjo, per ne, nuk mund te kete. Fqinjet tane nuk kane as 30 vjet shtet dhe jane ku e ku.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Latif Dreqi

      Bejini shyqyr Sali Berishes qe iu hoqi vizat, sepse me Nanon deri ne skelë per te marre gomonet shkonin shqiptaret...Rama mbase si mik e byrazer qe ka Erdoganin mbase do bente sevap ky e do i linte pa viza arnautet deri ne Stamboll..

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ????????????????????????

        ju befsha kaken ne ashaport edhe e shtet

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ????????????????????????

          shqiperi te kam dhi

          Përgjigjjuni
          1. E
            Erdogan

            Keto pasoja te Vezireve, Pashallareve,Bejlereve, Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj i paguan sot populli (popola ital) i vetequajture Skiptare. Kurse te tjeret qe mbeten Epirote dhe mbajten ne Sacrifice Kombesine dhe Identitetin Greke ne Epirin e Jugut kane Ndergjegjen dhe Shtetin e tyre me te zhvilluar.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Toto

              32 vite nuk perdori pasaporte.Shqiptaret jane te Zotet nuk presin shtetit e kalbur.sa te kete Teknollogji do kete edhe Pasporta fallco boll.Te prisnin Shqiptaret nga Shteti do ishin akoma me tollona .Pastaj 114 shtete boll jane ,ne evrope Pa viza .Kush donte levize leviz si iken ne ,ne 90 Pa asnje document .

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sebastia

                Totalisht i gabuar arsyetimi jot. Pse duhet te marrin rruge jo te ligjshme me pasaporta fallco kur egziston nje shtet qe ka per detyre te forcoje poziten e tij neper bot Kto arsyetime si I ky I joti bejne qe bastardet ne krye te vendit mos te ndjejn asnje lloje detyre ndaj popullit.

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje