
Çështja e emigrantëve është shndërruar në një nga temat më të nxehta të momentit në Britaninë e Madhe, e jo vetëm.
Shkak është bërë fakti se numri i emigrantëve që kanë kaluar nëpërmjet Kanalit përgjatë këtij viti në Britani përllogaritet të jetë mbi 40 mijë. Prej tyre, autoritetet britanike thotë se 12 mijë janë shqiptarë, që kanë kaluar me varka të vogla.
E pikërisht duke folur për shqiptarët, një telefonues u përball me reagimin e prezantueses Shelagh Fogarty në programin LBC që ajo drejton.
Telefonuesi i quajtur Keith, insistoi se ata që kalojnë Kanalin me varka të vogla, nuk janë refugjatë të zakonshëm, por refugjatë ekonomikë.
“Sheh gjithë shqiptarët që vijnë, janë të gjithë me telefona inteligjentë!”, tha ai.
Por Fogarty iu kundërpërgjigj: “I ke takuar të gjithë ti Keith? E di ti që janë të gjithë njësoj?”
Megjithatë telefonuesi nuk u tërhoq dhe vijoi: “Duhet të zgjohemi dhe të kuptojmë se ky vend nuk e ka luksin që të vijojë të shpenzojë shuma të tilla parash për t’u marrë me ta”.
Në këtë pikë, prezantuesja britanike duke iu referuar vendimit të sekretares së Brendshme, Suella Braverman për të dërguar 63 milionë paund në vit në Francë, në përpjekje për të parandaluar emigrantët për të kaluar Kanalin, tha: “Imagjino nëse do t’i përdornim këto para në mënyrë më konstruktive?”
UK eshte grekofile dhe urren shqipetaret, Italia ka pranuar ndoshta 500,000 shqipetare dhe asnjehere nuk e ka bere kaq problem publik sa UK kjo tregon se kush jane vertete mikun e vertete…UK ka nje numur sh te vogel ne krahasim me Italine dhe problemet qe vijne me ta eshte sh me i vogel..!!!
Na flliqt krejt Magjup shipnisë