Rama publikon pamjet: Si do të tranformohet aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë

10 Dhjetor 2022, 16:22Sociale TEMA

Rama publikon pamjet: Si do të tranformohet aksi rrugor Elbasan-Qafë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë pamjet e projektit të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë.

Në një status në rrjete sociale, Rama thotë se ky aks do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të.

Kreu i qeverisë njofton se investimi do të nisë shumë shpejt dhe do të plotësojë të gjitha standardet.

“Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të duke plotësuar të gjitha standardet.

Ky investim pritet të nis shumë shpejt, dhe do të rrisë sigurinë rrugore si dhe lehtësojë qarkullimin e automjeteve”, shkruan Rama.

 

1 Komente

  1. t
    tata luigji

    Zgjero rrugen durres tirane qe ka nje popullsi 1.5 miljon banore, se eshte katastrofe, Ke lene shume projekte ne leter, rruget jane po ata qe ishin Please

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje