Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week” është shprehur se do të lidhet një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore.
Rama u shpreh se marrëveshja do të shërbejë si instrument i rëndësishëm për transmetimin e energjisë nga Shqipëria në Italia, si edhe për pozicionimin e vendit tonë si një lojtar kyç në rajon.
“Për të prezantuar atë çfarë po formëson jo vetëm të ardhmen e Shqipërisë por specifikisht atë çfarë në këtë moment në kohë është e ardhmja e Shqipërisë që po formësohet nga çuarja përpara e energjisë së pastër dhe forcimi i partnereve ndërkombëtare specifikisht për Emiratet e Bashkuara Arabe.
Falë Emirateve të Bashkuara Arabe dhe dijes që ka për këtë çështje, po diversifikojmë dhe transformojmë sektorin energjitik shqiptar. Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është 100 përqind nga burime të ripërtëritshme. Përqindja e energjisë të përtëritshme të është 44 përqind, kjo e bën vendin pjesë të listës së vendeve evropiane dhe skandinave për përqindjen e energjisë së përtëritshme.
Dua të përfitoj t’ju informoj se sot shumë shpejt do të nënshkruajmë një marrëveshje të rëndësishme strategjike me Italinë dhe Emiratet për kabllot nënujore që është përmendur si një instrument shumë i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtërishme nga Shqipëria në Itali por edhe për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si lojtar kyç në rajon mbështetur në prodhimin e saj me 100 përqind energji të ripërtëritshme. Ky hap i rëndësishëm për rajonin dhe Evropën s’do të kishte qenë i mundur pa bashkëpunimin me Emiratet.
Dua të thekoj se partneriteti i Shqipërisë me Emirate e Bashkuara në sektorin energjitik është i rëndësishëm për një rajon, ku shumë luftëra dhe konflikte e gjakderdhje i kanë dhënë formë të shkuarës tonë dhe ku bashkëpunimi dhe dëshira e përbashkët për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane duhet mbështetur me nisma konkrete dhe hapa konkrete për të kapërcyer të shkuarën“, u shpreh Rama.
Nuk na the o Komanar , nga e more avionin per Itali e Abu Dabi, nga Kukesi! besoj?.
E mori nga gopi sateme.