Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Abu Dabi.
Kreu i qeverisë, përmes një mesazhi në Facebook, deklaroi se do të finalizohet marrëveshja trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Rama shtoi se kjo marrëveshje do të vendosë një tjetër gur kilometrik, në rrugën e Shqipërisë drejt pavarësisë energjetike.
“Përshëndetje nga Abu Dabi. Për pak do të vendosim një tjetër gur kilometrik, në rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike. Së bashku me kryeministrin e Italisë, miken e shtrenjtë, Giorgia Meloni, me ftesë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një tjetër mik, sheiku Mohamed bin Zayed inalizojmë marrëveshjen trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe rritjen e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri.
Lidhja do të ketë pronësi të trefishtë, e nga ana tjetër do të mbështetet nga investime domethënëse të përbashkëta, në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Shqipërisë. Kjo shkon edhe në funksion të ambicies sonë për t’u bërë të pavarur nga importi, por na jep edhe një rol së shpejti, si eksportues në BE.
Shqipëria është sot vendi me kapacitetin më të lartë të vetprodhuesve familjare apo biznes nga energjia diellore në rajon. Energjia e prodhuar nga dielli ka kaluar në zero përqind në afro 10 përqind të prodhimit tonë të brendshëm energjetik.
Plani ynë është të arrijmë në 30 përqind brenda mandatit tonë të katërt. Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon që nuk e rriti çmimin e energjisë elektrike gjatë krizës evropiane të vitit 2022-2023 dhe që nga data 1 shkurt, Shqipëria do të bëhet i vetmi vend evropian që ul çmimin e energjisë, jo pak, 10.5 përqind. Me këtë masë, ne bëehmi ndër vendet me çmimin më të ulët në Evropë dhe raon dhe u kursejmë qytetarëve tanë 31 milionë euro në vit nga fatura e energjisë elektrike”, theksoi ai.
Ec perpara o gjigand por kujdes me keto lajme te bukura per shqiptaret se mos na i bie infarkt perbindeshit te vicidolit se eshte vetshpallur kryeminister para 3 javesh se ka pare enderr se do kaloje ylberin me ndihmen e Xhozit me avion.
Rama po flet nga Mars, se atje ka fluturuar qysh kur deklaroi nuk eshte psikopat, qe ne kete rast ja ka kaluar Berishes!...lol
Kalec kari. Të ka dhjerë Saleh serbi sot në gojë apo akoma?
Karuc Dega, fokusohu, eshte Abu Dabi e jo ne Mars.
Hallall qumështin e Nënës ,kujdesin dhe edukimin e marrë në familje ! Piketat vijnë pas ideve ,realiteti pas piketave . Bravo !!!
Ec Edo, e mos e rruj shume se car thote ai palla i katit te tete, se qe se ka zbritur, ka currufjepsur nga trute me keq se c'ishte. Po u hedh trute e gomarit, atyre qe e ndjekin nga pas.
Propaganda brekushes HAHAHAHAHA ne skemi energji per vete, Italia ja blen frances, shqiptaret sunit myslymon genjehen thjesht
Ata qe ndertuan gjigandet energjitike te Vendit, me te cilat krenohemi, sot jane pensioniste, ne se nuk kane shkuar ne qiell. Kur flet per kapacitet tona energjitike, mbase kujtohesh te thuash ndonje fjale edhe per ta. Flm.
Hajde o ne ver te sat eme...Italia tokat e veta i mbjell vreshta e pemishte ndersa ne fotovoltaike...mos e befsh piken e hairit o shkerdhate! Te zencin mallkimet e ketij populli deri ne varr.
Bravo GO WEST shume i drejte komenti juaj jo vetem Gjigandet e Energjitikes por komplet Shqiperine sidomos Aresim Shendetesi me te dukeshmet qe i kthyen njerzit nga fshatar injorant ne qytetar te kulturuar dhe pa kulture shendetsore ne te zot e mbrojtjes te shendetit te vet ??? Rama coje deri ne fund premtimin e ketij BREZI qe e ka shume te thjeshte Korgjimin e pensioneve "ishim NE pa jeni JU " FL
Shpiragu , Kuksi e inceneratoret si vajten?
Pepinot po perdorin territorin shqiptar per gjithe nevojat e veta, nga burgjet e Guantanamos per bythzinjte e tyre, tek prodhimi i energjise. Rikthim ne kohen e Duces.
Ajetollahu arnaut, rami si specie hibride komuniste, orientale ´´europiane´´ qe organizon iftare ne kryeministri dhe presidence, ne nje shtet ´´laik´´,nuk i ndahet shpirti nga shkretetirat arabo-aziatke, qe ne shekuj pushtimi vazhdojna ta thajne shpirtin tone shqiptar. Ja dhe patronazhistet me siper, si gjirhmone duke kerpitur kocken e hedhur nga ajetollahu, vazhdojne ne menyre te verber ti lehin njeriut shqiptar.
Zoterinj komentues qe jeni kritike ndaj Rames dhe qeverise, mbroheni kete qendrim me logjike dhe kulture; njohje dhe dije, jo me sharje dhe injorance! Zhvillimi midern kerkon prodhim te energjise se rinovueshme, dhe krijimin e infrastruktures nderkombetare te trasnetimit!
Emirates e Bashkuara Arabe mik per koke me SHBA.
Qe ta kuptoni: 1. Toka shqiptare do mbulohet me panele dhe mullinj me ere. Energjia do shkoje ne Itali se ata jane kunder pasi u “prish pamjen”. Kabllin per ta cuar ne Itali e financojne Emiratet dhe tarifen e transmetimit do e marrin ata. Nderkohe qe leket e shqiptareve flene gjume ne banka me interes 0.5%. Shqiptaret do marrin “qera” 5% te energjise qe do prodhohet. Rama merr te xhepi i vet 10%. Italianet marrin energjine dhe nderkohe token e vet vazhdojne e perdorin per turizem, bujqesi etj.