Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit

14 Janar 2025, 15:36Politika TEMA
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit

Bajram Yzeiraj ish-drejtues i Policisë tregon praktikën që është ndjekur më 21 janar 2011, kur u vranë nga Garda 4 protestuar gjatë tubimit të Partisë Socialiste.

Yzeiraj tha në emisionin “Shqip nga Rudina Xhunga” në Dritare Tv se Berisha është përgjegjësi kryesor që janë prishur provat.

“Për 21 janarin unë kam treguar tërë praktikën që është ndjekur, gjithë historinë e organit të drejtësisë. Për mua më 21 janar egoja për pushtet, shkeli çdo ligj, çdo normë. Në protestë vepronin dy forca sigurie, policia dhe garda.

Njëra ka përgjegjësinë e sigurisë në tubim, në mjedisin publik, tjetra ka objektin. Unë nuk e di kush ka drejtuar. Kam kërkuar në Ministrinë e Brendshme, planet për të parë kush ka vepruar, më thanë që ishin zhdukur. Dikush i ka ato pamje. Kush drejtoi, drejtori i policisë, zëvendësministri apo ministri i Brendshëm? Mënyra se si ndodhi tregon që nuk ka pasur koordinim që secili ka vepruar për hesap të vet.

Kur goditeshin efektivët me hunj nga aktivistët e PS-së, policia duhet të reagonte, nuk duhet të toleronte. Policia duhet të jetë e duruar kur fyejnë, por jo deri në piken sa të rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë. Në këto raste duhet ndërhyrë. Policia nuk ndërhyri deri kur hodhi gazin lotsjellës, ku u dëmtua dhe vetë dhe u largua, nuk u zëvendësua me forcë tjetër.

Policia dështoi, e la territorin bosh, nuk futi forcat e ndërhyrjes së shpejtë, qoftë edhe për prezencë. Duke lënë territorin, Garda kishte një presion tjetër, forcat e rrugës të çorganizuara bënin çfarë të donin me Gardën. Kështu garda u çfazua, doli nga binarët, doli nga ligji, organizimi dhe disiplina. Edhe filloi të qëllonte me armë. Trupat e gardës, kudo ku ishin qëllonin me armë. Drejtuesit ose nuk dëgjoheshin, ose vetë kishin dhënë urdhër që të qëllohej.

Rasti tjetër kur sulmohet hyrja me makinë. Ky është rasti tipik kur përdoret arma. Aty nuk u përdor arma nga Garda. Pasi u shkreh demonstrimi, nuk kishte intensitet më, nuk kishte rrezik, Garda vrau 4 qytetarë dhe shyqyr që nuk vrau më shumë se mund të kishte më shumë viktima.

Prokuroria e nxori vrasje nga pakujdesia. Nuk është vrasje nga pakujdesia. Është vrasje me dashje. Komandanti që drejtonte Gardën ishte prezent. Të terë ata që ishin prezentë kanë kryer krim. Kur vjen puna të përgjegjësia, shpërdorimi i detyrës vjen nga drejtuesit e policisë e të Gardës, e deri te titullari i Kryeministrisë i cili është deklaruar vete, duke shmangur, duke akuzuar, duke moslejuar zbatimin e urdhrave të Prokurorisë.

Një prokuror që e ndien mirë përgjegjësinë duhet t’i kishte vënë prangat që atëherë Berishës. Por ai prokuror zbatonte urdhrat e kryeministrit. Berisha është përgjegjësi kryesor që janë prishur provat.

Gjatë kohës që shërbeva si këshilltar në Ministrinë e Brendshme, gjeta një listë me emra të kuadrove të cilët ishin shpërblyer për tubimin 21 janarin, për punën e tyre. Janë shpërblyer me shumë mbi 2 milionë lekë, përfshirë drejtues të policisë dhe gardës për punën e mirë që kishin bërë se kanë mbrojtur Kryeministrinë. Vetëm një ndër drejtuesit nuk kishte pranuar duke thënë se e kishte për turp të pranonte para për një tubim ku u vranë 4 njerëz. Ai ishte Muhamet Rrumbullaku. Ky veprim tregon integritet.

Të gjithë të tjerët kishin marrë para për një tubim ku u vranë 4 njerëz. Një pjesë e mirë e tyre janë ende në shërbim në Policinë e Shtetit. Kjo për mua është skandaloze. Ajo që uroj për këtë rast është që prokuroria t’i futet me themel kësaj çështjeje meqenëse e ka marrë në dorëzim, për t’i dhënë një mësim vendimmarrjes politike dhe shtetërore. Kush vë duart në organet e drejtësisë, kush jep urdhra të kundërligjshëm të marrë atë që i takon”, thotë Yzeiraj.

27 Komente

  1. J
    Jari N

    Është më se e vërtetë që me firmën e Sali Non Grada janë shpërblyer nga 4 - 10 rroga për vrasjen e 4 Qytetarëve. Sot ke Drejtues në Gardën e Republikës që kanë marrë me miljona lekë shpërblim si ; Colin Gjoka, Çelik Hasa, Petrit Cara, Fatos Bushati, Luigj Vathnikaj, Mark Marku, Dritan Osmani e 100 të tjerë që sotë janë në poste të rëndësishme në Gardën e R SH. Vetëm SPAK mund të jua ktheji lekët mbrapsh këtyre shërbëtorve të Saliut dje edhe sotë janë më të zellshmit e Edi Rama, në se nuk është e vërtetë kjo pyetni Kolin Gjoka, sot Komandanti i Njësisë që ruan Kryeminstrin edhe dje ka qënë Shefi i Shtabit i G R SH.

    Përgjigjjuni
    1. u
      une

      Ish-drejtuesi thote se aktivistet e PS goditen me hunj me 21 Janar efektivet e policise dhe policia duhet te reagonte jo ti toleronte. Nuk me besohet se aktivistet e PS te kene goditur me hunj policine, keto jane shpifje qe u behet aktivisteve te nderuar te PS. Une besoja se ishte policia e qe kishte sulmuar aktivistet, mirpo ky po thote te kunderten qe jo vetem nuk i ka sulmuar e para policia por perkundrazi i ka toleruar dhe nuk ka reaguar.Ndoshta duhen pare pamjet filmike nese vertet protesta e PS ka qene aq e dhunshme sa aktivistet e PS kane sulmuar te paret me hunj policine e shtetit.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tankist

        Dmth ne protestat qe ben sala , rama duhet tu fus plumbin?

        Përgjigjjuni
        1. m
          mirel

          Tankist, miqesisht po ta them, mos u mer me idiotet trushplare te Salikermes se te vetmen detyre qe kane mare eshte tu ngrene nervat te tjereve.

          Përgjigjjuni
        2. p
          pilo Lala

          Shkrimi me duket shume djallezor, kerkon te justifikoje vrasjet si vetmbrojtje. Nuk e di kush eshte ky ish-drejtor policie, kur ka sherbyer. Gjykata Nderkombetare e tha shume qarte, eshte krim shteteror autoret jane te padenuar.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tetovari2

            Lexoje jo një herë por më shumë herë që të.kuptosh drejtë ate që ka thënë për vrasjet dhe prishjen e provave!

            Përgjigjjuni
        3. T
          Tarras-Bulba

          Or Bajrom, or Profesor i shkencave Juridike, mos n'a trego pordha me rigon se te gjithe jemi deshmitar te krimeve monstruoze qe u urdheruan dhe zbatuan nga ajo bande halabakesh me ne krye Sa-Halen dhe Lulushken. Ti s'po n'a tregon ndonje gje te re! Behu burr dhe shko e bej kallzimin ne SPAK per ato qe di, dhe aq me shume jepi emrat e atyreve qe akoma jane ne Policine e Shtetit dhe moren bonuset prej 2 milion lekesh... dhe cuditrisht kane kaluar dhe Vetingun ne radhet e Policise.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sllobodanka

            Ne do te marrim pushtetin ne maj dhe do t'i shkojme ne hell gjithe prokuroret e ASPAK-ut.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poseidon

              NJE GJE E KE THE E GABIM,,, ESHTE E VERTETE QE POLICIA ESHTE GODITUR ME HUNJ,POR KJO NDODHI PASI POLICIA I GJUAJTI PROTESTUESIT ME TAKA KEPUCE TEK KERCELLI I KEMBES,KJO PER TI PROVOKUAR DHE JO E KUNDERTA........TJETER SE SIPAS TEJE GARDA U SHFAZUA , NUK ESHTE E VERTETE SEPSE U QELLUS ME URDHER NGA LART DHE JO PA URDHER.. .....NE FUND FAREPERMBLEDHJA ESHTE E THJESHTE,,,,,U QELLUA MBI NJEREZ ME DUAR NE XHEPA DHE U QELLUA KUR NUK KISHTE ASNJE RREZIK,SEPSE NJEREZIT THUAJSE U LARGUAN ,PAS HAPJES SE PORTES ME MAKINE....PER MUA U QELLUA PASI U SIGURUAN QE RREZIKU KALOI,POR FRIKA ISHTE SE MUND TE VININ NJE DITE TJETER,PER TI TREMBUR TE TJERET U QELLUA MBI TURME.......

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidon

                NJE GJE E KE THE E GABIM,,, ESHTE E VERTETE QE POLICIA ESHTE GODITUR ME HUNJ,POR KJO NDODHI PASI POLICIA I GJUAJTI PROTESTUESIT ME TAKA KEPUCE TEK KERCELLI I KEMBES,KJO PER TI PROVOKUAR DHE JO E KUNDERTA........TJETER SE SIPAS TEJE GARDA U SHFAZUA , NUK ESHTE E VERTETE SEPSE U QELLUS ME URDHER NGA LART DHE JO PA URDHER.. .....NE FUND FAREPERMBLEDHJA ESHTE E THJESHTE,,,,,U QELLUA MBI NJEREZ ME DUAR NE XHEPA DHE U QELLUA KUR NUK KISHTE ASNJE RREZIK,SEPSE NJEREZIT THUAJSE U LARGUAN ,PAS HAPJES SE PORTES ME MAKINE....PER MUA U QELLUA PASI U SIGURUAN QE RREZIKU KALOI,POR FRIKA ISHTE SE MUND TE VININ NJE DITE TJETER,PER TI TREMBUR TE TJERET U QELLUA MBI TURME.......

                Përgjigjjuni
                1. K
                  K O R C A

                  Poseidon ate qe ndodhi me 21 janar e kupton edhe nje femije se perse e beri Sali barbari . Ai i vrau kater protetues me duar ne xhepa dhe dhjetra te tjere i p[lagosi , per te terrorizuar opoziten , per te frikesuar pjesemarresit qe te mos guxonin me te delnin ne protesta dhe qe bajraktari te mbetej jne pushtet . Thelbi i veytedijes se tij per krimin monstruoz qe kreu qendron ne prishjen e provave filmike te kamerave dhe alibite e shumta qe u derdhen lume per te mnuluar te verteten dhe qershia mbi torte ishte kanosja lemeritese qe iu be prokurotes se pergjitheshem "Silvia Konti"qe ai e kishte emeruar vete , prsidentin e republikes qe e kishte emeruar vete , nje bumur gazetaresh dhe kreun e opozites qe do ta kishte vrare me doren e tij me pushke snajper , po te kishte kapexyer uren , gje qe e ke perseritur me dhjetra here me pas ! Per ate krim rrenqethes ka nje mal me prova qe drejtesia jone , edhe kesaj dite mbyll syte per te mos i pare ! Ja pra pse e braktisin dita dites qytetaret e saj Shqiperine . O te veproje sot , o kuuuuurre nuk duhet te shpresojme me tej tek kjo drejtesi , qe eshte vene ne prove zjarri .

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Poseidon

                  NJE GJE E KE THE E GABIM,,, ESHTE E VERTETE QE POLICIA ESHTE GODITUR ME HUNJ,POR KJO NDODHI PASI POLICIA I GJUAJTI PROTESTUESIT ME TAKA KEPUCE TEK KERCELLI I KEMBES,KJO PER TI PROVOKUAR DHE JO E KUNDERTA........TJETER SE SIPAS TEJE GARDA U SHFAZUA , NUK ESHTE E VERTETE SEPSE U QELLUS ME URDHER NGA LART DHE JO PA URDHER.. .....NE FUND FAREPERMBLEDHJA ESHTE E THJESHTE,,,,,U QELLUA MBI NJEREZ ME DUAR NE XHEPA DHE U QELLUA KUR NUK KISHTE ASNJE RREZIK,SEPSE NJEREZIT THUAJSE U LARGUAN ,PAS HAPJES SE PORTES ME MAKINE....PER MUA U QELLUA PASI U SIGURUAN QE RREZIKU KALOI,POR FRIKA ISHTE SE MUND TE VININ NJE DITE TJETER,PER TI TREMBUR TE TJERET U QELLUA MBI TURME.......

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dule

                    Barjami leh si zgjebje Komuniste te dritandhe ryduna shkerdhates dilni nga vrima eshte koha per lehje masive Nuk behet shqiperia me gelbaza dhe gjakepiresa Duhet belxik ay mbaron pune me faren gjemeprurese

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Moisi nga Dibra

                      Pershendetje e mija per Profesorin dhe Drejtuesin e Mencur te Policise se Shtetit, z. Bajram Yzeiri. Profesori jep nje fakt: -i vetmi qe nuk pranoi shperblimin ishte z. Muhamet Rrumbullaku. Respekte te Pa fafund per z. Yzeiraj, dhe z. Rrumbullaku, si dy burreshtetas te denje te institutioneve te shtetit shqiptare, ndoshta te rralle ne sojin e tyre, te ndershem, te mencur, te ditur dhe me shkalle te larte te integritetit moral e profesional. Moisi nga Dibra

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Masari

                        Z.Bajram ka qene jo vetem drejtor i policise po dhe minister ibrendshem. Pavarsisht kur ka qene ne kto poste e ka per detyre te ulet te SPAK dhe te thote cke me thene. Keshtu do ti beje mire drejtesise por dhe vendit.

                        Përgjigjjuni
                        1. !
                          ! ! !

                          Gazetare te mangut nga trute ! Thuhet Barjam Yzeiraj , ish drejtuesi i policise .. . ! I kujt policie , i asaj te Drejtorise se Tiranes , i Drejtorisde se pergjitheshme te policise se shtetit, apo . . . . ? ! Pse nuk thuhet detyra shteterore konkrete e tij , sepse fjala drejtues eshte teper e pergjitheshme . Kjo merr kuptim te rendesishem per rastin konkret qe flitet .

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shqiperia do behet ! me patate te pjekura !

                            Te mjeret ata qe vdiqen me 21 Janar ... te mjeret te gjthe te tjere qe kane vdekur qe mbas viteve 90.. e deri me sote.... asnjeher Drejtesi .... hajka Dikatoret qe duesh denuar nuk u denuan ! u denuan per kafet ! dhe keta Dikatoret kriminelet mbas 90 qe kane bere krime te gjithe shqiptare ! pervec penicilines - bisturi qe ka qene dhe eshte ne sherbim te serbeve dhe ruseve ! dmth faji eshte i shqiptareve ! dhe pastaj mburemi me vlerat e shqiptarizmit ! pa u denuar kriminelet Diktatore dhe kriminele politikane...

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shqiperia do behet ! me patate te pjekura !

                              Te mjeret ata qe vdiqen me 21 Janar ... te mjeret te gjthe te tjere qe kane vdekur qe mbas viteve 90.. e deri me sote.... asnjeher Drejtesi .... hajka Dikatoret qe duesh denuar nuk u denuan ! u denuan per kafet ! dhe keta Dikatoret kriminelet mbas 90 qe kane bere krime te gjithe shqiptare ! pervec penicilines - bisturi qe ka qene dhe eshte ne sherbim te serbeve dhe ruseve ! dmth faji eshte i shqiptareve ! dhe pastaj mburemi me vlerat e shqiptarizmit ! pa u denuar kriminelet Diktatore dhe kriminele politikane...

                              Përgjigjjuni
                              1. h
                                hani mut por mos hani shume se te ben zullum

                                Provat jane per ate 21 janarin - me nje video Meta-Prifti ku permendeshin 700 mije Euro, ky Edi Rama leshoi kushtrimin '' ta bejme si ne Tunizi" (referuar perleshjeve te pergjakshme ne ate kohe ne vendin afrikan) u sollen mercenare me pagese nga zona elektorale e Tom Doshit e ata ne balle ju sulen Policise me gure e hunj si asnjehere tjeter. Keto prova nuk i ka prish dot askush e jane te filmuara. Ashtu sic jane te dokumentuara edhe ato Provat se 2 vite me pas ky Edi Rama merr Pushtet tok me sebepciun e 21 janarit dhe e ben kete Kryetar Parlamenti! Pra ate 21 janar mos e zini me ne goje - ate e ka Amnistuar vete ky Edi Rama kur ne 2017 ate Sebepciun e Videos me te cilen perplasi mercenaret te gardhi i Kryeministrise...e zgjodhi President te REPUBLIKES!

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Km

                                  Autori me disa gjerat qe thote kerkon te justifikoje krimin shteterore:-1 -goditje me hunj nga aktivistet.Kjo nuk eshte e vertete.2- Garda ishte e Dale nga faza,zune te qellonte,etj,etj.Pra,qelluan me arme ,Jo me urdher,por se dolen nga faza,nga lajthitja,nga dhuna e protestuese.Dhe rekomandon momentin e makines si Moment i pershtatshem per te vrare..Te gjithe i kemi pare keto skena.Edhe momenti i makines ,nuk eshte domosdoshmeri hapej zjarrit.Zjarri u hap njeheresh ne te gjithe hapesiren.Pra u hap zjarr i drejtuar me komande.Edhe per kete Kane ligj qe percakton menyren e hapjes se zjarrit.Thelbesore eshte se zjarrit hapte me komande,ose kur hun ne territor dhe cenone objektin.Cili objekt u cenua?Porta me kangjella eshte kufi periferik i objektit ne nje distance te caktuara,si kufi per masa parandaluese,ndersa objektit eshte ndertesa e kryeministrise.Te vraret ishin larg,ne trotuar dhe boulevard,me duar ne xhepa,AQ me teper qe situata po qetesohej.Atehere,pse u hap zjarr " ne mish"?Pra zjarrit eshte hapur me qellim,per te vrare.Si ne 1997,kur te stafi i Saliut kish humbur logjika,duhet shpallura gjendjes e jashtezakoneshme per te vrare ,per te ruajtue karriketc.Edhe ajo qe ndodhi me 21 Janar do te ishte hapi i pare dhe hapi i dyte ishte gjendja e jashtzakoneshme ,qe do te justifikohej me grusht shtetit,me sulm te armatosura me cadrà pistole te...Per mendimin Tim ky shkrim kerkon justifikimin e asaj qe ndodhi,si ngjarjet e shkaktuar nga persona te Dale nga faza,te coroditur nga dhuna e hunjte e aktiviste e te PS.Jo nga urdheri i dhene dhe qe tashme eshte i vertetuar.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Argita

                                    Motrat,grate,sojin...ku I keni cilido qe mbeshtet Saleserbin!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. O
                                      O lleshi

                                      OK SALIU KRIMINEL NGA 97 DUHEJ ZHDUKUR. POR I SEMURI DROGAXHI QE DONTE PUSHTET ME DHUNE JA DHANE SHQIPTARET ME VOTE PER 12VJET U BE SULLTAN DHE NUK IKEN ME DESHIRE AS ME VOTA SE NE JEMI TE SHITUR DHE BUDALLEJ MIR ATA QE JU SHKOJN MBRAPA.....SHQIPTARI ESHTE SI AI QE VRET BABEN DHE PASTAJ QAHET SE ESHTE JETIM.....TURP

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kris

                                        Kjo eshte nje ceshtje qe do ta zbardhin niperit dhe mbesat ne shekullin e ardheshem. Tani per tani eshte ushqim per zagare e medias

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shaqo

                                          Hej Bajram Yzeiri, i paske bere, me nder lexuesve, mutin profesionit. Jo rastesisht hyre e dole e hyre perseri nga rreshti ne rresht. Pa personalitet, njeri i ulet paske qene. Me e mira te kishe heshtur, se sot gjithcka eshte vertetuar, dhe mendimet e tua nuk vlejne as per me injorantin.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Z
                                            Zaho (jo i biri)

                                            Ja ashtu…si prishi Rama provat e te vellait, Olsit, shokut Veliaj, shoqes Mamica Kastrioti Spiropali, ato te tijat…

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Moisi nga Dibra

                                              Per ju plehra, qe shkruani kunder prof. Bajram Yzeirit. Latini thote qe : “Pa dija nuk eshte argument””. Bajram Yzeirit i heqin kapelen ( e nderojne) kushdo qe ka punuar, Qofte edhe dy dite ne Policine e Shtetit. Respekte me te medha per z. Yzeiri, dhe nxenesin, njekohesisht kolegun e tij, z . Muhamet Rrumbullaku.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje