Edi Rama 13 vite më parë, përmes programit politik të Rilidjes një rikompozim i thellë brenda PS-së, i solli fitoren e tre mandateve qeverisës.
Një program politik transformues brenda PS, sipas modelit të Laboristëve të Tony Blair, të cilin e shtriu në filozofinë qeverisëse, përfshirë pushtetin lokal përmes Rilindjes urbane.
I vetëdijshëm se Rilindja po shkon drejt një kapitulli të ezauruar, e ndjen nevojën e të krijuarit të mekanizmave të ri transformues, përballë një plakje të pa-shmangshme 34 vjeçare të kësaj force politike dhe elektoratit mbështetës.
Tch, ka mësuar se Edi Rama e ka gati planin për avancimin me atë që ka nisur vitin e shkuar, duke e quajtur si ri-energjizim të PS.
Vënia në veprim e këtij plani të kristalizuar në mendjen e tij, e konsultuar me këshilltarët ndërkombëtarë, kryesocialisti Rama besohet se mund ta bëjë publik, pa humbur kohë, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare që mbahet sot në Durrës.
Në selinë e PS-së ditët e fundit po flitet për projektin më të ri që mban firmën e Edi Ramës, atë të ngritjes të një Asambleje Kombëtare të PS, vetëm me të rinjtë krahas Asamblesë aktuale. Kjo do të jetë një risi, jo vetëm për PS por edhe për partitë politike në vendin tonë.
Lënien e stafetës socialistëve të rinj sikurse e paralajmëroi në kongresin e fund Korrikut, duke i kushtuar shumë minuta 19-vjeçares Helena Kace.
Edi Rama besohet se do ta propozojë krijesën e tij më të re politike, Asamblenë e të Rinjve Socialistë të dielën.
Nëse është gati ta lançojë sikurse flitet brenda PS, kjo do të shihet në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë Kombëtare.
Tetë shtatori i socialistëve në Durrës, pritet të prodhojë shumë lajme e dallgë brenda PS, duke nisur me propozimet e më pas votimin e kryesisë së re socialiste, nga ku 12 anëtarë zgjidhen prej saj, si dhe kush do të drejtojë sekretariatet.
Sikurse kush qëndron, kush ikën apo kush bën rokadë si drejtues politik në 12 qarqet e vendit.
Të gjitha këto zhvillime të pritshme nga asambleja,iu, do të shërbejnë për të qartësuar dinamikat e brendshme të kësaj force politike, të ardhmen e fatit politik të shumë figurave aktuale të PS-së, e mbi të gjitha për të zbuluar planet afatgjata të Edi Ramës për partinë që drejton, nga ku më i afërmi fitimi një mandati të katërt në parlamentaret 2025./TCH
Rilindjes qe rezultoi jo e ezauruar por plotesisht e Deshtuar ne te gjitha aspektet qeverisese kerkojne ti bejne nje makijazh te ri qe e quajne "Projekt i ri per PS" qe vetem PS nuk ka mbetur me por eshte konturuar si nje Kaste qe vjedh brenda vendit e serviloset jashte vendit.
Sfond i bukur “Roze” i partise se Sorrosit…..lol Besoj se 90% e muslimoneve shqiptare do jene xheloze nuk eshte jeshile…. Sa per planet afatgjata te Partise Komuniste-Soialiste-bolshevike- marksiste, duhet pyetur Tahiri e Ahmetaj, ose Tualeti i Librazhdit…..lol
Fiks e ke pershkruar kasten mavi te hajduteve she te krimit. Duhet revoluzion te permbysen qelbesirat.
Ps ka te ardhme vetem nese Rama e sekti I tij ikin.
Ngac rreth I nentokes i vijne keto direktiva !? C'lule do na sjelle ? Si do dizenjohen tregjet e plackaxhinjve ? Kur do ta do ta dekoroni heroin e heshtur , Sali Berishen ? Apo pas vdekjes ? KY projekt e synon boshatisjen e Shqiperise nga zevzekst shqiptare ? Nese Po , me c'race do ta m ushni vakumin ? Suksese dhe t'u rroje sh. Sali!!!
Une pres qe imazhi i PS per zgjedhjet e ardhshme te jete Ali Baba. E meqe ra fjala, une them qe rruga Thumane Kashar te marre emrin Zaho e Linda Rama.
Degjova te fliste palloshi mu duk se degjoja sikur fliste Salihi ne versionin e jugut. Tre burra ka Shqiperia Salihi Like floriri e Ed Rama,sa ngjajne.
Sulltan piktori kerkoh minimalisht 84 deputet,duke share kundershtaret si katundare!;
Debate të ashpra po dëgjoj, Med Veliu me pyetje shpotuese w Carlo që po ben gati llapen. Fajin e ka Saliu...
Po kujt i plasi karri se cfare ben ti me shpurren tende o hajdut ,poshte qelbesira e rilindjes
Poshte qelbesirat e Rilindjes.Duhet revolucion.
Poshte Rilindja hajdute e Ed krimit.
O ju Saliiste te ndyre . Lehni , lehni si qener te terbuar Edi Rama eshte gjigand i paarritshem dhe MANDATI I 4 - TERT PO VJENNNNNNNNN.