
Kryebashkiakët do të jenë tashmë nën lupën e perfektit të qarkut.Qeveria ka hedhur për konsultim ndryshimet ligjore, “Për prefektin e qarkut” të cilat synojnë të shtojnë monitorimin te drejtuesit vendor duke i dhënë më shumë kompetenca prefektit të qarkut.
Në projektligj thuhet se prefekti do të ketë të drejtë të propozoj pranë ministrit përgjegjës për çështjet vendore shkarkimin e kryetarit të bashkisë, pjesë e qarkut përkatës në rast të kryerjes së shkeljeve të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.
Madje prefektët do të kenë detyrë të monitorojnë zbatimin e projekteve apo programeve sektoriale në qark, që zhvillohen me fonde të kushtëzuara apo fonde të qeverisë qendrore, veçanërisht për sa i përket respektimit të afatave dhe cilësisë së tyre.
Në draft parashikohet ndër të tjera se drejtori i policisë vendore do të zhvillojë takime të përbashkëta dhe do të informojë çdo 10 ditë Prefektin e qarkut mbi shkallën e zbatimit të masave për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike në nivel qarku.
Prefekti i qarkut bashkërendon punën me strukturat e mbrojtjes dhe organet e vetëqeverisjes vendore në qark, për realizimin e detyrave në fushën e mbrojtjes civile.
Në ndryshimet ligjore është parashikuar edhe thirrja e ekspertëve të jashtëm në fushat për të cilat nevojitet ekspertiza, si dhe mbikëqyrja e këtij shërbimi nga nënprefekti, përmes fondeve të veçanta në buxhet.
Ndryshimet e kompetencave të Prefektit të Qarkut Referuar synojnë të forcojnë rolin e prefektit të qarkut, për të mundësuar shërbime dhe qeverisje sa më pranë qytetarëve./abcnews.al
Dmth, Nje person i emeruar, pra funksionar, shkarkon nje person të zgjedhur nga populli... Diktature hoxhiste e maskuar... Nese kryebashkiaku ben shkelje, i takon drejtesise të merret me të...
Demokraci, liri apo çthurje Deda. Populli zgjedhperfaqesuesit deputet dhe at bejne ligjet per te forcuar shtetin ligjor. Sa keq: çdo detyrim ndaj ligjit equani diktature. Ju preferoni çthurjen.
Pra, prefekti, funksionari i partise, mund të shkarkoje krybashkiakun e zgjedhur nga populli, i cili mund të mos jetë i partise... Pra, pluralizmi ekziston vete si lecke...
Cfare karash jeni ju te Temes! Na thoni:"Ndryshimet e kompetencave të Prefektit të Qarkut Referuar synojnë të forcojnë rolin e prefektit të qarkut, për të mundësuar shërbime dhe qeverisje sa më pranë" Jo more kara, ky ndryshim synon me humbe deshira e qytetareve e shprehun me vote dhe kontrolli ma i madh i shtetit edhe per ato bashki qe nuk votojne partine pushtet. Kara, kara, kara.
Kur kryemnistri do te hedhe gurin me doren e budallait te rradhes!
Prefekti shkarkon Kryetarin e Bashkise qe eshtr votuar? Jeni ne terezi ju ne Shqiperi? Ai qe votohet hiqet vetem me votime pervecse kur ka bere krime qe denohen sipas ligjit me burg.
P/ligj i rrezikshëm!