Megjithëse ditën e sotme ishte njoftuar një seancë plenare kur parashikohet të ketë tensione mes deputetëve të Rithemelimit dhe mazhorancës, Kuvendi duket po ndërmerr masa që mos të ketë përplasje.
Mësohet se Kuvendi ka njoftuar Gardën që të që të mos ketë asnjë pengesë për të gjithë deputetët, duke nënkuptuar kështu edhe 23 ligjvënësit e përjashtuar. Dokumenti është firmosur sot nga sekretaria e Kuvendit.

Moxarti, tregojnë, jetonte në një bujtinë në të cilën i duhej të ngjitej nëpër disa shkallë të ngushta për në apartamentin e tij. Një i marrë, i cili jetonte në të njëjtin kat, një ditë kur po zbriste vendosi të mos e lejonte Moxartin të kalonte nëpër shkallë, ndaj hapi krahët dhe thirri duke deklaruar: Si rregull, unë nuk ju hap rrugë të marrëve! Por Moxarti ja kthen me qetësi: Ndryshe nga ty, si rregull unë ju hap rrugë. Dhe bëri mënjanë për t'i hapur rrugë për të kaluar të marrit.