Berisha bën azganin dhe e trash zërin, sepse është rrethuar nga të katër anët prej “berishkave”

30 Tetor 2023, 09:45Politika TEMA
Berisha bën azganin dhe e trash zërin, sepse është rrethuar

“Populli ua ka taksur tashmë këtyre myteberëve gjykimin e vet moral. Rëndësi ka fakti, që modele çnjerëzore jete, kulture e morali si ato që ka servirur me shumicë politika në këto vite, të neveriten e të refuzohen nga fëmijët tanë dhe nga fëmijët e fëmijve tanë. Dhe kjo nuk është pak” – thotë në këtë intervistë për DITA, profesor Pëllumb Xhufi.

Për historianin e njohur sot një si Berisha bën azganin dhe e trash zërin, sepse është rrethuar nga të katër anët prej “berishkave”, qofshin blu, e qofshin rozë.

– Profesor Xhufi! Ditët e fundit kanë ndodhur disa zhvillime dramatike në skenën e politikës shqiptare. Thonë se njeriu më i paprekshëm në Shqipëri, Sali Berisha, do të paraqitet para togave të zeza. A ju duket normale kjo?

-Shikoni, i paprekshëm politikani mund të jetë vetëm në një sistem tiranik. Në demokraci, të gjithë janë “të prekshëm”. Për të bërë disa shembuj, po kujtoj se para togave të zeza janë thirrur, janë paraqitur kokulur dhe janë dorëzuar presidentë e kryeministra të gjithëfuqishëm e plot merita për vendin e tyre dhe për mbarë botën: Nixon, Kohl, Chirac, Andreotti, Klinton, Sarkozi, Trump, Biden…

Nuk po përmend “pluri-mëkatarin” Berluskoni, të cilin gjykatësit e ndoqën pas deri në varr.

Më vjen të them, gjithashtu, që vetëm para pak orësh kryeministri izraelit Netanjahu deklaroi, se puna e parë që do bëjë pasi të përfundojë luftën me “Hamasin”, do të jetë paraqitja në gjyq për të dhënë llogari për veprimet e tij si kryeministër. Ky, pra, është profili i një politikani normal në një demokraci normale.

Tani, nga niveli “parajsë” ku jemi ngjitur me figurat e sapopërmendura, le të zbresim në nivelin “ferr” e të flasim për z. Berisha dhe racën e politikanëve tanë, pjellë e tij. Them “pjellë e tij”, sepse mendoj që me egërsinë dhe djallëzinë e tij, z. Berisha imponoi në këto 30 e më shumë vjet standardin e vet të politikanit.

Dikur, z. Fatos Nano, të cilit përfitojmë nga rasti t’i urojmë shëndet të plotë, tha diçka proverbiale: dikujt që i fliste gjerë e gjatë për “Berishën”, ia preu duke i thënë se e keqja qëndronte po aq shumë tek “berishkat”. Ky është problemi ynë sot.

Z. Berisha bën azganin dhe e trash zërin, sepse është rrethuar nga të katër anët prej “berishkave”, qofshin blu, e qofshin rozë.  E këta janë politikanë e politikantë me diploma juristi, inxhinjeri, mjeku, artisti, ekonomisti, biznesmeni, filozofi, antropologu, historiani, sharlatani. “Blu” e “rozë”. Janë zgjedhja e tij. Mëkatarë, që ai, kryemëkatari, i kontrollon me dosjet e mëkateve të tyre.

Është e gjithë kjo grigjë, me në krye “demiurgun” Sali, që e ka plaçkitur, ligështuar e zhburrëruar këtë popull në këta tridhjet e kusur vjet. Janë këta, që për të mos lëshuar fronin e pushtetit, i kanë yshtur shqiptarët të urrejnë e të shqyejnë njeri tjetrin.

Sigurisht, nuk do ishte e drejtë të përfshihen të gjithë politikanët e periudhës së tranzicionit në këtë batak. Por Berisha dhe berishkat, pjellë e tij, kanë promovuar e shpërblyer të liqtë, kanë baltosur e goditur të mirët. Fatkeqësisht, të mirët e politikës sa shkon e po i harrojmë.

“Berishkat” e medias, me porosi nga lart, kanë ditur t’i zhvendosin në botën e harresës, edhe pse shumë prej tyre janë gjallë. Kurse të liqtë na i kanë kthyer në personazhe e modele, që na shoqërojnë gjithë ditën e gjithë natën. Madje po na fanepsen edhe në ëndërr.

-Ndërkohë që flasim po lexoj dikë, krahason Berishën me Xhordano Brunon. Ju jeni historian i Mesjetës. A shihni ndonjë ngjashmëri me inkuizicionin e Berishës me atë që bëhej me Xhordano Brunon?

-Berisha me Giordano Brunon? Ç’lidhje mund të shohësh mes tyre? Giordano Brunon e varën në litar Kisha me Inkuizicionin e vet, sepse u përpoq që ta humanizonte botën reale, e cila dominohej nga dogmatizmi e bigotizmi fetar. Deshi të vendosë në qendër të saj njeriun me gëzimet e hallet e tij.

Ndryshe nga Giordano Bruno, Z. Berisha dhe të tjerët që kanë ardhur pas tij, nuk i kanë punët mirë me gjyqin, flas për gjyqin e historisë, pikërisht sepse kanë vrarë njeriun, shpresën, të ardhmen.

Sot Kisha katolike i ka pranuar gjynahet e gjyqit të Inkuizicionit, ka kërkuar ndjesë për ndëshkimin e Giordano Brunos e të Galileo Galileit, të cilët, në fund të fundit, donin të ngrinin kultin e njeriut e të progresit.  Me z. Berisha dhe shqytarët e tij, punët qëndrojnë ndryshe.

Me këta Gjyqi i Inkuizicionit do të kishte realizuar planin e gjithë shekullit XVI. Sepse kanë shkelur me të dyja këmbët ndërtesën morale mbi të cilën ngrihet shoqëria njerëzore prej tre mijë vjetësh dhe që mishërohet në Dhjetë Porositë e Krijuesit: mos bëj pis emrin e Zotit; ndero nënë e babë; mos vrit; mos vidh; mos jep dëshmi të rreme; mos lakmo, mos kurvëro…

Nuk do shumë imagjinatë për të gjetur ku do i kishte dërguar Inkuizicioni z. Berisha dhe shpurën e politikanëve të tij. Për fat të mirë të tyre, deri tani me ta janë marrë gjykatat anadollake e të korruptuara shqiptare. Por gjërat po ndryshojnë.

Ndërkohë, e rëndësishme është që populli ua ka taksur tashmë këtyre myteberëve gjykimin e vet moral. Rëndësi ka fakti, që modele çnjerëzore jete, kulture e morali si ato që ka servirur me shumicë politika në këto vite, të neveriten e të refuzohen nga fëmijët tanë dhe nga fëmijët e fëmijve tanë. Dhe kjo nuk është pak.

– A duhet të jemi pesimistë apo optimistë me këto që po ndodhin?

-Mendoj se kemi patur pafundësisht arsye për të qenë pesimist. Ka shumë arsye, që çdo qytetar i këtij vendi, duke filluar nga ne të dy që tani bashkëbisedojmë e gjykojmë të tjerët, të analizojmë veten, të ulim kokën, dhe të themi një “mea culpa” të ndjerë e të sinqertë.

Sepse kemi duruar, kemi heshtur, jemi tërhequr apo, akoma më keq, kemi shkuar, votuar e duartrokitur, makar edhe duke na ardhur ndot nga vetja. Pesimizmi kthehet në optimizëm vetëm mbi një bazë vetëndërgjegjësimi dhe pjesëmarrjeje aktive në revanshin demokratik.

Është një gjë tejet pozitive, që rolin e lokomotivës së trenit të shpresës e të optimizmit e ka marrë, siç i takon, sistemi i rinovuar i drejtësisë, i cili ka filluar të japë prova shpresëdhënëse.

38 Komente

  1. D
    Detari

    cfare pune ka me berishen ky? si kur eshte historian turk apo albaniston vk?

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ndrec Gjoka

      Ja na mbiu si miu berishka i vogèl detkari. Perendoi dhe koha juaj o tè pangishèm pèr tè vjedhur, vrarè, mashtroar e kusarè. Falè me shèndet tanè fisit!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sunit Shiit = Big Shit

        Sa te bukur i keni dhe profesoret e turkoshqiptare. Ky eshte komplet stil hamasi.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Thjesht shqip

          Ti surrat qen qe te vjen goja era mut mos fol fare shqip sepse e ndot kete gjuhe te bukur. Plehre. PS... ndjese lexuesve te tjere qe dola nga vetja.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Raimond Vlonjati

            Profesor Xhufi mos u merr me politken e dites, se kam respekt per ju. Je Historiani me i mire qe kemi dhe ty te duan te gjithe patriotet Shqiptare te Majte dhe te Djathte , Ndaj me mire qendro jashte politkes dhe meru me fushen tende te Historise se Mesjetesse aty je i shkelqyer dhe i sherben Shqiperise ne menyre perfekte , sepse punimet e tua na ndihmojn edhe ne te mbrojme Shqiperine ne debatet me te huajte

            Përgjigjjuni
        2. j
          jam grekqiri gabel

          Detar kari. Të ka dhjerë papuja në gojë sot apo akoma?

          Përgjigjjuni
          1. j
            janulles me rock kokes

            Ja prit se eshte bere kaps klebonjari .....dhe do ja zbrazi detarit ne surat ...

            Përgjigjjuni
          2. s
            saliu duhet te shpallet terrorist

            dekari palikari,ti je nje nga berishkat ose breshkat e sali kriminelit,adhtu sic ka qene xhufi zv i ilirit e i munikes qe sot eshte aleat i kriminelit megjithe akuzat qe i kane bere njeri tjetrit.Po keshtu jeni te gjithe ju trushplaret qe e ktheni pllaken kur te doni dhe prandaj keta mut politikanesh na vjedhin e shfrytezojne si te duan.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vranakonti

              Respekt per kete akademik,per kete historian te vertete,Pellumb Xhufi. Shkrimi i tij sot eshte brilant.Per sa shkruan per Berishen jane te verteta dhe shume te drejta. Sali Berisha edhe pse ka bere krime te medha ne kete vend,e quan vetem te pa prekshem e te pa gjykueshem. Por kjo dite ka ikur dhe Saliu do pergjigjet para drejtesise e do jap llogari per te gjitha te zezat qe ka bere. Madje familjrisht.

              Përgjigjjuni
              1. D
                DMK

                Është intervistë o loqe jo shkrim po kur lexon vetëm titullin s'ke faj aq t'a pret

                Përgjigjjuni
              2. S
                Shqiptaret Krenate Ortodokse te Jugut

                Detari , po ti mer Krmb Janulles qe fle ne mte Hale duke ruajtur Shqptaret sa te daln me i be pis , cfar karin do ? Kur i dhemb bytha pederastit te shpelles e ndjeni edhe ju Pederastet filogrek ,kte ne e kuprojme shume mr sepse jeni Cift Pederash . Sa takon Historianit e Patriotit Pellumb Xhufi , ben mir t' qendroshe larg sepse je thjeshte nji Krmb haleje asgje me shume . ( bejleri si u bo `po ben ndo pak uzmet bythes ne Burge sepse rast me te mire s'la me gjet ? Ju himarjoteve qe u deklaruat Grek ju duhet shkerdhyer c'ju permban pragu , dhe zhdukur nga Shqperia . Jo sepse u deklaruat Grek e ulet breket pata nji Rrace Kermash jevgjitesh Azie m por se jeni njerez paKaraktere ,paAtdhe .paDinjitet e bukeshkale .Mos harroni se Karma ka me jua shkerdhyer faren e mutit .Hqeni si te zgjuar ju Dembelet me te medhenje ,nderkohe qe jeni ca injotarante se ju bleu Greku thjeshte t'ju perdore kunder Shqiperise ,o fisKurvash , nderkohe qe per juve as qe rruhet prapamica seksi Grekut , por per Token Shqiptare qe KURR s'ka per t'ju afruar . Eshte koha t'ju shkerdhejm faren sepse e mrtoni plotesihte .Ju s'mundet te perdreni si Tritol ne sherbme te Grekut kunder krij vend . Jam Ortodóks sa per djeni dhe uroj t'ju shkerdhejme cjeni te gjitheve ju Pederasteve alla Bejleri

                Përgjigjjuni
              3. R
                Roja Bregdetare

                Detar,duket qe je nje "tru peshk" ........

                Përgjigjjuni
                1. z
                  zhigolo

                  Kari im është më i mençur se ky detari.

                  Përgjigjjuni
                2. "
                  "BOHOTINA"

                  Detar te keqen e mendjes. Berisha goditi ne cdo qelize shtetin shqiptar duke filluar qe diten e pare me 22 mars 1992... Dheç' kam bere thote pa pike turpi. Me jepni nje fakt - thote perbindshi...

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Salkari

                    Mos be sqarime , nuk ja vlen ...jane gabelet e Janulles qe sduan ta kuptojne se cka bere njeri ose tjetri ....keta i ka bere kisha si lango dha skuptojne gje tjeter vec ato qe u tregon mjekermuti janullatos

                    Përgjigjjuni
                  2. M
                    Mali

                    Profesor je i madh Analize perfekte, berisha eshte fat i zi i shqiptareve por nga ana rose vetem perkedhelje dhe kesaj here ???? . Pavaresisht elegances ne kraharim me berishen dhe ana roze ka te njejta sindroma

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kritiku

                      Lepiresi i rradhes

                      Përgjigjjuni
                      1. n
                        nga njeri ne Muteri

                        A ehte vertet Xhufi,te cilin kemi njohur me pare,qe ka bere kete analize ekselente me pak fjale, te ketij vilajeti ne keto dekada,ku merre fryme nje tufe e bastarduar lart e poshte,ne ate lloj feje,sa ndjen kenaqesi deri ne orgazem nga nga ky bastardim dhe denatyrim.

                        Përgjigjjuni
                        1. c
                          ceni

                          Padyshim qe historiani Xhufi duhet te fliste per detra e oqeane o De.ar si puna jote jo per problemin e shqoerise shqipetare dhe mesjetarin Berishe qe na ktheu per 30 vite feudalizmin bajraktar Berishjan! Ndaj dhe muna ne fakt me bene pershtypje se ç'fare lidhe je ti o De.ar me kete interviste?

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Muqi Nano Ambasador ne SWR

                            O Pllum efendi! U zunë vëndet për ambasador. Kot bën dër dër dër. Jo vetëm vëndet që u zunë, po edhe rradha është shumë e gjatë. Vetëm Ymeri ka prenotuar tre amabasada. Perfshi Parisin. Shih ndonjë doganë, kontrollor ne Rinas, apo polici mqs e mban veten per historian.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shqiptar

                              Ha , ha , o malok qe nuk te shkruash shqip "Mu qi" thote, po ku ke fytyre te komentosh Prof.Xhufin ti, o berishke, te duhet te lash gojen o mbetje urbane, Profesor Xhufi eshte aset kombetar, qe vazhdon te punoje me seriozitet dhe integritet ne fushen e tij dhe nuk u be kurre vegel e politikes se verber. Kjo gje nuk e privon ate aspak qe te dale rralle here dhe te jape mendimin e tij mjaft te vlefshem , si intelektual i fuqishem per zhvillimet politike ne vend . Respekte Profesor.

                              Përgjigjjuni
                            2. G
                              Gjeologu

                              Si gjithemone I sakte dhe me argumenta profesor XHufi

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gjeologu

                                Si gjithemone I sakte dhe me argumenta profesor XHufi

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gjeologu

                                  Si gjithemone I sakte dhe me argumenta profesor xhufi

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gjeologu

                                    Si gjithemone I sakte dhe me argumenta profesor xhufi

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Y
                                      Yp Xhixhi

                                      Xhufka mund te akuzoje kedo per Trashje zeri...me ate ze si Cjap i tredhur qe ka vete!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Plaku

                                        analize perfekte Bravo Prof Pellumb Xhufi

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Populli i çliruar nga gogoli Sali

                                          Respekte Profesor Xhufi ! Analizë, pak me dorashka, por konkluzione profetike për njerzit e mençur të kombit tonë ! SALI RAM BERISHA NJERIU MË I ZI I KOMBIT SHQIPTAR !

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Falli

                                            Berisha gjyqin dhe denimin nga shqiptaret e ka marre përfundimisht, ekzekutimi i vendimit për shumicën e shqiptareve, ka disa vite që ka filluar, por sot duket qarte për këdo që ka sy te lidhur me trurin, tani fillon tek parate qe nuk u shpëton dot, pastaj zullumet e tij do traksionohen në familje, dhe ai do ti shikoje dhe ndiejë në kurriz sa kohë që do marrë frymë atij do ti thellohen pasojat dhe do e japë shpirtin me gërhama pa mbarim, ose do shpetojë duke u vetvrare, por sa para bën ose ne spitalin psiqiatrik ose rrezë murot në shtresa kartoni

                                            Përgjigjjuni
                                            1. O
                                              O ilir o spiun,o ilir o spiun

                                              xhufkari e ka analizuar bukur sali efendemin,dhe ben azganin sepse nuk ka shtet dhe drejtesi e shan e kercenon qe nga keta tonet e deri nderkombetaret qe i hedh ne gjyq,gje qe edhe enveri nuk e bente.Sali plehra ben azganin se ka ilirin qe te keput ne mes,ka edhe mulrat,e vokshat,e deputet shalqinin e paloqet e co qe japin jeten per te mbrojtur familjet hajdute dhe kockat e tyre qe i ka hadh saliu,po ka edhe ramen qe nuk i leverdis denimi i ketij perbindeshi

                                              Përgjigjjuni
                                              1. R
                                                Rikardo Ç42

                                                Nuk do kishte Lexhende qe hidhet perpjete pa pasur mbeshtetje kjo dihet prandaj e rendesishme eshte qe shenjestra te mos jete vetem Lexhenda por me fajtoret ata qe e ushqyen pushtetin e Lexhendes

                                                Përgjigjjuni
                                                1. s
                                                  selim

                                                  Prog. me gjithe respektin ...ik bej shkenve...mos te te kujtime se je kelysh blloku.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Erdogan

                                                    Po mos te ishin Berishet,Ismailet,Rustemet,Abdullahet,Qemalet,Mahmutet etj you nuk do egzistonit "Non Egsist". You jini Ata qe ndate Epirin e Kastriotit ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. "Skiperia apo Skipetare" nuk egzistonte as si Term Geo-Grafike para Osmaneve o Xhufi. Maredheniet tuaja me popullin (popola ital) Greke dhe Heronjte e Revolucionit Greke tregojne Surratin tuaj. Nuk e kuptoni (Non e Capito) qe Armiqte e Pirros,Kastriotut,Megas Kostantinos etj you perdorin per Qellime Strategjike ne interes te tyre.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Arbani

                                                      Doli ky aziatiku, sperma turke rrome e Erdoganit , prit dhe nje cike se erdhi 2032-shi. Te shohim si do ti lani 15 miliarde cdo vit, me mbarimin e Moratoriumit. Ke me fillu te mesosh turqishten , se shqipen e paske mesuar.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. j
                                                        janulla

                                                        Bukur e ke shkruar , te lumte pena ....shko se e ka zene bizga Janullen , shpejt se nuk pret koha ..mund te dhjesi ne penevrek ....

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. M
                                                        MEMEDHETARI

                                                        Profesor Pellumbi,dua te bej nje koregjim: Xhordano Bruno nuk eshte varur me litar por e kane djegur te gjalle mbi turren e druve... Dhe vijme pastaj dhe tek " ngjashmeria " qe ka ai me Berishen: Po,ka nje "ngjashmeri": Sali Berisha eshte nje zjarrvenes...

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          Nik

                                                          Kur Berisha ishte ne pushtet Z. Xhufi ishte nje ze kritik i pershendetur. Tash qe Rama kalon mbi 10 vjet qeverrisje, Z. Xhufi meret akoma me Berishen, kur SPAK po meret me te. Dihen mekatet e S. Berishes ne qeverrisje dhe Z. Xhufi nuk duhet te meret me "kalin e rrezuar" por po te jete burre , objektiv, i paanshem te meret me kalin Rama qe ka hazdisur me keq nga "kali" Berisha. Zhgenjehesh nga njeres te tille si Xhufi etj me tifozllekun e semure partiak ne reagimet publike. Nje historian i vertete do te ishte i paanshem, dmth oponent me cilindo qeverrisje dhe jo lakej i nje partie! shume historiane heshtin, shikojne punen e tyre, historine, eshte me mire se te çfaqesh kaq i njeanshem! Kjo ve ne dyshim dhe integritetin dhe nivelin akademik te personit ne fjale. Z. Xhufi dhe nje fare Xhelal Gjeçovi jane dhe historjane dhe bashke militante te partise

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. V
                                                            Verifikim

                                                            Dikush ti thote ketij fare historiani qe Xhordano Brunon nuk e varen ne litar, por e dogjen ne turren e druve. Ben mire te lexoje para se te flase e mos ia fuse kot

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje