Nga Ylli Pata
Sali Berisha po insiston se është i përndjekur politik. Në fakt, mbi të ka një akuzë penale, dhe Gjykata i ka dhënë një masë si detyrim paraqitjeje.
Ai i ka të gjitha mundësitë, që me një grup avokatësh, të çmontojë akuzën e SPAK, e të mbrojë versionin e tij të historisë.
Madje, nëse dosjet e SPAK nuk janë qepur si duhet, Berisha mund ta rrëzojë atë, duke bërë edhe një precedent të rëndësishëm për zhvillimet e tjera hetimore që priten ndaj tij.
Por deri tani, rrëzimi i akuzës ka formën se atë ja ka bërë Edi Rama, Linda Rama, madje ka përmendur dhe vajzën e tyre, ku se ç’lidhje kanë me privatizimin e klubit Partizani e ngritjen e 17 kullave, një Zot e di.
Megjithatë, nëse krahasojmë dy precedentët e hetimit; atë të Sali Berishës sot, e të rivalit të tij historik Fatos Nanos, ata janë si nata me ditën.
Sali Berisha, po ndiqet i lirë, nuk ka asnjë pengesë të lirisë së tij, përveçse daljes jashtë shtetit. Mund të shkojë në Kuvend, mund të jetë ditë e natë me familjen, bashkëpunëtorët, e kolegët politikanë, madje edhe të flasë për mediat thuajse çdo natë, madje siç kemi parë këto ditë, edhe nga dy herë në natë, duke u paraqitur në dy emisione paralelisht.
Kjo është një hapësirë, që Fatos Nano, as nuk e ëndërronte pas 30 korrikut 1993, kur u arrestua egërsisht nga dy prokurorët, njëri prej të cilëve sot është avokati personal i Sali Berishës.
Një “rastësi” e çuditshme, që në fakt nuk është fare çudi, pasi në këtë mënyrë vijnë e kujtohen pjesët e historisë sonë politike.
Fatos Nano, u vu nën akuzë si pasojë e një insistimi politik që shkatërroi që në fillim ekuilibrat e pushtetit dhe shtetit shqiptar.
Prokurori i Përgjthshëm i Republikës, Maksim Haxhia, i cili sot është një nga avokatët më të njohur në vend, u shkarkua nga mazhoranca e PD, duke shkelur me të të dyja këmbët Kushtetutën.
Kjo ndodhi, sepse Kryeprokurori i parë post komunist, i bëri të ditur Sali Berishës se akuza e hartuar nga Blerim Çela si kryetar i Kontrollit të Lartë e Shtetit, nuk kishte element për tu akuzuar lideri i opozitës shqiptare.
Akuzën ndaj Fatos Nanos nuk e firmosi Prokurori i Përgjithshëm, por Zv.Prokurori. Opozita në Parlament, pra Partia Socialiste, bëri të ditur se ishte e hapur që të hetohet kushdo, por arrestimi ishte një masë e panevojshme. Pasi nuk kishte asnjë mundësi as për të prishur provat, as për tu larguar. Nata e heqjes së imunitetit të Fatos Nanos, dhe dhënies së lejes për arrest nga Kuvendi, ishte një seancë shumë e rëndësishme. Pasi në atë seancë pati edhe deputetë të PD-së, që nuk ranë dakord me nxitimin e Berishës. Duke krijuar kështu bazat e një opozite të gjerë kundër tij.
Nano, u arrestua pas një takimi politik që mbajti në Akademinë e Arteve, kur shkoi me këmbët e tij në Prokurorinë e Përgjithshme për tu përgjigjur mbi procedimin penal ndaj tij. Prokurorët, e arrestuan menjëherë gjatë marrjes në pyetje dhe e dërguan në burgun 313. Edhe Nano, mori një ekip avokatësh, që ishin Përparim Sanxhaku, Agim Tirana dhe Spartak Braho. Të cilët zhvilluan betejë të fortë në prokurori, por edhe në seancat gjyqësore për të rrëzuar akuzën.
Avokatët, apeluan vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për mbajtjen e Nanos arrest me burg dhe e argumentuan ligjërisht. Kjo bëri, që prokurori i Apelit, Skënder Demiri, kur pa materialet e prokurorëve të Tiranës dhe avokatëve mbrojtës të Fatos Nanos, hartoi një material, ku i kërkoi gjykatës ta lirojë liderin e opozitës, e gjyqi ndaj tij të bëhet në liri.
Kjo tronditi kupolën në pushtet, e gjyqtari shtyu procesin për dhjetë orë derisa u konsultua personalisht me Berishën dhe kundërshtuan akuzën. Ishte hera e parë dhe ndoshta shumë e rrallë në gjyqësorin shqiptar, ku gjykata të rrëzonte një vendim prokurori.
Ai prokuror që kërkoi lirimin e Nanos, u largua nga detyra, e ndaj tij pati reperkursione mjaft të rënda. Pas dënimit nga Apeli, Fatos Nano u largua nga Tirana dhe u dërgua në burgun e Bënçës në Tepelenë. Pikërisht pasi u panë të gjitha materialet gjyqësore, si dhe tentativat jashtë proceduriale të pushtetit për ta mbajtur në burg me çdo kusht, Amnesty International, organizata më e rëndësishme botërore e të drejtave të njeriut e shpalli Fatos Nanon si “të burgosur politik”.
Pas kësaj, të gjithë strukturat politike botërore e europiane, që nga Unioni Ndërparlamentar Botëror, partitë e majta socialiste e socialdemokrate kërkonin vazhdimisht lirimin e kreut të opozitës shqiptare. i cili në burg vizitohej herë pas herë nga përfaqësues të organizatave të të drejtave të njeriut nga e gjithë bota. Nano ishte i izoluar totalisht dhe qasja e tij me median ishte e kufizuar, sipas procedurave të vështira e të vështirësuara. Në të gjithë periudhën 4 vjeçare të burgosjes, Nano ka dhënë a s’ka dhënë nja 7-8 intervista në shtypin e kohës.
Kurse Sali Berisha, i cili është i lirë, nuk ka asnjë kufizim, madje flet non stop në media, nuk do të paraqitet në gjykatë, madje nuk autorizon ta bëjnë këtë edhe avokatët e tij. Po atëherë si ta marrë vesh opinion shqiptar dhe ai ndërkombëtar se ai ka të drejtë. Vetëm përballja e ballafaqimi në gjykatë e ndan shapin nga sheqeri, e kështu mund të marrë edhe simpatinë e ndërkombëtarëve, të cilët i sulmon egërsisht, vetëm se ata kërkojnë një gjë krejt normale: të paraqitet në gjykatë dhe të mos sulmojë SPAK.
Sali Berisha, Po të vejë në gjykatë, i shpëton shurra, para se të hyjë brenda, mbasi e di që do ta pyesin, për emrin e babait, të nënës, kur ka lindur, ku ka lindur, etj, etj, dhe pikërisht këto, ai nuk i kapërdin dot, sepse e di mirë, që pas kësajë proçedure, ai do të arrestohet.
Eh,sa te zeze i ka bere Saliu ketij vendi e ketij populli. Qysh atehere,denimi i Fatos Nanos u kuptua se ishte shfryrja e mllefeve te Sali Kriminelit. Saliu edhe varjen ne litar e ka pak. Atij i duhet prer mishi me gersher e ta futesh ne tortura te torturohet ashtu siç ka torturuar ai njerez te pafajshe,ka vrar njerez e shoket e tij me qetesi. Saliu eshte sadist.Nuk mund te gjesh denm me te rende qe te kenaqet populli shqipetar. Eshte antshqipetari me i madh deri sot.
Ne fakt Nano VODHI i çik me ate firmen levante . Te themi ate qe eshte. Se ato sheqernat , miellrat, orizerat, etj i bleu me dyfishin e çmimit qe ishte ne treg asokohe. E thene thjesht ne vend çe te sillnin po themi tre kamione me oriz, sollen dy, se u vodhen i çik ato parate e italise. A duhej futur direkt ne burg kjo eshte tjeter gje pastaj.
Kafshes se eger kur i shkon tek strofkulla, dhe sidomos kur e di se pas tij fshihen edhe klyshet në radhe terbohet, dhe terbimi nuk eshte më mbrojtje, terbimi ka nje fund 40 ditesh, pastaj ngordh dhe groposet thellë sepse jarget e terbimit janë po aq te rrezikshme sa vet kafsha e terbuar e cila kafshon gjithçka qe i del në rruge , edhe klyshet e vet edhe ate qe i ka dhene ushqimin në koreç. Ky është ai qju i bëni komente analiza te tjeret edhe mbrojtje. Në laberi ështe një mallkim me dy fjale te batabarta : "TËRBIMI! TËRBIMI"
Saliu dhe Fatosi jane dy krejt te kunderta: Sali = Antiligj Fatos = Ligj
Te numurosh krimet e Sali halese sidomos kur thote per shkelje te ligjit qe vetem per ligj e kushtetute po sidomos kur ka te beje me opoziten Sali qeni meriton jo burg , jo pushkatim po varje ne mes te Tiranes e me pas djegje te kufomes te kesaj bishe . Te digjet tamam si ai me Mediun e Zenin ne bashkepunim dogjen jo nje e dy po 26 njerez plus Trebisken qe e norri per gjah .
Sa bukur e thone “Sala mund ta rrezoje ,ta çmontoje akuzen e SPAK” . Kollaj fare , ej sikur jemi ne SUEDI ketu. Po kjo eshte gallate fare. Ajo zonja e gjykates do pranoje Argumentat e Sales dhe DO RREZOJE AKUZEN E SPAK. Ste ngelet tjetef veç te qeshesh me vete kur degjon marrezira te tilla. Avokatet qe mbrojne te akuzuar nga SPAK ka kohe qe pothuajse te gjithe i tmerron fakti qe GJykata PRANON ÇDO KERKESE TE PROKUROREVE TE SPAK. Se ta themi ate qe eshte . Drejtesia e re sot ketu perfaqesohet nga SPAK dhe nuk flet njeri pef gjykaten e posaqme kunder korrupsionit. Pra “heronjte jane SPAK-istat dhe jo gjykata. E kjo gjykatese e gjore do RREZOJE AKUZAT E SPAK. Pyetja do ishte “ a ka bole per ta bere kete”? . Gjithmone nese siç aludon shkrimi Saliu me dokumenta do i çmontonte Akuzat.
Ky krahasim mbi precedentin Berisha-Nano, pa diskutim ka vlerë juridike dhe politike, do të ketë dhe gjurmë në histori. Ama këtë nuk mund ta themi në sensin MORAL. Si Nano dhe PS që ai e drejtoi për afro 15 vjet, u kanë borxh shqiptarëve shlyerjen e mëkatit që, më shumë dëshironin si kundërshrar të tyre një komunist me vese të rrezikshme, se sa një demokrat antikomunist me virtyte por jo antikomunist folklorik, i tillë që të ndeshej ideologjikisht me pasuesen e PPSh, pavarësisht ndërrimit të emrit të saj në PS. Sa e vërtetë është kjo e tregoi marrëveshja e marsit 1997 me të, që mbas asaj mynxyre ajo e mbajti atë në politikë, të cilën ia vulosi komisioni parlamentar i dy spartakëve po të stanit të tyre, Braho-Ngjela. E vërteta e dytë ishte lëshimi dora-dorës i terrenit, pa përjashtuar faktorin Ilir Metaj, që në 2005 monstra Saleh, të riciklohesh në pushtet, tashmë si kryeministër, deri në 2013. Bëmat e tij në këtë periudhë tashmë dihen, por sidoqoftë ato ende të pandëshkuara. Sa më sipër kemi të bëjmë me moralin politik të PS, e cila së bashku me PD (Saliun), kanë qenë në sinkron të plotë me "Platformën katoviciane" të Ramiz Alisë, pra bashkëfajtorë se pse tranzicioni postdiktatorial shqiptar qe kaq i gjatë dhe gjëndja e vendit kaq për t'u mëshiruar (jo vetëm në aspektin ekonomik). Por, për temën që trajton autori në këtë shkrim, pra modelin Nano vs Berisha, duke mbetur te MORALI, sa i përket Nanos, ky lë shumë për të dëshiruar pikërisht në raportin me Berishën. Ky i fundit e futi padrejtësisht në burg. Nuk them të hakmerrej siç mund të bënte cubi Saleh, por mund të vepronte ndryshe. Duke qenë 8 vjet kryeministër, nuk i përdori instrumentat ligjorë në fuqi, për ta ndëshkuar atë për faje të kryera. Sa për ilustrim, po përmend vetëm njërin, "grushtin e shtetit" 14 shtator 1998. Ja po i anashkalojmë dhe këto, por gjithmonë duke qëndruar tek morali Nano, nuk do t'i falet atij flirti me Berishën (ndoshta ky dhe nga pakti katovician), tashmë për ne një interes meskin, ta bënte ai një çikë President dhe 'nusen' e tij të re, Zonjë të Parë!! Ia premtoi dhe do ta mbante fjalën, por iu bë pengesë partia e tij. Nuk mjaftoi kjo, por nga inati i asaj, i mori 6 deputetë dhe votoi për president Topin e Berishës. Dhe qershia mbi tortë, ishte show në Pallatin e Brigadave dhe si dy miq shtrëngimin e duarve para kamerave sikur deri atëhere të mos kishte ndodhur asgjë. Ndaj do thoshja se, sa i përjet historisë 33 vjeçare të tranzicionit shqiptar, si Berisha dhe Nano, nuk do duhen marrë si shembuj, qofshin ato pozitive (për aq sa) apo negative, që për fatin e jeq të shqiptarëve janë shumë. Natyrisht nuk po vë shenjën e barazimit midis tyre, sepse Berisha është kampion i së keqes dhe përkundër Nanos, i cili u largua me 'nder', monstra "non grata", do të përjetojë për çfarë ka bërë, karmën e tij.
Sali Berisha eshte antishqiptari me i madh i te gjitha kohrave.Bemat e tij ndaj popullit shqiptar nuk kane te sosur.Ka vrare,ka prere,ka futur ne burg.Vetem gjate vitit famekeq 1997 ka veshur me te zeza mbi 4 000 Nena shqiptare duke vrare femijet e tyre.Dhe perseri edhe i vdekur Ai(Sali Berisha) ka per tu bere keq shqiptarve. Tregonin se ne nje fshat ishte nje bashkefshatar i tyre i cili kishte bere gjemen fshatit.Ne kohen kur po afrohej te vdiste u thote fshatareve te vete"per bemat qe kam bere ,ju nuk duhet te me varrosni,por me varni nje peme qe te me shohe gjithe fshati"Dhe fshataret keshtu bene,ai vdic dhe fshataret e varen ne peme.Nderkohe vijne policia dhe arrestojne ghithe fshatin pse e kishin varur ne peme.Pra edhe i vdekur u beri sherr fshatareve te tij.Edhe Sali Berisha kete po ben.Tre here ja ka pare sherrin Malesia e Gjakoves familjes se tij,por tre here do ja shohe sherrin populli shqiptar ketij krimineli.Dy here i ka kaluar vitit 1997 dhe 1998 pervec te tjerave Gerdec,21 Janar etj,po pret tja shohe edhe heren e trete tani.